HOXHA DHE PAPAGALLI

HOXHA DHE PAPAGALLI

0 1160

Një hoxhë i mësonte nxënësit e tij “Akide-Besim” dhe ua mësonte atyre fjalën La ilahe ilallah dhe ua komentonte.
Një ditë prej ditëve njëri nga nxënësit ia solli dhuratë hoxhës një papagall sepse ai ishte i dhënë pas ruajtjes së maceve dhe zogjve.
Një ditë prej ditëve hoxha filloi ta duaj papagallin dhe njëherit ta marrë me vete në mësimet e tij, derisa papagalli mësoi shqiptimin e fjalës La ilahe ilallah, dhe papagalli e përsëriste shehadetin-dëshminë, ditë e natë.
Një ditë kur erdhën nxënësit tek hoxha, e gjetën atë duke qarë, dhe kur e pyetën pse po qanë? u përgjigj: macja e ka mbytur papagallin.
Nxënësit i thanë: a për këtë po qanë?! Nëse dëshiron do ta sjellim një tjetër në vend të tij, edhe më të mirë se ai; ndërsa hoxha ia ktheu: Nuk po qaj për këtë, por kur macja e sulmoi papagallin filloi të bërtas dhe të lëshojë zë tjetër derisa ngordhi, edhe pse ishte nga ata që shumë shpesh e thoshte fjalën “La ila ilallah”.
Kur e sulmoi macja, harroi shehadetin dhe filloi të bërtas, sepse ai e thoshte vetëm me gjuhën e tij, ndërsa zemra e tij nuk e ndjente e as nuk e dinte.
Pastaj hoxha tha: Frikohem se mos jemi sikurse ky (papagalli), e kalojmë jetën duke e përsëritur shehadetin me gjuhët tona, e kur na vjen vdekja e harrojmë sepse zemrat tona nuk e kanë njohur mirë.
Nxënësit filluan të qajnë nga frika e mos sinqeritetit në fjalën “La ilahe ilallah”.
Ne, a e kemi mësuar fjalën “La ilahe ilallah” si duhet, a i kemi mësuar kushtet, detyra dhe kuptimet e saja?
O Allah na forco me fjalën “La ilahe ilallah” në këtë botë dhe botën tjetër.

Përktheu: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 594