Allahu, -xhele sha’nuhu!-, thotë:
وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا اللَّـهَ
“…Ne u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Keni dro Allahun!”. 1
Imam Sheukani, -Allahu e mëshiroftë!-, në tefsirin e pjesës së ajetit: “Keni dro Allahun!”, thotë: “Urdhri për devotshmëri ishte për të parët, por edhe për ne “.2
Shejh El-Kasimij, në tefsirin e fjalës: “para jush”, thotë: “Dhe ju kemi porositur të gjithëve juve dhe atyre para jush për devotshmëri. Që do të thotë që kjo porosi është e vjetër, e që nuk është vetëm për këtë kohë, sikurse nuk jemi vetëm ne të veçuar me këtë këshillë e mësim madhështor nga ana e Allahut, -xhele sha’nuhu!- ; Sigurisht se do të lumturohen ata që e zotërojnë devotshmërinë e kërkuar nga ana e Allahut, -subhanehu ve te’ala!-‘. 3
Allahu, -azze ue xhele!-, thotë;
يَا أَيُّهَا الرُّسُلُ كُلُوا مِنَ الطَّيِّبَاتِ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ? إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ عَلِيمٌ وَإِنَّ هَـذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ
“O Pejgamberë! Hani nga të mirat dhe punoni vepra të mira! Unë me të vërtetë, e di mirë çka punoni ju! Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)!”
Dhe ajo çka mësojmë ne nga këto dy ajete Kuranore është se, Allahu, – subhanehu ue te’ala!-, i ka obliguar të dërguarit e Tij me tre gjëra, e ato janë:
1. Ngrënia e gjërave hallall dhe të mira.
2. Kryerja e veprave të mira.
3. Pajisja me devotshmëri.
Dhe, është e padiskutueshme që gjithë çfarë që i është shpallur të dërguarve, ne jemi të obliguar që ta pasojmë, e si rrjedhojë t’i ndjekim ata e të arrijmë lumturinë në këtë botë, e në tjetrën.
Ibn Hajani, në tefsirin e tij, thotë: ”Thirrja dhe porositë që Allahu ia drejtoi pejgamberëve, janë edhe për çdonjërin prej nesh, pa marrë parasysh epokën në të cilën jetojmë, a bëhet fjalë për të kaluarën apo të tashmen. Në thirrjen Kuranore ka ardhur porosia në formën gjithëpërfshirëse që ta vetëdijsojë dëgjuesin që kjo porosi është e vlefshme edhe për të, e që përfundimi i mirë i kurorëzuar me lumturi, është vetëm për ata të devotshmit që i morën porositë!”. 5
Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani.
Burimi: albislam.com
1: Kur’an: Nisa:131.
2:Shevkani, Fet’hul Kadir, vëll.1, f. 789.
3:Tefsir el-Kasimij, vëll.5, f.512.
4: Kur’an, El-Mu’minun: 21-22.
4:Tefsiri: “Bahrul-muhit”, vell. 6, f. 377.