ISLAMI, DHUNTI E ALLAHUT PËR NJERËZIMIN

ISLAMI, DHUNTI E ALLAHUT PËR NJERËZIMIN

0 4075

Në emër të Allahut Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Falënderimi i takon vetëm Allahut, i Cili zbriti librin, sqarues i çdo gjëje, udhëzues për të devotshmit. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut, Sunduesit të vërtetë dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, i sinqerti besnik, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, familjen e tij, shokët e tij, dhe gjithë ata që ndjekin rrugën e tij.

Dhuntia e islamit, është prej dhuntive më të larta, më madhështore, që myslimani duhet ta falënderon Allahun natë e dit për këtë dhunti, e mirësi të madhe, që e ka bërë prej ithtarëve të tevhidit të pastër dhe fesë së vërtetë, ai çdoherë duhet qenë falënderues për dhuntinë e islamit, pasi kjo fe ka veçoritë dhe vlerat e saja prej tyre:

-Islami është fe, me të cilën Allahu i Madhëruar është i kënaqur, si fe për robërit e Tij:

Allahu thotë: “Feja e vetme e vërtetë te Allahu është islami”. Ali Imran 19. Dhe ka thënë: “E ai që kërkon tjetër fe përveç islamit, nuk do t’i pranohet, dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”. Ali Imran 85.

Amar ibn Ebi Amar transmeton se ibn Abasi e ka lexuar këtë ajet: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. Maide 3. Afër tij ishte një çifut, që i tha ibn Abasit: “Po të na zbrite neve ky ajet atë ditë do ta bënim festë”. E ibn Abasi i tha: “Ky ajet ka zbrit në ditën e dy festave, ditën e xhuma dhe ditën e Arafatit”.[1]

Pra, Allahu i Madhëruar zgjodhi për robërit e Tij këtë fe madhështore, të fundit, Ai i Lartësuari nuk është në pajtim për robërit e Tij, vetëm për atë gjë që ka mirësi të plota dhe dobi për ta.

-Islami është fe e gjenealogjisë së njeriut:

Allahu thotë: “(Kujtoje) kur Zoti yt – nga kurrizi i bijve të Ademit nxori pasardhësit e tyre dhe ata i bëri dëshmitar (të vërtetës) kundër vetes. (Iu tha atyre): “A nuk jam Unë Zoti juaj” Ata thanë: “Po, me të vërtetë”. Na ju kemi bërë dëshmitar që të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Na për këtë nuk kemi qenë të informuar”.Araf 172.

Ibn Kethiri ka thënë: “Allahu na tregon se ka nxjerrë pasardhësit e Ademit nga boshti kurrizor, që dëshmojnë për veten se Allahu është Zoti dhe Sunduesi i tyre, se nuk ka zot tjetër pos Tij, ashtu Allahu i ka krijuar me të”.

Allahu thotë: “Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, krijimtarinë e Allahut, sipas të cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim në krijimtarinë e Allahu. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë” Rum 30.

Ebu Seleme ibn Abdurrahman transmeton se Ebu Hurejra, radijalahu anhu, ka thënë: I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo foshnje lindet në fitrah (natyrën e pastër), më pas prindërit e bëjnë të çifutë, krishterë apo zjarrputist”. Buhariu dhe Muslimi.

