JUNUSI, ALEJHI SELAM

JUNUSI, ALEJHI SELAM

0 5160

Tregimi i Junusit, alejhi selam, në Kuran është përmendur në disa sure, prej tyre në: suren En Amë, Junus, Enbija dhe Safat.

NGJARJA E KËTIJ TREGIMI

Allahu dërgoi Junusin, alejhi selam, tek banorët e Nejnevasë në Irak, diku rreth shekullit të tetë (pes), dhe ai i thirri ata, siç është traditë e lajmëtarëve dhe të dërguarve, për të adhuruar me besnikëri Allahun e Madhëruar, por, ata refuzuan të pasojnë atë me çfarë ai erdhi, dhe ai nuk kishte durim më, u tregoi se do t’u vije një dënim pas tre ditësh, pasi që erdhi dita e tretë, Junusi, alejhi selam, doli nga vendi i popullit të tij, para se t’i jepte leje Allahu atij për dalje.

Ende Junusi, alejhi selam, nuk ishte larguar nga shtëpitë e popullit të tij, kur ja i erdhi popullit kërcënimi i dënimit, u afrua tek ata fillimi i shkatërrimit, i kapi frika dhe u bindën se thirrja e Junusit, alejhi selam, ishte e vërtetë, kërcënimi i tij ishte i sinqertë, dhe se dënimi medoemos do të binte mbi ta, ashtu siç i kishte goditur popujt e mëhershëm.

Në shpritrat e tyre filloi ndjenja e kthimit tek Allahu, e të besojnë në thirrjen e Junusit, alejhi selam, të pendohen prej gjendjes që ishin; në shirk, të kërkojnë falje nga Zoti për mëkatet dhe gabimet e mëhershme, kështu që dolën në maje të maleve, iu drejtuan Allahut me lutje, ishte një çast kur Allahu shtriu dorën e mëshirës, largoi prej tyre retë e ndëshkimit, dhe ua pranoi atyre pendimin dhe kthimin, për arsye se ishin të sinqertë në pendim, besnik në besimin e tyre, e ktheu dënimin prej tyre, e pengoi ndëshkimin, e u kthyen në shtëpitë e tyre me siguri dhe si besimtarë, ata dëshironin sikur t’u kthehej atyre Junusi, e të jetonte në mesin tyre si i dërguar, udhëzues, lajmëtarë dhe udhërrëfyes.

Pasi që Junusi ishte larguar nga shtëpitë e popullit të tij, të cilët kishin refuzuar thirrjen e tij, e kishin mohuar argimentet e tija, kishte turp që të kthehej tek ata, dhe vazhdoi rrugën, arriti deri tek një anije dhe hipi në të, pasi që arritën në mes të detit, u ngritën valët, iu vunë rreth e rrotull anijes, kur udhëtarët kuptuan se çfarë kishin përreth, dhe çfarë po ndodhte, disa i thonin disa të tjerëve: Nuk do të shpëtoni nga kjo që ju ka goditur, përveç që të lehtësojmë anijen me ndonjërin prej udhëtarëve, kështu që hodhën short, e ta hudhin në det atë që i bije shorti, e shorti i ra Junusit, alejhi selam. Pasi që zemrat e tyre nuk ishin të pajtimit që ta hudhin atë, për shkak të virtyteve të moralit që hasën tek ai, dhe cilësive të larta, hodhën short për herë të dytë, e përsëri i ra shorti atij, përsëri nuk i kushtuan rëndësi, hodhën short për herë të tretë, përsëri ra shorti mbi të, e kuptoi Junusi, alejhi selam, se pas kësaj qëndron një caktim, kuptoi gabimin e tij, që kishte braktisur popullin e tij para se t’i jepte leje Allahu për migrim, apo të kërkonte prej Allahut rrugën më të mirë, e hodhi veten në det, e veten ia dorëzoi valëve.

Allahu frymëzoi balenën që ta gëlltiste , ta palos atë në barkun e vet, por të mos e ha mishin e as të then eshtrat e tij, kështu që Junusi, alejhi selam, qëndroi në barkun e balenës, e balena i çante valët, zbriste në thellësirra, ecte nëpër errësirat, në njërën mbi tjetrën, kjo bëri që të ngushtohej gjoksi i tij, dhe iu kthye Allahut me lutje: “andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)!”. Enbija, 87.

Allahu iu përgjigj lutjes së Junusit, alejhi selam, dhe e frymëzoi balenën që ta nxjerrte atë jashtë, dhe e hodhi në një bregdet, të sëmurë, i dobësuar, i plogështuar, por mëshira e Allahut e kaploi atë, duke u kujdesur dhe e mbikëqyrur atë, iu mboll një bimë e kungullit, filloi Junusi, alejhi selam, të ushqehet prej frytit të kësaj bime, e të pushonte nën hijen e saj, saqë iu kthye atij shëndeti, e falënderoi Allahun për dhuntitë që ia dhuroi, pastaj Allahu i shpalli atij që të kthehej tek populli i tij pasi që i tregoi se ata kanë besuar, se po e presin të kthehej, të jetonte në mesin e tyre si thirrës për te Allahu. Kur Junusi, alejhi selam, u kthye tek populli i tij, pa që ata kishin refuzuar adhurimin e idhujve dhe i shin kthyer tek Allahu, me adhurim.

SHKOQITJE TË DISA AJETEVE RRETH KËTIJ TREGIMI

Fjala e Allahut: “e mendoi se ne nuk do ta dënojmë”. Enbija, 87. Junusi, alejhi selam, iku prej popullit të tij i hidhëruar, për arsye se nuk i ishin përgjigjur thirrjes së tij,  mendoi se Allahu nuk do t’i vështirësonte atij gjërat, si një dënim që ishte ndarë nga populli i tij pa urdhër të Allahut, apo ka kuptimin, se ai kishte menduar se nuk do të gjykohej mbi të me dënim të caktuar si rezultat i braktisjes së popullit të tij.

