ISLAMI FE E NATYRSHMËRISË NJERËZORE

ISLAMI FE E NATYRSHMËRISË NJERËZORE

0 1643

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo foshnjë lind në natyrshmërinë (fenë e Allahut), më pas prindërit e bëjën çifut, të krishterë apo zjarrputist, njejtë sikur që kafsha lind kafshën pa të meta, e vëreni se është me vesh të këputur.”1

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, më pas tha: “Poqëse dëshironi lexoni ajetin: “krijimtarinë e Allahut, sipas të cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim në krijimtarinë e Allahut.” (Sureja Rum, 30).

Fjalë të panjohura

Fitrah: Është ngulitja e besimit për ekzistimin e Allahut dhe njohjen e njëshmërisë së Tij në zemër. Njashtu kanë thënë fitrah është: Gatishmëria dhe dispozicioni për të pranuar ftesën e besimit.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ky hadith flet për një çështje me rëndësi të madhe, e që është se në origjinë njeriu e ka besimin në Allahun e cila shprehet me fjalën ‘fitrah’, që në kuptimin etimologjik tregon se është një gjë e krijuar së bashku me njeriun dhe është vendosur në të, njejtë sikur që vendosen të gjitha gjymtyrët, dhe se njeriu del nga kjo natyrshmëri si pasojë e efekteve të jashtme, që nga edukimi, mjedisi ku ai jeton, e arsimimi jo i duhur. Gjendjen e njeriut kur ai lind në natyrshmëri të pastër i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, e ngjasoi me shembullin e një kafshe, e cila është e plotë në fizionominë e saj, pa të meta, pasi që të jetë rritur i prejnë asaj veshët, kështu e ndryshojnë formën në të cilën ajo ishte krijuar, njashtu devijimet që i ekspozohen njeriut në natyrshmërin e tij, si pasojë e një ndikimi të jashtëm. Poqëse të kishte caktuar Allahu që njeriu të jetonte i vetëm, e të edukohet i vetëm pa ndonjë ndikim të jashtëm, do të jetonte si një besimtar, njohës i Allahut.

Disa dobi akaidike të hadithit

  1. Oligimi i parë i njeriut është njëshmëria e Allahut, dhe atë se besimi në Allahun është shprehur me fjalën ‘fitrah’ e cila është përqendruar në shpirtin e njeriut, e çrregullimi që i ndodh njeriut është në të bërit shirk Allahut e marrjen për zot të tjerë pos Tij. Për këtë, gjëja e parë me çfarë duhet drejtuar atij që është në këtë gjendje është njëshmëria e Allahut dhe mohimi i politeizmit, ndërsa kush ka çrregullim në çështjen e ekzistimit të Allahut, apo të jetë një njeri ateist, gjëja e parë me çfarë duhet drejtuar atyre është argumentet e ekzistimit të Allahut.
  2. Natyrshmëria e pastër nuk mund të zhduket, por ajo mbulohet e fshehet me vepra të kufrit e të shirkut, pasi që të hiqen ato vepra e pasojat e tyre, kthehet njeriu në natyrshmërinë tij, dhe beson në Zotin.
  3. Të kapurit për fenë e vërtetë është domosdoshmëri njerëzore, nuk mundet që njeriu të jetë i shkujdesur e ta refuzon atë, apo ta fshijë nga lista e prioriteteve, dhe atë për shkak se është ngulitur thellë në zemrat e tyre kthimi tek Ai, që ta adhurojnë, ta madhërojnë, tek Ai të kërkojnë mbështetje për sprovat, belatë e fatkeqësitë që i godasin.
  4. Fëmijët e muslimanëve janë të shpëtuar ditën e Kiametit, që është një prej çështjeve të konfirmuara me konsensus, ndërsa, sa i takon fëmijëve të paganëve të cilët kanë vdekur para se të arrijnë bylykun, mendimi më i saktë është se ata vdesin në fitrah, para se ajo të ndryshohet. Imam ibn Haxheri për fëmijët e paganëve ka thënë: “Ata janë në xhenet.”

    Neveviu ka thënë: “Ky është mendimi më i saktë dhe i zgjedhur, të cilin mendim e kanë edhe shumë dijetarë, duke u mbështetur në fjalën e Allahut: “Na nuk dënojmë (askend) para se të dërgojmë pejgamber!” Isra, 15.

    Njashtu prej argumenteve është edhe hadithi i shënuar nga Buhariu transmetuar nga Semure ibn Xhundub, se i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, në hadithin e gjatë të ëndrës mes tjerash ka thënë: “Ndërsa personi me trup të gjatë i cili po qëndronte në kopsht, ai është Ibrahimi, alejhi selam, e fëmijët rreth tij janë fëmijët të lindur në fitrah. I thanë: O i dërguar i Allahut, e fëmijët e paganëve? I dërguari i Allahut, – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, tha: “Edhe fëmijët e paganëve.”

  5. Njohja e çështjes; shpëtimit të fëmijëve nga prindërit paganë në ahiret, nuk nënkupton se ata dallojnë në dispozita nga baballarët e tyre që edhe në dynja.

 

1. Transmeton Buhariu (2/94) hadithi me numër (1358). Dhe Muslimi (4/2047) hadithi numër (2658)

HADITHI I DYTË

DYZET HADITH RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM