Pyetja ime: Unë para dy vitesh jam penduar tek Allahu, dhe prej lutjeve të mia ishte: O Allah më fal mua, më prano pendimin, dhe mos më furnizo me pasuri e as me pasardhës! E kisha për qëllim këtë në këmbim të faljes. Tani, pasi që kam problem në lindjen e një fëmije, duke shtuar kësaj se jam i papunë, gjithherë mendohem se kjo është si shkak i lutjeve të mia, për këtë pyes: A është e saktë kjo që unë e mendoj? Apo ky lloj i lutjeve nuk lejohet?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.
Dije se, Allahu i Madhëruar furnizon çdo njeri, besimtarë qoftë apo jobesimtarë, pa llogari dhe pa këmbim, dhe kjo nuk pakon asgjë nga sundimi i Tij.
I dhuron kujt të dojë djem e vajza, pa këmbim.
I fal kujt të dojë, ia pranon pendimin qoftë edhe nëse është prej kriminelëve më të mëdhenj.
Ia fal atij që i kërkon Atij falje, qoftë edhe nëse është mëkatari më i njollosur.
Nuk e privon askënd nga risku apo nga fëmijët në këmbim të faljes, i Lartësuar qoftë Allahu nga kjo gjë.
Dëgjo, këtë hadith fisnik, nga i cili dridhen zemrat e besimtarëve:
E transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Dherri, e ky nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i cili i ka përcjellë fjalët e Zotit dhe Krijuesit të tij, të Fuqishmit dhe të Madhërishmit, i cili ka thënë:
“O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri tjetrit!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin “nga Unë dhe Unë do t’ju udhëzoj!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t’ju ushqej, dhe Unë do t’ju ushqej!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshje nga Unë dhe Unë do t’ju vesh!
O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t’ju fal!
O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta “bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të “prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t’i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit!
O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t’ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askënd pos vetveten e tij!.”
Atëherë, themi se, të mendosh se Allahu i Madhëruar i përgjigjet robit, apo t’ia fal mëkatet në këmbim të privimit nga risku, apo fëmija, apo gjëra të ngjashme, është mendim i gabueshëm, fajsim, është mendim i keq për Allahun, dhe mosvlerësim si Ai meriton, nuk i takon muslimanit të mendon kështu, apo të lutet.
Për më tepër asaj që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka ndaluar që njeriu të lutet kundër vetes.
I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mos u lutni kundër vetes suaj, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, mos u lutni kundër pasurisë suaj, sepse ndodh që të takoni orën në të cilën kush i lutet Allahut, Ai i jep, e t`u pranohet lutja”. E transmeton Muslimi.
Njashtu ka thënë: “Mos u lutni për veten tuaj përveç se për hajr, ngase melaqet thonë “Amin”, të asaj që ju e thoni”.
Nga Enesi, radijallahu anhu, përcillet se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kishte vizituar një njeri prej muslimanëve i cili ishte venitur, e ishte bërë si një zogth, e i tha i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem: “A je lutur me diçka, apo kërkoje diçka? Tha: Po! Thoja: O Allah! Me çfarë do më dënosh në ahiret, përshpejtoje tani në këtë botë. E i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha: “Subhanallah! Nuk ke mundësi ta përballosh, pse të mos thuash: O Alllah! Na jep të mira në këtë botë, dhe në botën tjetër, dhe na mbro nga zjarri i xhehenemit.” E luti Allahun për të dhe Allahu e shëroi.” Transmeton Muslimi.
Për këtë, mund që gjendja në të cilën ti je tani, steriliteti dhe papunësia, të jetë rezultat i lutjes tënde. Allahu i di fshehtësirat, e nuk është gjë që Ai të ka përcaktuar ty.
Mirëpo, kjo nuk nënkupton se ti do privohesh nga risku, dhe fëmija gjatë tërë jetës, pra të fshehtën nuk e di askush pos Allahut të Madhëruar. Mirëpo, ndoshta Allahu të ka vështirsuar këtë çështje që të bën me dije se ke gabuar që ke vepruar ashtu, dhe të kuptosh se nuk ka furnizues tjetër pos Tij, dhe nuk jep djem e vajza pos Tij, i Lartësuar qoftë.
Detyrë e jotja tani është që të pendohesh tek Allahu, e të mos lutesh herave tjera në këtë mënyrë, e të shpeshtosh lutjet e mira, e të kërkosh prej Allahut që të të furnizon me pasuri e fëmi.
Dije se, Allahu dëshiron që robi të kërkon prej Tij, dhe hidhërohet ndaj atij që nuk kërkon. I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ai i cili nuk kërkon prej Allahut, (Ai) hidhërohet ndaj tij.” E transmeton tirmidhiu në “Sunen-in” e tij, Buhariu në “Edebul Mufred”, Sujutiu e vlerëson të mirë (hasen), dhe Shejh Albani në “Silsile Sahiha”.
Shpeshto istigfarin, se është shkak në shumimin e pasurisë dhe fëmijëve. Allahu thotë: “Dhe ju thashë: Kërkoni falje nga Perëndia i jua, sepse, me të vërtetë, Ai është falës, i madh Ai do t’ju dërgojë juve shi të bollshëm, dhe do t’ju ndihmojë me pasuri dhe me fëmijë, dhe për ju do të krijojë kopshtije dhe për ju do të krijojë lumenj..” Nuh 10,12.
E lusim Allahun që të jep furnizim, pasuri e pasardhës, e të fal dhe përmirëson gjendjen tënde.
Burimi: albislam.com / Islamqa.info
Përktheu: Shpend Zeneli