Fjala e Allahut: “do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e Ringjalljes”. Safat, 144. Komentusit përmendin disa transmetime rreth kohës se sa kishte qëndruar Junusi, alejhi selam, në barkun e balenës. Nuk duhet që t’u qasemi shumë këtyre transmetimeve, ngase njohja e periudhës kohore, nuk ka ndonjë vlerë e as që ndërtohet mbi të ndonjë dispozitë fetare, me rëndësi është të besohet se Junusi, alejhi selam, ka qëndruar një periudhë kohore, Allahu e di se sa, në këtë kohë ka qenë adhurues i Allahut, i kthyer kah Ai, duke përmendur Atë, derisa Allahu i dha leje ta nxirrte nga barku, dhe e liroi atë nga sprova dhe brenga që kishte.

Fjala e Allahut: “e Ne e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz”. Safat, 147. Ibn Kethiri ka thënë: “Nuk ka ndonjë pengesë që këta të jenë të njëjtët të cilët ishte i dërguar për të parën herë, u urdhërua të kthehej tek ata pasi që kishte dalur nga barku i balenës, e të gjithë i besuan.” Begaviu tregon se ai ishte dërguar tek një popull tjetër pasi që kishte dalur nga barku i balenës, ata ishin njëqind mijë apo më tepër.

Fjala e Allahut: “E, sikur të ishte ndonjë vendbanim që beson, e që t’i bëjë dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), përveç popullit të Junusit, meqë ata besuan (në momentin e dënimit), e Na e larguam nga ata dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote, dhe u dhamë të kënaqen edhe njëfarë kohe.” Junus, 98. Kasimiu ka thënë: “Atë që e transmetojnë disa komentues se dënimi kishte zbritur tek ata, dhe sillej mbi kokat e tyre, e të ngjashme, nuk ka bazë as në Kuran e as në sunet.”

DOBI NGA TREGIMI I JUNUSIT

Një: Njeriu nëse pendohen sinqerisht në kohë kur pranohet pendimi, Allahu i Madhëruar pranon pendimin, dhe largon sprovën, Allahu thotë: “E, sikur të ishte ndonjë vendbanim që beson, e që t’i bëjë dobi besimi i tij (s’ka pasur dobi), përveç popullit të Junusit, meqë ata besuan (në momentin e dënimit), e Na e larguam nga ata dënimin e poshtërimit në jetën e kësaj bote, dhe u dhamë të kënaqen edhe njëfarë kohe.”. Junus, 98.

Dy: Gjatë këtij tregimi është cekur fjala e Allahut: “dhe peshku e përbiu atë, e ai ishte i qortuar, dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit, me siguri do të mbetej në barkun e tij deri në Ditën e ringjalljes (së të gjithëve)”. Safat, 142-144. Këto dy ajete tregojnë qartë se shpeshtimi i përmendjes së Allahut, është shkak i zgjidhjes së problemeve dhe largimit të brengave. Kurtubiu ka thënë: “Allahu tregoi se Junusi ishte prej atyre që e përmendin Allahun, dhe se përmendja e Allahut ishte shkak i shpëtimit, për këtë është thënë: Vepra e mirë e ngrit vepruesin. Në këtë kuptim është edhe thënia e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Kush ka mundësi prej jush të fshehë prej veprës së mirë le të vepron.” Transmeton Davudi në librin “Zuhd”.

Tre: për vlerën e lutjs me të cilën ishte lutur Junusi, alejhi selam, kanë ardhur transmetime të shumta, prej tyre atë që e transmeton Hakimi në “Mustedrek” nga Sad ibn Malik, radijallahu anhu, i cili ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “A dëshironi t’u informoj për emrin e Allahut më të madhin, me të cilën emër nëse lutesh të përgjigjet nëse i kërkon të jep? Është lutja me të cilën u lut Junusi kur e thirri Zotin në tre errësirat: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)!” , një person tha: O i dërguari i Allahu! A ka qenë kjo për Junusin në veçanti apo është për gjithë besimtarët? I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, tha: “A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut, aze ve xhel: “Na iu gjegjëm atij dhe e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët”. Enbija, 88.

Katër: Ky tregim na aludon edhe për vlerën e lutjes në përgjithësi, dhe atë se lutja është adhurim, Allahu u ka premtuar robërve të Tij që e lusin se do t’u përgjigjet, siç thotë: “Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem”.  Gafir, 60. Pra, nuk i takon një robi të bëhet asket në çështjen e lutjes, por ai duhet që lutjen ta bën zakon të tij, qoftë kur është në mirqenie apo në vështirësi.

Pesë: Fjala e Allahut rreth këtij tregimi “e shpëtuam nga brengosja. Kështu, Ne i shpëtojmë besimtarët”, Enbija, 88, na bën të kuptojmë se besimtari nëse është në një vëhtirësi të madhe, kthehet tek Allahu me lutje, padyshim se Allahu është Ai që largon vështirësitë, dhe atë se Ai i Lartësuari ka premtuar robërve të Tij besimtarë, se largon farë ata i godet prej ndinjë fatkeqësie, dhe se Ai nuk i le ata të vetëm në brengat e vështirësitë, kjo është një përgëzim për secilin besimtar të pason Junusin, alejhi seam në sinqeritetin e tij, besnikrinë, pendimin, lutjen ndaj Zotit, Allahu do e shpëton atë prej do vështirësie nëse është besnik në besimin e tij dhe i sinqertë në lutjet e tija.

Burimi: albislam.com / Islamweb.com

Përktheu: Shpend Zeneli