Tregimi për pranimin e islamit të Tufejl ibn Amr Deusi, dëshmon se islami është fe e natyrës së pastër. Tufejli ishte prej fisit Deus Zehran, prej prijësve të fisit, kishte dëgjuar për të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, në Meke. Hipi mbi devenë e tij, mori furnizim, i veshi rrobat për udhëtim. Tufejli ishte poet i mirë, orator i madh, e njihte gjuhën e pastër nga ajo e dobët. Arriti në Meke, mirëpo propagandat e paraformuara kundër të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, po organizoheshin nga paganët që ta deformojnë famën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, me fjalë të sëmura, e shprehje të hidhura. Hyri në Meke, e i takoi jobesimtarët nga Kurejshët, të cilët i thanë: Ku je nisur o Tufejl? Tha: Dua të shkoj deri tek ky person i cili e pretendon veten se është i Dërguar! I thanë: Çfarë dëshiron diçka tjetër? Tha: Dëshiroj të dëgjoj atë që flet, nëse është e vërtetë do ta pasoj, e nëse është e pavërtetë e braktis. I thanë: Kujdes prej tij, ai është magjistar, poet, falltar, i çmendur, po ta tërheqim vërejtjen të mos dëgjosh fjalët e tija. Tufejli tha: Betohem në Allahun, nuk u ndalën duke më frikuar, saqë mora pambuk, e vendosa në veshët e mi. Mirëpo, e vërteta është më e fortë se pambuku, dhe Kurani depërton nëpër pambuk e deri në zemër. Tha: Një ditë hyra në xhami (mesxhidul Haram), pambukun e kisha në veshët, nuk dëgjoja asgjë. Por, Allahu aze ve xhel deshi që tija hap veshët, ngase disa njerëz kanë veshë, sy dhe zemër, mirëpo, i kanë ashtu siç ka thënë Allahu: “Na kemi krijuar, me të vërtetë, shumë xhind dhe njerëz për xhehenem: ata kanë zemra (mend) me të cilat nuk kuptojnë, kanë sy me të cilët nuk shohin, kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. Ata janë si shtazë, madje, edhe më të zi. Ata janë të pakujdesshëm”. Araf 179.

Shkoi dhe e pa fytyrën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, dhe tha: “Kur e pashë fytyrën e tij, e dija se fytyra e tij nuk është fytyrë e gënjeshtarit”. Pra fytyrën e gënjeshtarit njeriu e njeh, fytyrën e mashtruesit e njeh, fytyrën e lënësit të namazit e njeh, njashtu fytyrën e namaz falësit dhe të sinqertit e njeh, më i sinqerti prej tyre dhe njeriu më i mirë  është Muhamedi, salallahu alejhi ue selem.

Tufejli tha: “Vërejta të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, duke lexuar, mirëpo, nuk dëgjoja se në veshët e mi kisha pambuk, i thashë vetes: Për tu habitur me mua, unë jam një poet i madh, i njoh fjalët e pastra nga ato të këqija, pse të mos e nxjerr pambukun, që nëse dëgjoj fjalë të mirë, e pranoj, përndryshe e lë? E nxori pambukun. Ky ishte hapi i parë. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, filloi të lexoj ajete nga Kurani, kur dëgjoi fjalët e tij, e prekën në zemër, a ka mundësi që jobesimtari, nëse ka mund të dëgjon “Ta ha, Na, nuk ta kemi shpallur ty Kuranin për të munduar, por, që të jetë këshillë për atë që druan”. Taha 1-3. E të mos beson? Kush mundet të dëgjon “Kaf. Pasha Kuranin e madhërueshëm, Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme” Kaf 1-2. E të mos pranon islamin?

Tha: “Kur dëgjova këto fjalë, eca para, e i thashë: Mirëmëngjesi, o vëlla arab”. Kjo ishte një përshëndetje e kohës së injorancës, që është e anuluar nga Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, andaj nuk pranohet. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Allahu më ka zëvendësuar një përshëndetje më të mirë se e jotja” Tha: Cila është ajo? Tha: Es selamu alejkum ve rahmetullah. Sa fjalë e bukur! I tha: Es Selamu alejkum. E ia ktheu. E pyeti: Kush je ti? Tha: Unë jam i Dërguari i Allahut. Tha: Kush të dërgoi? Tha: Allahu. Tufejli e pyeti: Në çka thërret? I tregoi dhe  lexoi diç nga Kurani. Tha: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut, pastaj i tha: O i Dërguar i Allahut, unë jam nga fisi Devs (ishte prijësi i këtij fisi), i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e urdhëroi të kthehet tek ata si thirrës, kur arriti tek ata, i thërriti në fe, por ata mohuan, e refuzuan, ishte e përhapur tek ata imoraliteti, erdhi herën e dytë tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e i tha: “O i Dërguar i Allahut, tek fisi Devs është përhapur zinaja, kanë mohuar Allahun, lute Allahun kundër tyre, o i Dërguari i Allahut. Që ti dënon e ti shkatërrojë, ti bën copa të ndara”. Por, Muhamedi, salallahua lejhi ue selem, ashtu si tha Allahu për të: “Ti je me një moral të lartë”. Kalem 4.

