7.8 C
Skopje
E martë, 29 Prill, 2025

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:”Me të vërtetë, studimi i jetës së Muhamedit ﷺ, për këdo që thellohet në të, e çon në domosdoshmërinë e besimit në të dhe dëshmon se ai është vërtetë i Dërguari i Allahut.

Sikur të mos kishte ndonjë mrekulli tjetër përveç jetës së tij, ajo do të mjaftonte;sepse ai, paqja qoftë mbi të, u rrit në një vend injorance, nuk lexonte e nuk shkruante, dhe nuk kishte dalë kurrë nga ato anë, përveç dy udhëtimeve:

-një herë në Sham si fëmijë me xhaxhain e tij, dhe u kthye,

-dhe herën tjetër, gjithashtu drejt fillimit të territorit të Shamit, por nuk qëndroi gjatë atje, dhe kurrë nuk i kishte braktisur njerëzit e tij (arabët).

Pastaj, Allahu ia nënshtroi tërë arabët atij, dhe megjithatë, mënyra e jetesës së tij nuk ndryshoi deri sa vdiq, duke lënë pas vetes një këmishë të hipotekuar për ca grushta elb për ushqimin e familjes së tij – dhe nuk ishte shumë.

Asnjëherë nuk kaloi një natë që të kishte në pronësi dinarë apo dirhemë.Hante çfarë gjente (thjeshtë), rregullonte sandalet me dorën e tij, arnonte rrobat e tij dhe preferonte të tjerët ndaj vetes.

Një prej shokëve më të mirë të tij, i cili ishte si një kështjellë për ushtrinë e muslimanëve, u vra midis armiqve të tij nga hebrenjtë,megjithatë, ai (Pejgamberi) nuk e përdori këtë si justifikim për t’u hakmarrë ndaj tyre,sepse Zoti i tij nuk ia lejoi këtë.

Ai nuk derdhi gjak, as nuk rrëmbeu pasuritë e tyre për shkak të kësaj ngjarjeje.Përkundrazi, pagoi dëmshpërblimin nga pasuria e vet prej njëqind deveve,edhe pse në atë kohë kishte nevojë për një deve të vetme për të fuqizuar veten.

Ky është një veprim që asnjë mbret i mbretërve të tokës, e as njerëzit e pasur të dynjasë, nuk do ta bënin në asnjë mënyrë.Kjo nuk është as politika dhe as pasioni i njerëzve të zakonshëm.

Pra, është bërë plotësisht e qartë, pa asnjë dyshim, se ai ndiqte vetëm atë që e urdhëronte Zoti i tij i Lartësuar,qoftë edhe nëse kjo i sillte dëm të madh në dynja ose jo.Dhe kjo është një çudi e madhe për këdo që e mediton.

Ai nuk la trashëgimi për bijën e tij, për gratë e tij dhe për xhaxhain e tij as edhe një qindarkë, ndonëse ata ishin njerëzit më të dashur për të dhe më të bindur ndaj tij.

Këto janë çështje që, për këdo që thellohet në to me meditim, janë të mjaftueshme dhe të bindshme për të kuptuar se ai ka vepruar vetëm sipas urdhrit të Allahut të Lartësuar, dhe jo sipas politikës apo pasioneve personale.

Kështu, është më se e qartë, falë Allahut të Madhëruar, se pejgamberia e Muhamedit ﷺ është e vërtetë, dhe se sheriati që ai solli është i dëshmuar me argumente të prera se është e vërteta që nuk ka të vërtetë tjetër veç saj, dhe se është feja e Allahut, për të cilën Allahu nuk ka fe tjetër në gjithë botën veç saj.”

(El-Fisal, Ibn Hazm, 2/548-549, botimi me tahkik nga Semir Kaduri)

Nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri 28/04/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Frymëmarrjet që i japin kuptim jetës

Njeriu në jetën e tij është gjithmonë i rrethuar...

Dy llojet e amanetit

Amaneti gjuhësisht: Në gjë që ia lëmë dikujt për...

Pse presim derisa të na caktohet dita e vdekjes… që të fillojmë të jetojmë?

Imagjino me mua… Të thuhet: "Të ka mbetur vetëm edhe një...

Mëshira e Allahut

Një ditë imam Neveviu Allahu e mëshiroftë po ligjëronte...

Manifestimet e jetës së këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Kur zemrat njihen pa fjalë…

Ka gjëra që nuk i thotë gjuha, por i...

VAKËFI QË NUK VDES DHE QË NUK NDËRPRITET

Do të vdesim, po, do të vdesim, dhe veprat...

Durimi dhe Lutja (duaja)

Durimi dhe Lutja (duaja) – Mësim nga Një Fëmijë...

Liria e të shprehurit, dëshirë kundër vetes

Njerëzimi ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme shoqërore politike....

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...