Jeto jetën reale, krenar e i ndershëm

Jeto jetën reale, krenar e i ndershëm

0 381

Allahu thotë:

قَالَ هِيَ عَصَايَ أَتَوَكَّؤُاْ عَلَيۡهَا وَأَهُشُّ بِهَا عَلَىٰ غَنَمِي وَلِيَ فِيهَا مَـَٔارِبُ أُخۡرَىٰ
“Ai (Musai) u përgjigj: “Ky është shkopi im, me të cilin mbahem dhe shkund gjethe për dhentë e mia; më shërben edhe për punë të tjera.” [Taha:18]

Në takimin e tij me Zotin e Plotfuqishëm, që ishte takimi më i nderuar që ka pasur ndonjëherë ndonjë qenie njerëzore, Musai (alejhi selam) foli për tufën e deleve, si një nga profesionet e tija me të cilat merrej.

Ne do të jemi më të ngritur e më të çmuar, atëherë kur të jetojmë me realitetin tonë, me jetën e vërtetë, në të gjitha rrethanat. Secili profesion është i ndershëm atëherë kur bëhet me devotshmëri, besnikëri dhe përpikmëri, pa u ndjerë fare të turpëruar, ngase përbuzja, tallja e përçmimi i tjerëve mund të na shtyejë të shtirremi e të gënjejmë.

Krenar për çdo dorë punëtori e faqebardhë.

Përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 588