Në saje të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed!) – e sikur të ishe i ashpër dhe vrazhdë, ata do të largoheshin prej teje”. Ali Imran 159.

Nga gjiri juaj u erdhi një pejgamber. Atij i vjen rëndë për mëkatet që bëni ju, por ai përpiqet që ju të shkoni rrugës së drejtë, dhe ndaj besimtarëve është i butë dhe mëshirues”. Teube 128.

Ngriti duart të bën lutje për ta, e Tufejli mendoi se do bën lutje kundër tyre, e tha: U shkatërrua fisi Devs. Atëherë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “O Allah udhëzo fisin Devs, o Allah udhëzo fisin Devs, o Allah udhëzo fisin Devs”. Pastaj tha: O Tufejl, shko te fisi Devs, thirri ata në islam, kush të është bashkangjitur luftoi ata që mohuan, shkoi, e kërkoi nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, që ti japë një shenjë, ai u lut për të, e iu bë në mes syve të tij një dritë që do ti ndriçonte natën.

Tha: “O i Dërguar i Allahut, kam frikë se do më thonë, i sëmurë, lute Allahu që të ma ndryshon këtë dritë”, e Allahu e shndërroi në shkop, që kur e ngrite shkopin bënte dritë gjithë malet e Zehranit. Kur arrit tek ata, ishin të përgatitur nga lutja e të Dërguarit, salallahu alehi ue selem, ju tha: “Ju thërras të dëshmoni se nuk ka zot tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij”, pastaj ua tregoi shenjën. Pranuan islamin që të gjithë dhe hynë në fenë islame grupe grupe, i Lartësuar është Allahu që udhëzon, Allahu qoftë i kënaqur me të. Vazhdoi Tufejli duke thirrur, luftuar, e kishte shitur veten e tij për Allahun, deri sa u vra në betejën e Jemames si shehid.

-Islami është fe e besimit të pastër:

Islami është fe e besimit të pastër në Allahun, Zotin e botëve, Allahu thotë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” Ihlas 1-4. Dhe ka thënë, me fjalë të drejtuara të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: “Me të vërtetë, të është shpallur ty edhe atyre (pejgamberëve) që kanë qenë para teje: “Nëse i përshkruan Perëndisë shok, me siguri do të të humbin punët tuaja dhe do të jesh ndër ata që janë shkatërruar”. (Mos adhuro idhujt), por adhuro vetëm Perëndinë dhe bëhu falënderues”. Zumer 65-66.

-Është fe e cila ngritët mbi besim, adhurim dhe moral.

Xhevahir i besimit është njëshmëria e pastër që nuk e njollosin mbeturinat e shirkut të qartë e të fshehur.

Xhevahir i adhurimit është sinqeriteti, pasimi dhe synimi i pastër.

Xhevahir i moralit është lidhja e fortë mes besimit dhe adhurimit, aq sa është besimi i shëndoshë dhe adhurimi i saktë edhe morali është i tillë.

Allahu thotë: “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë”. Araf 188.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai i cili bën ogure apo (kërkon) të bëj ogure, që qet fall apo kërkon t’i qitet fall, që bën magji, apo kërkon të bëjnë magji. Kush shkon tek falltari dhe i beson atë që flet ai, ka mohuar (gjithë atë) që i është zbritur Muhamedit, salallahu alejhi ue selem”.[2]

Nga Ebu Abas Abdullah ibn Abasi, radijallahu anhuma, transmetohet se ka thënë: “Një ditë kam qenë pas të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, dhe më tha: “O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë: Kije ndërmend Allahun, Allahu do të ruajë ty. Kije ndërmend Allahun, Allahun do ta gjesh para teje. Kur të kërkosh, kërko prej Allahut. Nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut. Dije, sikur gjithw njerëzit të tubohen që të të ndihmojnë në diç, nuk do të të ndihmonin, përveç atë çka të ka caktuar Allahu. E nëse do të tuboheshin që në diç të të bëjnë dëm, nuk do të të dëmtonin, përveç në atë çka Allahu tash më të ka caktuar. Janë ngritur lartë lapsat dhe janë tharë faqet (d.m.th., çdo gjë është caktuar dhe mbaruar).”[3]

Tevhidi i pastër është shkak për lumturinë  dhe shpëtimin e myslimanit në këtë botë dhe botën tjetër.

