22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

HYTBE: SHPËRNDARJA E FLETUSHKAVE

Falënderimi i takon Allahut të madhërishëm e përshëndetjet qofshin për të Dëguarin (alejhiselam) për familjen dhe shokët e tij, dhe për të gjithë ata që djekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër të dashur!

– Allahu i madhërishëm ka angazhuar melaqe për t’i regjistruar veprat tona në fletushka, e pastaj në ditën e gjykimit do të shfaqen, e secili prej nesh do t’i shoh dhe lexoj veprat e tij në këtë ditë madhështore.

– Allahu i madhërishëm thotë për melaqet që ato jan të angazhuara për shënimin e veprave tona:

{أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُم بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ}

“A mendojnë se Ne nuk i ndigjojm fshehtësitë dhe bisedën mes tyre?
Po, e dëgjomë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre e regjistrojn”
(Ez-Zuhruf/80)

– Ato quhen melaqe të ndershme dhe shënojn çdo gjë, saqë edhe çdo fjalë që themi:

{وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَافِظِينَ}
“Ndonese mbi ju ka rojtarë”

{كِرَامًا كَاتِبِينَ}
“Shënues të nderuar”

{يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ}
“Që din gjithçka që bëni”
(El-Infitar/10,11,12)

Po ashtu Allahu i madhërishëm thotë:

{مَّا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ}
“Për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikqyrës të gatshëm” (Kaf/18)

– Njeriu do t’i shoh veprat e tij në atë ditë dhe do të mahnitet nga ky libër, ngase ishin të shënuara veprat e vogla dhe të mëdhatë:

{وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَٰذَا الْكِتَابِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا}

“Dhe libri (i veprave) do ti vihet përpara, e do ti shohësh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?” dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme, e Zoti yt nuk i bën padrejtsi askujt” (El-Kehf/49)

– Këto regjistra do të shpërdahen tek njerëzit ditën e gjykimit dhe secili do ta lexojë librin e tij:

{وَإِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ}
“Dhe kur fletushkat të shpërdahen” (Et-Tekvir/10)

Po ashtu Allahu i madhërishëm thotë:

{وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَائِرَهُ فِي عُنُقِهِ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا}
“Çdo njeriu ia kemi varur në qafë veprat e tij, në ditën e gjykimit, Ne do t’ia prezentojmë atij libër të hapur”

{اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا}
“Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”
(El-Isrâ/13,14)

– Në këtë ditë njerzit do të ndahen në dy grupe;
1.Ata që do ta marrin librin me dorën e djathtë dhe të shpëtuarit, Allahu na bëftë prej tyre
dhe
2.Ata që do ta marrin librin me dorën e majtë ose nga mbrapa, të humburit

Allahu i madhërishëm na tregon për këtë ndarje tek surja El-Hakkah prej ajetit 19 deri tek ajeti 31 dhe thotë:

{فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ فَيَقُولُ هَاؤُمُ اقْرَءُوا كِتَابِيَهْ}
“Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librin tim!”

{إِنِّي ظَنَنتُ أَنِّي مُلَاقٍ حِسَابِيَهْ}
“Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time”

{فَهُوَ فِي عِيشَةٍ رَّاضِيَةٍ}
“Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme”

{فِي جَنَّةٍ عَالِيَةٍ}
“Në një Xhennet të lartë”

{قُطُوفُهَا دَانِيَةٌ}
“Pemët e tij i ka krejt afër”

{كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا أَسْلَفْتُمْ فِي الْأَيَّامِ الْخَالِيَةِ}
“(E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë”

{وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ}
“Ndërkaq, kujt i jepet libri nga e majta, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im”

{وَلَمْ أَدْرِ مَا حِسَابِيَهْ}
“Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime”

{يَا لَيْتَهَا كَانَتِ الْقَاضِيَةَ}
“Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua”

{مَا أَغْنَىٰ عَنِّي مَالِيَهْ}
“Pasuria ime nuk më bëri fare dobi”

{هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ}
“Më la fuqia ime”

{خُذُوهُ فَغُلُّوهُ}
“U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat”

{ثُمَّ الْجَحِيمَ صَلُّوهُ}
“Pastaj atë shtinie në Xhehenem”
(El-Hakkah/19-31)

Allahu na mundësoft që ta marrim librin tonë nga e djathta, e mos na bëftë prej atyre që do ta marrin librin e tyre nga e majta, Amin.

Hoxhë Vedat Skenderi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...