الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله, الله أكبر الله أكبر ولله الحمد
Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.
O ju njerëz! Ju porosis të jeni të dëvotshëm, devotshmëria është një fjalë gjithpërfshirëse e të gjitha mirësive, që përjashton çdo gjë të ligë, është fjalë me të cilën Allahu porositi gjithë njerëzimin: “Ne i kemi porositur ata, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe (por edhe) juve: “Druajuni Allahut!”. Nisa, 131.
Devotshmëria është virtyt i evlijave të Allahut: “A! Me të vëtetë, pë të dashurit e Perëndisë nuk ka frikë as pikëllim, për ata që besojnë dhe që i druajnë Perëndisë”. Junus, 62-63.
Ky virtyt është shpëtues prej dënimit të Allahut: “Pastaj do t’i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë, e do t’i lëmë zullumqarët në të – të gjunjëzuar”. Merjem, 72.
Është fjalë poqëse ngulitet në zemrën e njeriut, të shpien në çdo mirësi, e të pengon nga çdo e keqe, fjalë që duhet shoqëruar njeriun në çdo kohë e çdo vend, në hadith thuhet: “Ki firkë Allahu kudo që të jesh”.
O umeti islam! Të kemi dro Allahun në urdhërat me të cilat na drejtohet Ai, t’i respektojmë e t’i vëmë në veprim: “atë që ua jep Profeti (si shpërblim), atë merreni, e atë çka ua ndalon, lënie”.Hashr, 7.
Të kemi dro Allahu në gjërat që na i ndalon: “Le të druajnë ata që i kundërshtojnë urdhërit të tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm”. Nur, 63.
Kini frikë Allahun në premtimet e Tija, shpresoni atë që Ai posedon, jeni të bindshëm në premtimet e Tija, dhe se veprat e mira të juajat nuk u shkojnë bosh.
Kini frikë Allahu në qortimet e Tija, në dënimin e ndëshkimin e Tij: “I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhëmbshëm dhe i ashpër”. Hud, 102.
Kini frikë Allahun në agjërimin tuaj, kini frikë Allahun edhë në ditët kur nuk agjëroni, kini frikë Allahun në vetmi, e në opinion.
الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله, الله أكبر الله أكبر ولله الحمد
Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.
O umeti islam! Sot kanë bajram gjithë muslimanët dhe janë të gëzuar me festën e tyre, dhe me të drejtë e kanë, pasi që gëzohen për plotësimin e një muaji agjërim si nënshtrim ndaj urdhërit të Zotit, dhe ata kanë edhe një gëzim tjetër, mbi këtë gëzim të madh, ditën kur do të takojnë Allahun, në një hadith të vërtetë thuhet: “Agjëruesi i ka dy gëzime, një gëzim në ditën e bajramit dhe gëzimin tjetër kur të takon Allahun”.
O umeti islam! Të falënderojmë Allahun për këtë fe të pastër, në të cilën na ka udhëzuar, ecim në këtë fe ashtu siç Allahu na e ka ligjësuar, ditëm e mbrëmë agjëruam, e me urdhërin e Tij sot nuk agjërojmë, kështu duhet të pranojmë ligjin e Allahut.
Në këto ditë shfaqet tek muslimanët përmendja e Allahut, madhërimi dhe falënderimi ndaj Tij: “për të plotësuar numrin e ditëve të agjërimit (në një kohë tjetër), dhe për këto (lehtësi) duhet të madhëroni Allahun, që u ka drejtuar në rrugë të drejtë e të bëheni falenderues ndaj Tij”. Bekare, 185.
الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله, الله أكبر الله أكبر ولله الحمد
Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.
O umeti islam! Festat islame janë festa të veçanta nga të gjitha festat tjera të njerëzimit, nuk janë festa për lindjen apo vdekjen e ndokujt, e as për një ndodhi, por janë festa për plotësimin e agjërmit dhe namazeve, festë për plotësimin e ritualeve të haxhit, festa të ndërlidhura ngushtë për fenë tonë, nuk janë gëzime të pakuptimta, por festa fetare për të cilat shpërblehet njeriu.
Në këto festa, ripërtrihen vizitat, lidhjet farefisnore, përforciohen lidhjet e dashurisë ndërvëllazërore, vizitohen të sëmurit, të mundohemi për largimin e brengave, lehtësimin e gjërave, largimin e pikëllimeve, që dita e bajramit të jetë ditë gëzimi për të gjithë.
O umeti islam! Festat tona nuk janë festa që ty ta bëjnë të lirohesh nga rregullat, e kufijtë e fesë, gëzimet tona nuk janë që t’iu qasemi me duar e me gjuhë harameve, e të kryejmë haramet e Allahut, qoftë kontakti me gjininë e kundërt, apo muzikë, apo ndonjë punë të ligë. Muslimani është me zemër të pastër, me shpirt dhe sjellje shembullore.
الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله, الله أكبر الله أكبر ولله الحمد
Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.
O umeti islam! Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin bi të, përgëzues dhe qortues, i cili kreu amanetin e tij, këshilloi këtë umet, dh eluftoi në rrugë të Allahut, ashtu siç i takon deri në momentin e vdekjes…ai bëri durim ndaj çdo vështirësie, bëri durim dhe këshillonte të tjerët për durim, emigroi e luftoi, jetoi si i huaj në mesin e njerëzve, islami ka filluar si jabanxhi, i dërguari dhe shokët e tij ishin jabanxhi, jabanxhi në kuptimin e fesë dhe besimit e jo të huaj në kuptimin e vendit, prejardhjes apo fisit.
