15.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

KËSHILLA E TË DASHURIT PËR TË DASHURIN E TIJ

Në vijim do t’i shpalosim lutjet e rekomanduara nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, drejtuar më të dashurit të njerëzve për të. Tre këshilla dhe vepra të porositura për t’i mësuar përmendësh nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, drejtuar më të dashurit të tij, Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

1. Transmetohet nga Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i ka thënë Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Më mëso një lutje me të cilën do të lutem në namazin tim!”

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha: “Thuaj: All-llahumme inni dhalemtu nefsi dhulmen kethira, ve la jegfire dhunube il-la Ente, fegfirli magfireten min ijndik ver-rhamni, inneke Entel Gafur Er-Rahim (O Allah, unë i kam bërë padrejtësi të madhe vetes sime dhe nuk m’i fal mëkatet askush përveç Teje, andaj më fal me Faljen Tënde dhe më mëshiro, sepse vërtetë Ti je Falës dhe Mëshirues).” [Muttefekun alejhi]

2. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Ebu Bekër Es-Siddiku, Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve, tha: “O i Dërguari i Allahut, m’i dhuro disa fjalë që do t’i them në mëngjes dhe mbrëmje!”

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha: “Thuaj: All-llahumme Fatires-semavati vel-ardi, Alim el-gajbi vesh-shehadeti, Esh-hedu en La ilahe il-la Ente Rabbi kul-li shejin ve melikehu, eudhu bike min sherri nefsi, ve sherrish-shejtani ve shirkihi ve en ekterife ‘ala nefsi suan ev exhurehu ila muslim (O Allah! Krijues i qiejve dhe i tokës! Njohës i të fshehtës dhe të dukshmes! Dëshmoj se askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Teje. Zot i gjithçkaje dhe secilit. Unë kërkoj Mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetvetes time, nga e keqja e shejtanit dhe nga e keqja e shirkut në të cilën ai thërret, si dhe nga keqbërja ndaj shpirtit tim ose sjellja e tillë mbi një musliman tjetër).”

Gjithashtu i tha: “Thuaje këtë lutje në mëngjes, mbrëmje dhe kur të shkosh në shtratin tënd.” [Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë: hadithi është hasen-sahih]

3. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i tha Ebu Bekër Es-Siddikut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Pasha Atë në Dorën e Të Cilit është shpirti im, shirku (politeizmi) i fshehtë është sikur zvarritja e milingonës. A do të të udhëzoj me diçka të cilën nëse e thua, do të largohet nga ti e vogla dhe e madhja e tij?! Thuaj: All-llahumme inni eudhu bike en ushrike bike ve ene ealemu, ve estagfiruke lemma la ealemu (O Allah, unë kërkoj mbrojtje tek Ti nga të bërit shirk duke e ditur atë dhe më fal mua kur nuk e di).” [E saktëson shejh Albani në “Sahih El-Edeb El-Mufred]

Përgatiti: Shejh Dr. Vahid El-Bali

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...