-Është fe e dijes dhe njohurive:

Pasi që fjala e parë e Allahut që iu zbrit të Dërguarit Muhamed, salallahu alejhi ue selem, ishte: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte”. Alek 1-5.

Është argument i qartë se islami është fe e dijes, sikur që u përsërit fjala dituri në Kuran 765 herë, dhe i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kërkimin e dijes e bëri rrugë për të hyrë në xhenet, ka thënë: “Kush merr një rrugë për të marrë dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në xhenet, dhe se melaqet i lëshojnë flatrat e tyre të kënaqur me kërkuesin e dijes, për kërkuesin e dijes kërkon falje çdo gjë që ka në qiell dhe në tokë, edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit mbi adhuruesin është sikur vlera e hënë para yjeve tjera, me të vërtetë dijetarët janë trashëguesit e pejgambereve, dhe me të vërtetë pejgamberët nuk lanë për trashëgim as dinar e as dirhem por lanë dijen, e kush ka marrë, ka marrë një hise të madhe”.[4]

Allahu i Madhëruar duke sqaruar vlerën e diturisë dhe nderimin e dijetarëve thotë: “Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri”. Muxhadele 11.

Atëherë kur muslimanët u morën me dituri, udhëhoqën popuj dhe iu nënshtrua atyre çdo gjë.

-Është fe e drejtësisë, barazisë mes njerëzve:

Islami është fe e drejtësisë absolute, ajo drejtësi e cila nuk bën dallim mes gjykatësit dhe të akuzuarit, apo mes atij që është me pozitë dhe atij njeriu të thjeshtë, mes të fortit dhe të dobëtit. Që të gjithë para gjykatës islame janë të njëjtë. Allahu thotë: “Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën”. Nahl 90.

Dhe thotë: “Perëndia ju urdhëron që detyrat e besueshme t’ua besoni atyre që janë të denjë për to dhe kur të gjykoni në mes njerëzve – gjykoni drejt; Perëndia, në të vërtetë, ju këshillon mrekullueshëm. E, Perëndia me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!”. Nisa 58.

Aisheja, radijallahu anha, rrëfen se Kurejshët ishin të shqetësuar për gruan nga fisi Mehzum e cila kishte vjedhë. E thanë: “Kush ndërmjetëson te i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem? Thanë: “E kush ka guxim për këtë pos Usames, dashamiri i të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem”. E Usameja foli me të, atëherë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: “A po ndërmjetëson për një ligj prej ligjeve të Allahut?” Më pas u ngrit dhe mbajti një fjalim, e tha: “O ju njerëz, me të vërtetë janë shkatërruar ata që ishin para jush, ngase kur vidhte njeriu i ngritur, e lënin, e nëse vidhte i dobëti, miratonin sanksionin, betohem në Allahun, në qoftë se Fatimja, bija e Muhamedit do të vidhte, do ti preja dorën”.[5]

Është fe barazisë mes gjithë njerëzve, Allahu thotë: “O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Perëndia është ai që i druan më së shumti Atij”. Huxhurat 13

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Njerëzit janë bijtë e Ademit, e Ademi prej dheut”.

-Është fe e tolerancës dhe jo e imponimit:

Allahu thotë: “S’ka detyrim në fe, sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra!”. Bekare 256. Dhe thotë: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Kehf 29.

Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush i bën padrejtë një njeriu të garantuar, apo mangëson nga e drejta e tij, apo e ngarkon me diç që nuk mund të bartë, apo merr prej tij me pa të drejtë, unë do ta mbroj atë ditën e Kiametit”. Ebu Davud 3052.

