HUTBEJA E PARË E MUAJIT RAMAZAN

HUTBEJA E PARË E MUAJIT RAMAZAN

0 2947

Allahu i Madhëruar ka thënë:

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْقَانِ ۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ ۖ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۗ يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ وَلِتُكْمِلُوا الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

“Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.“ Bekare: 185

Ky ajet na bën me dije se sa lidhshmëri të madhe kanë muaji i Ramazanit me Kuranin. Andaj në këtë muaj krahas agjërimit, duhet ta shtojmë leximin e Librit të Allahut – Kuranin famëlartë.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

)الصيام و القرآن يشفعان للعبد يوم القيامة يقول الصيام : أي رب إني منعته الطعام و الشهوات بالنهار فشفعني فيه يقول القرآن : رب منعته النوم بالليل فشفعني فيه فيشفعان (

“Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Kijametit. Agjërimi thotë: O Zot, unë e kam ndaluar nga ushqimi dhe ëndja gjatë ditës, andaj më bëj ndërmjetësues për të. Kurani thotë: O Zot, e kam ndaluar nga gjumi gjatë natës, andaj më bëj ndërmjetësuaes për të, e pastaj ndërmjetësojnë të dy.” tra. Ahmedi

Kur ka ardhur ky muaj, i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) i ka përgëzuar sahabët duke u thënë:

أَتَاكُمْ رَمَضَانُ شَهْرٌ مُبَارَكٌ فَرَضَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ عَلَيْكُمْ صِيَامَهُ , تُفْتَحُ فِيهِ أَبْوَابُ السَّمَاءِ , وَتُغْلَقُ فِيهِ أَبْوَابُ الْجَحِيمِ , وَتُغَلُّ فِيهِ مَرَدَةُ الشَّيَاطِينِ , لِلَّهِ فِيهِ لَيْلَةٌ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ,مَنْ حُرِمَ خَيْرَهَا فَقَدْ حُرِمَ “

“Ju ka ardhur Ramazani muaji i bekuar. Allahu i Madhëruar ua ka bërë obligim agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit dhe mbyllen dyert e xhehenemit, prangosen në të shejtanat e pandëgjueshëm. Në të Allahu e ka një natë që është më e vlefshme se sa një muaj. Kush privohet nga hajri i saj, ai me të vërtetë është privuar.” Albani ka vlerësuar “sahih ligajrihi” në (Sahih tergib (999)).

Vëlla i dashur, ndoshta agjërimi të duket i vështirë, por ndalu dhe mendo!

Allahu për ty që po agjëron, në këtë muaj i ka hapur dyert e xhenetit dhe i ka mbyllur dyert e xhehenemit, i ka prangosur shejtanat vetëm se ti më lehtë ti dalësh në fund këtij muaji me sukses.

Nëse ti e agjëron këtë muaj, ke gjasa të mëdha të regjistrohesh në regjistrin e banorëve të xhenetit.

Mirëpo, agjërimi nuk është të agjërojë vetëm barku nga pija dhe ushqimi. Agjërimi ka kuptim më të gjërë. Me të duhet ta kalitim edhe moralin tonë dhe të bëhemi më të mirë se çdo herë.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

(الصيام جنة و إذا كان أحدكم صائما فلا يرفث و لا يجهل و إن امرؤ قاتله أو شاتمه فليقل : إني صائم مرتين و الذي نفسي بيده لخلوف فم الصائم أطيب عند الله من ريح المسك ***** يترك طعامه و شرابه و شهوته من أجلي الصيام لي و أنا أجزي به و الحسنة بعشر أمثالها )

“Agjërimi është mbrojtje, andaj kur të jetë ndonjëri prej jush agjurueshëm, mos të flet fjalë vullgare dhe as mos të injorojë, e nëse ndonjë njeri e godet, apo e fyen, le të thotë: Unë jam agjërues – dy herë. Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, era gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se sa era e parfumit. ( Allahu thotë): E len ushqimin, pijen, epshet për shkak Mua. Agjërimi është për Mua dhe unë shpërblej për të, a vepra e mirë (shpërblehet) me dhjetë të tilla.” tra. Buhariu

Vëlla i ndëruar! Nderoje këtë muaj si mysafirin më të mirë, se vjen dhe shkon. Kujdesu për veten të jesh më shembullor që ta shfrytëzosh me adhurime dhe vepra të mira, e të jeshë nga të shpëtuarit.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

” لله عند كل فطر عتقاء “

“Allahu (gjatë muajit të Ramazanit) për çdo iftar ka të liruar” (dmth nga zjarri i xhehenemit)”. Albani e ka vlerësuar sahih.

Allahu thërret për në vendbanimin e paqës dhe e udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.

Hytbeja e dytë

E lusim Allahun e Madhëruar të na e bëjë të mundur ta përjetojmë Ramazanin, të agjërojmë dhe të falemi sinqerisht vetëm për Allahun, të jemi të zellshëm me adhurimet tona, e të japim kontributin maksimal.

E lusim Allahun e Madhëruar, të na i falë gjynahet, të na frymëzojë të bëjmë vepra të mira, të na udhëzojë në rrugën e drjetë.

E lusim Allahun e madhëruar, të sëmurët tanë ti shërojë, të burgosurit tanë ti lirojë, të gjithë neve të na mëshirojë dhe në rrugë të drejtë të na udhëzojë.

E lusim Allahun tu ndohmojë muslimanëve në çdo vend.

Ai është i Gjithëfuqishëm dhe ka mundësi të bëjë gjithçka, i pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i Gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.

Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.

Dhe falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!

përgatiti: Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM