Lavdërimi i takon Allahut
Rritja e fëmijëve për ta pasuar Islamin nga një moshë e hershme,të mësuarit përmendësh Librin e Allahut dhe të edukuarit e tyre është Sunet i Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) si dhe konsiderohet si një çështje shumë e rëndësishme, sidomos në këtë kohë dhe moshë.
Por është diçka që shumë njerëz e neglizhojnë në lidhje me fëmijët e tyre dhe ndaj atyre që janë nën kujdesin e tyre,dhe ata bëhen të hutuar nga gjërat që nuk do të jenë në dobinë e tyre në Botën tjetër dhe me të vërtetë mund ti dëmtojnë ata, dhe i bën ata emocionalisht të lidhur me ata që madje nuk e meritojnë të përmenden, e lëre më të mirën si model, siç janë aktorët, sportistët dhe këngëtarët.
E çmojmë pyetjen e motrës tonë dhe e lusim Allahun ta bëj atë të palëkundur dhe t’i ndihmojë në këtë dhe çështjet e tjera, dhe t’i jap shpërblim në Ditën e Gjykimit. Çfarë mund të jetë më madhështore se sa takimi i Zotit me regjistrat e veprave të mira të cilat përfshijnë të udhëzuarit e të tjerëve për të bërë mirë si dhe pjesëmarrja në ngritjen e së mirës?!
Në lidhje me këtë vajzë të vogël dhe të mësuarit asaj Kuranin përmendësh, ne e këshillojmë motrën tonë të veprojë si në vijim:
1.- Fillo me atë që është më e lehtë për ta lexuar dhe memorizuar, domethënë Suren Fatiha, pastaj me xhuzin e fundit, duke punuar nga fundi. Fillimi me diçka të lehtë ndihmon të lëvizësh në pjesët më të vështira. Veç kësaj ajo do të ketë vërtetë nevojë për këtë kur të fillojë ta mësojë faljen e namazit.
2.- Sasia që duhet mësuar çdo ditë duhet të jetë e vogël,në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të memorizojë atë dhe do të jetë lehtë për ta memorizuar atë çfarë vjen më pas. Kjo sasi ndryshon nga një fëmijë në tjetrin, varësisht nga inteligjenca dhe memorja e tij/saj
3.- Rishikoja shpesh në mënyrë që t’i ngulitet ajo çfarë ka mësuar përmendësh. Mos lejo t’i kalojë ndonjë ditë pa mësuar përmendësh diçka të re dhe përsëritur të vjetrën
4- Inkurajoje atë duke i dhënë shpërblime çdo herë- për shembull- kur të përfundon xhuzin dhe e ka mësuar mirë përmendësh.
5.- Fillo të lëvizësh duke e nxitur atë si dhe duke përsëritur, që është zakonisht stadi i parë në mësimin përmendësh, për ta mësuar atë si të lexojë, kështu do të jetë lehtë për të ta lexojë Kuranin vetë, në kohët kur motra e saj ose mësuesi nuk janë të pranishëm.
6.- Le të mësohet të këndojë në namaz çfarë ka memorizuar, qoftë ajo namaz i obligueshëm apo namaz nafile, në kohën kur ajo arrin moshën ku namazi i kërkohet dhe mund ta kuptojë atë
7- Le të adaptohet të dëgjojë në kaseta ose në kompjuter atë që ka mësuar përmendësh, kështu ajo do të ketë mundësi t’i dëgjojë të dyja: shqiptimin e mirë dhe recitimin e mirë, dhe do të ketë mundësi ta rishikojë dhe forcojë atë që e ka mësuar.
8- Zgjedhe kohën e mirë për memorizim kur ka pak hutime- siç janë koha pas Sabahut ose ndërmjet namazit të Akshamit dhe të Jacisë. Shmangu kohëve kur ajo është e uritur, e lodhur ose e përgjumur.
9- Lavdëroje atë para fqinjëve dhe farefisit për atë që ka mësuar përmendësh, për ta inkurajuar atë dhe për t’i inkurajuar edhe ata ta bëjnë të njëjtën gjë; në të njëjtën kohë, lutu për të ta mbrojë Allahu nga dëmi i syrit të keq dhe zilisë (hasedit)
10- E rëndësishme është të ketë një lloj të Mus’hafit pa e ndryshuar, kështu pamja e ajeteve do të jetë e vulosur në memorjen e saj.
11- Duhet ta inkurajosh të shkruajë atë që ka mësuar përmendësh kështu ajo do të ketë mundësi të kombinojë mësimin e shkrimit me përforcimin e hifzit.
Dhe Allahu Dhurues i fuqisë dhe suksesit.
Përktheu nga anglishtja: Nazlije Maliqi