Muslimanit i kërkohet të thërret njerëzit në islam, fenë e vërtetë, ndërsa udhëzimi është në duar të Allahut, Allahu thotë: “Sikur të donte Zoti yt, do të besonin të gjitha ata – që gjenden në tokë. E, përse atëherë ti t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë!”. Junus 99.

Dhe i tha të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Ti (o Muhamed), me të vërtetë, nuk mund ta udhëzosh (në formë imponuese) në rrugën e drejtë, atë që dëshiron ti, – por Perëndia e udhëzon (në të gjitha normat). Ai, i di më së miri ata që janë të udhëzuar”. Kasas 56.

-Është fe e lehtësimeve dhe largimit të vështirësive:

Allahu thotë: “Ai, ju ka zgjedhë dhe nuk ju ka bërë juve në fe kurrfarë vështirësie”. Haxh 78.

Nevas ibn Siman Ensari ka thënë: “Kam pyetur të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, për bamirësinë dhe mëkatin? E më tha: “Bamirësi është morali i mirë, ndërsa mëkat është ajo që të bredh në gjoks dhe urren që ta kuptojnë njerëzit”.[6]

-Është fe mesatare:

Islami është fe e mesatarisë në çdo gjë, Allahu thotë: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar përmbi ju”. Bekare 143.

Mesatarja e islamit është e përgjithshme përfshinë: mesatari në besim, i ngrit faktet dhe dëshmitë, mbi argumente bindëse e të qarta, që balancojnë mes teksteve dhe logjikës, larg fanatizmit, apo besimit në trillime e iluzione.

Është mesatare, mes atyre që besojnë vetëm me logjikë, bazuar në kuptim dhe mes atyre që mohojnë vlerën e logjikës dhe thërrasin në shpallje dhe imagjinatë, pra, islami ka qëndrim të shkëlqyer në lidhjen mes logjikës dhe shpalljes, ajo konsideron se mes tyre ka lidhje sikur shikimi me dritën, shikimi është i padobishëm kur mungon drita, ashtu siç edhe drita nuk është e shfrytëzueshme kur në ndriçimin e saj ecë i verbëri. Logjika është shikim, e shpallja dritë.

Sikur që është mesatare në ligjet e saja: secili që mediton në adhurimet islame dhe marrëdhëniet e saja, sheh se nuk shmanget nga qëndrimi mesatar, refuzon ekstremizmin që anon në llogari të dikujt tjetër.

Është mesatare në moral dhe sjellje: Është fe që urren stërmundimin (mundimin e tepërt), ekstremitetin në sjellje, nuk e dëshiron koprracinë dhe përbuzjen sikur që nuk e dëshiron vrullin dhe ngutjen, urren vrazhdësinë, ngurtësinë ashtu siç urren nënshtrimin para armiqve të islamit.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, tregon se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Feja është shumë e thjeshtë, prandaj, kushdo që e stërmundon veten në fenë e vet, nuk do të mundet ta vazhdojë në atë mënyrë, por mundohuni të jeni afër përsosurisë dhe gëzohuni për shpërblimin që do të keni, forcohuni duke kryer rregullisht faljen e namazit në mëngjes e pasdite dhe gjatë orëve të fundit të natës.”[7]

-Është fe e krenarisë dhe fuqisë:

Allahu thotë: “…ata, të cilët miqësohen me mohuesit, e jo me besimtarët! A thua te ata kërkojnë fuqi, kur, me të vërtetë e gjithë fuqia i përket vetëm Perëndisë”. Nisa 139.

Prej krenarisë është që myslimani të ketë personalitet të qartë dhe shembullor, të jetë i përgjithshëm dhe i shfaqur në mesin e njerëzve, larg fanatizmin dhe egoizmit “Mos tregoni ligësi dhe mos u pikëlloni! Se ju gjithsesi jeni më të lartë, nëse jeni besimtarë të vërtetë”. Ali Imran 139.