Pasi që filloi dobësia në umetin islam, të gjithë armiqt e saj qofshin njerëz apo exhinë iu vërshuan, ndodhën grupacionet dhe u dobësua feja, e islami u kthye në i huaj përsëri.
Po! I huaj në besimin ndaj Allahut, në mesin e atyre që pretendojnë se janë ithtarë të islamit, por që janë shumë larg islamit, adhuruan dikë tjetër pos Allahut, madhëruan varret e të vdekurve, bënë tavaf rreth tyre, u zotuan e therrën kurban për to, luten me emrat e tyre gjatë vështirësive, kështu çrrënjosën besimin e pastër islam.
U kthye islami si i huaj, në adhurimet, namazi nuk falet, zeqati nuk jipet, ritualet e fesë nuk manifestohen, fatkeqësisht në mesin e atyre që thonë se jemi musliman.
U kthye islami si i huaj në raportet mes njerëzve, që nëse ti e përmend kamatën dhe se Allahu e ka ndaluar tregtinë me kamatë dhe se e konsideron këtë si luftë ndaj Tij: “E, nëse këtë nuk e bëni, ta dini se do të hapet luftë nga ana e Allahut dhe Pejgamberit të Tij”. Bekare 279.
Habiten, e thonë: Kamata është prej domosdoshmërive të kohës sonë, këmbyen tregtinë hallall me atë haram, këmbyen sinqeritetin, besnikqrinë e qartësinë me gënjështër, tradhti, e mashtrim.
U kthye islami si i huaj në mbrojtjen e nderit, në mesin e atyre që lejuan lakuriqsinë dhe luftuan mbulesën, thirrin për antivlera në emër të emancipimit, kundërshtuan natyrën e pastër në të cilën na krijoi Allahu.
U kthye islami si i huaj, kur erdhn urdhërat e tij, e që detyrojnë umetin të urdhërojnë në të mirë e të ndalojën nga e keqja, të urdhërojnë për çdo gjë që Allahu e dëshiron de të ndalojnë nga çdo gjë që Allahu e ndalon, sepse urdhërimi në të mirë dhe ndalimi na e keqja është boshti i sigurisë për këtë umet dhe një gardh i pathyeshëm për mbrojten e gjakut, pasurisë dhe nderit, e ata e mohojnë këtë, e shohin të kotën si të vërtetë e të vërtetën si të kotë: “E vallë, a është ai që iu kanë zbukuruar veprat e tij të këqia dhe i duken ato të mira (si ai që është i i udhëzuar në rrugë të drejtë)? Me të vërtetë, Perëndia e shpie në humbje kë të dojë, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë”. Fatir, 8
“Ata dëshirojnë ta fikin dritën e Perëndisë me gojën e tyre, kurse Perëndia don vetëm ta plotësojë dritën e vet, e madje, edhe sikur ta urrejnë mohuesit”. Teube, 32.
الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله, الله أكبر الله أكبر ولله الحمد
Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.
Hutbeja e dytë
O umeti islam! Ne sot jemi shumë të nevojshëm të bashkojmë reshtat, të unifikojmë fjalët kundër secilit që na e reikon fenë, sigurinë dhe mirësinë tonë, të bashkpunojmë në mbrojtjen e fesë dhe besimit.
Të falënderojmë Allahun për këtë dhunti, e të kemi kujdes prej shkaqeve që largojnë atë, se Allahu kur u dhuron mirësi një populli dëshiron prej tyre ta falënderojnë: “(Kujtoje) dhe kur Zoti juaj parashtroi: “Nëse bëheni mirënjohës, Unë, me siguri, do t’ju jap edhe më shumë; e nëe bëheni mohues, (do të dënoheni). Me të vërtetë, dënimi Im është i rëndë”. Ibrahim, 7.
Ta dijë çdo përgjegjës se Allahu do ta pyet për çdo gjë që ka nnë përgjegjësi “O besimtarë! Bëhuni ithtarë të së vërtetës, duke dëshmuar në emër të Perëndisë, ajo qoftë madje edhe kundër jush, ose kundër prindërve dhe të afërmëve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Perëndia është për ata, vlerësuesi më i drej”. Nisa, 135.
Përmbajuni ritualeve të fesë, faleni namazin, kujdesuni për të, sepse është kushti i dytë i fesë, është shtyllë e saj, kush e ruan këtë ritet tjera të fesë janë shumë më të lehta se kjo, jepeni zeqatin e pasurive, ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu, jeni të sinqertë në agjërim e na haxh, respektoni prindërit, mbani lidhjet farefisnore, jeni bamirës ndaj robërve të Allahut, largohuni prej mashtrimeve, dëshmive të rejshme, keni kujdes ndaj mëkateve, kërkoni ndihmën e Allahut në adhurimet e juaja, përcilleni muajin Ramazan me vepra të mira, kërkoni prej Allahut t’ua pranon veprat, e t’u shpërblen për to, Allahu nuk e humb shpërblimin e askujt që ka bërë një vepër të mirë.
Dërgoni salavate mbi njeriun më të mirë, Muhamed ibn Abdullah: “Me të vërtetë, Allahu e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”!”. Ahab, 56.
“O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, na do të jemi nga ata që janë të humbur”. Araf, 23
“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve; O Zoti ynë, Ti je, me të vërtetë, i mirë dhe mëshirues!”. Hashr, 10.
“Zoti ynë, epna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër! Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit”. Bekare, 201.
الله أكبر ألله أكبر الله أكبر , لا إله إلا الله, الله أكبر الله أكبر ولله الحمد
Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi, nuk ka zot tjetër pos Allahut, Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi dhe Atij i takon i gjithë falënderimi.
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com