Allahu fjalën “Allahu Ekber” ka bërë që të përsëritet çdo ditë në ezanët e namazeve, pastaj e përsërisin muslimanët në namazet ë tyre çdo ditë, që ju jep të ndjejnë se madhërimi i takon vetëm Allahut, dhe se robërit duhet të kërkojnë krenarin prej Tij.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se një njeri erdhi te i Dërguari, sallahu alejhi ue selem, e i tha: “O i Dërguar i Allahut, nëse një njeri vije dhe dëshiron të më merr pasurinë.” Tha: “Mos ia jep pasurinë tënde.” Tha: “Po, nëse më lufton.” Tha: “Luftoje.” Tha: “Po, nëse ai më vret.” Tha: “Atëherë, ti je shehid.” Tha: “Nëse unë e vras.” Tha: “Atëherë ai është në zjarr”. E transmeton Muslimi 1/87.

Omer el Faruku, radijallahu anhu, i ka thënë Ebu Ubejde Amir ibn Xherah, radijallahu anhu, kur shkoi në Sham, që të merr çelësat e Kudsit prej patriarkut, kishte veshur një teshë me copa, i hipu mbi mushkë, nderoheshin me një djalë të tij, deshën që t’ia ndërrojnë teshat dhe kafshën e tij, tha: “Ne jemi një popull që na ka ngritur Allahu me islam, sado që kërkojmë krenari jashtë saj, Allahu na nënçmon”.

-Është fe e vlerave dhe virtyteve të larta:

Islami është fe që thërret në mësimet dhe principet e saja, në vlera dhe virtyte të larta, Ebu Hurejra, radijallahu anhu, ka thënë: I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Jam Dërguar që ti plotësoj virtytet më të larta”.[8]

Aisheja, radijallahu anha, ka thënë: “Kam dëgjuar të Dërguarin, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Besimtari arrin me moralin e tij të mirë gradën e agjëruesin dhe namaz falësit”. Ahmedi 6/64.

Prej lutjeve të tija ishte: “O Allahu im, më zbukurove fizionominë, pra më zbukuro njashtu moralin tim”.

Muslimani kur ju bën mirë njerëzve, apo largohet nga dëmtimi i tyre, nuk kërkon kompensim për këtë bamirësi, por, e bën për ta kërkuar kënaqësinë e Zotit të Tij, Allahu thotë: “Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim”. Insan 9.

Morali në islam tejkalon kufijtë e kohës dhe vendit, bile tejkalon prej njeriut tek tjerët prej krijesave. Shedad ibn Evs ka thënë: “Dy gjëra kam mësuar nga i Dërguari i Allahut, salallah ualejhi ue selem,: “Allahu ka obliguar bamirësi në çdo gjë, kur të vritni, vritni me mirësi, kur të therni, therni me mirësi, mprihni thikat që tija lehtësoni kafshës suaj”.[9]

Falënderimi i takon vetëm Allahut për dhuntinë e islamit, falënderim që përcillet me kuptim të thelë të principeve islame dhe ligjeve të përhershme, si dhe praktikim të atyre mësimeve dhe ligjeve. Që të bëhet realitet dhe moral i dukshëm.

Dr. Bedr Abdulhamid Humejse

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

_______________

[1] E ka shënuar Taberani rahimehullah në librin e tij “Muxhemul Kebir” 12/185, hadithi me numër 12835. Dhe Albani rahimehullah në “Mishket Mesabih” 1/306.

[2] E ka shënuar Bezari në “Musned” faqe 169, Taberani në “Evsat” 4/393, Albani në “Silsile Sahihah” 6/310.

[3] E transmeton Ahmedi 1/293, Tirmidhiu, hadithi është i vërtetë

[4] E transmeton Ahmedi 5/196, Darimiu 342 dhe ibn Maxhe 223.

[5] E transmeton Ahmedi 6/41, Buhariu 4/213 dhe 5/29 dhe Muslimi 4/114.

[6] E transmeton Ahmedi 4/182 (17781), Buhariu në librin e tij “Edeb Mufred” 295 dhe 302 dhe Muslimi 8/6 (6608).

[7] E transmeton Buhariu 39 dhe Nesaiu 8/121.

[8] E transmeton Ahmedi 2/381 (8939) dhe Buhariu në librin e tij  “Edeb Mufred” 273.

[9] E transmeton Ahmedi 4/123 (17242) dhe Muslimi 2/76 (5096)

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577