KOMPJUTERI DHE IMAMI…

KOMPJUTERI DHE IMAMI…

0 1530

Një imam xhamie një ditë, shkon në një apartament zyrtar për një punë. Kërkohen prej tij ca informata dhe për t’i marrë ato shkon tek një internet kafe që është më afër apartamentit.

Duke hyrë ne derë të internet kafes e vërejti pllakën lart me mbishkrim subhanallah estagfirullah:

A mund të më ndihmosh për ta gjetur numrin personal, i thotë imami djaloshit i cili punonte aty?


–Djali iu përgjigj : nëse mund të prisni vetëm ta përfundoj një punë, do të të ndihmoj pastaj.

Imami duke pritur shfrytëzon rastin ta vlerësoj vendin dhe të mendoj se si të rinjtë e kalojnë kohën bosh, ku me hyrjen ne internet kafe nuk mundë të dalin sikur miu i cili për ta marr djathin bie në kurth dhe më nuk mund të dal, pra të rinjtë po bien në kurthe të ndryshme të internetit. Në vete thotë: subhannallah… i paska ardhur fundi dynjasë me këto fitne.

Djaloshi kur e sheh një fytyrë jo të këndshme të imamit, e thërret të pinë nga një çaj. Pas këtij veprimi hoxha sa i zbutet pak mendimi: së paku, edhe kjo vepër është një mirësi.

Mendimi i keq për këta të rinj nuk përfundon vetëm me shqetësim, por imami vendos që t’i shkëmbej ca mendime me këtë djalosh, dhe fillon ta pyet :

-Do të pyes diçka djalosh por nuk e di se çfarë mendon ?

-Urdhëroni Imam, çfarë do të pyesni ?

-Ti a e njeh ALLAHUN?

Me flokë të çaraveshur dhe të lyer me gel, që në çdo pamje të tij imamin e shtynë të thotë në vete: subhanallah !  Përgjigjja e djaloshit  paksa është e papritur dhe e  çuditshme.

Me një buzëqeshje të ngrohtë djaloshi thotë :

– Si mos ta njeh njeriu Zotin e tij, i cili e ka krijuar nga hiqi, ia ka dhënë mendjen që të mendon dhe percepton, ia ka dhuruar sytë që të sheh ?

-Po po e njeh,  por çfarë njeh ti te Zoti yt, a mundë të më tregosh?

Djaloshi, duke e drejtuar gishtin kah kompjuterët,  thotë :

-Prej këtyre kompjuterëve po e njoh, z. Imam.

-Po  si? Nuk po të kuptoj.

-Ekzistimi i këtyre kompjuterëve tek unë janë argumente tejet të bindshme për ekzistimin e Zotit. Kush punon me kompjuterë e din shumë mirë, se këso makina mund të zbulohen vetëm nga inxhinierë të elektronikës me dituri të madhe .Të pyesësh edhe ateistin më ekstrem ka për të thënë se: kjo kuti nuk mundë të bëhet nga një rastësi, gjithsesi është bërë nga dikush…

P.sh: të zgjohet Darvini dhe këtë laptop t’ia tregosh dhe t’i thuash se  njëherë është bërë nga një kalkulator dhe me kalimin e kohës  rastësisht është avancuar dhe është shndërruar në një teknologji të lartë edhe ai ka për të thënë që kjo gjë është veçse një çmenduri.

Imamit pas këtyre fjalëve i bëhet qejfi .

-Kur për kompjuterin nuk pranojnë që është bërë vetvetiu, kur vjen puna tek krijimi i njeriut të shtrembëron apo jo ?

-Shikoni z. imam. Këtu janë 20 kompjuterë dhe të gjitha këto janë të lidhur  me një sistem dhe të gjitha kontrollohen me një program. Për këtë mirëmbajtje unë kujdesem. Për ndryshe, shëmbëlltyra më e lartë i takon Allahut, larg asaj se unë jam zot i këtyre. Ndonjëherë, disa fëmijë luajnë këtu dhe përfundojnë duke mos paguar . Menjëherë unë i  zë ata dhe ju them: ku doni të shkoni pa paguar? Ju dëshironi të shfrytëzoni begatitë e kompjuterit e të ikni pa paguar, nuk ka ashtu. Ata i dënoj në forma të ndryshme, p.sh.: i detyroj të pastrojnë objektin, t’i fshijnë xhamat etj. Për një orë interneti duhet të ketë llogari, ndërsa aq më parë duhet të japim llogari për dhuntitë e panumërta dhe për një jetë të gjatë!

Vetëm për një internet kafe duhet doemos të ketë një kujdes dhe mirëmbajtje, ndërsa për një kozmos gjigant dhe i përgatitur pa asnjë të metë, a nuk duhet të ketë ndonjë mbikëqyrës?

Kush e mohon këtë, vërtet është një injorant, apo jo ?

-Vallahi djalosh shumë, shumë më pëlqeve dhe më befasove me përgjigjet. Por ALLAHUN a e njeh duke e përngjarë me diçka ?

– Unë ALLAHUN  pa e përngjarë me asgjë e njoh z. imam.

-Mirë pra atëherë si e dite këtë gjë që është kështu?

Djaloshi përsëri bën me gisht kah kompjuterët, dhe thotë :

– Përsëri prej këtyre kompjuterëve z. imam. Kompjuteri dhe inxhinieri i kompjuterëve ndryshojnë. Nuk i përngjajnë njëri tjetrit. Njeriu që e shkruan programin me vet programin gjithashtu ndryshojnë, dija që është në kompjuter me dijen time janë ndryshe, kamera dhe zërimi i kompjuterit me sytë dhe me dëgjimin tim nuk është njëlloj .

 Imami aq shumë befasohet me djaloshin sa e harron edhe punën e vet vetëm për t’i shkëmbyer ende disa fjalë me te.

-Mirë, por pas besimit tek ALLAHU a e di se çfarë duhet bërë për Zotin tënd?

-Z. imam, e di se çka duhet bërë por nuk jam i kënaqur me aq sa bëj.

-Nëse më tregon çka bën ndoshta do të ndihmoj se çfarë duhet bërë.

-Se çfarë duhet bërë e di nga këtu që: së pari Zoti më ka dhënë një dashuri për të cilën ma ka bërë të mundshme që vetëm ALLAHUN dhe dashamirët e ALLAHUT kanë vend në zemrën time, ndërsa ata, me të cilët Allahu nuk është i kënaqur, nuk kanë vend në zemrën time. Gjithmonë atë duhet ta përmendi dhe atë ta tregoj. Dhe së fundi trupin që e kam amanet ta ruaj siç Ai ka dëshirë, që një ditë do të bëhet dhe…këto janë ato që i di z. imam.

-Eh djalosh, çfarë të duhet më shumë për të ditur s’mbeti gjë!

-Z. imam, po them që duhet bërë më tepër dhe se duhet vepruar, sepse vetëm me shqiptimin e fjalës ‘mjaltë’ nuk po ëmbëlsohet gjuha!

Ta dish rrugën e duhur dhe të ecësh nëpër rrugë është krejt tjetër. Prapë, nëse flasim me gjuhën e kompjuterëve, duhet theksuar se p.sh.: shejtani i ashtuquajturi haker ,i cili hyn në sistemin tim të ashtuquajtur EPSH dhe i aktivizon virusat në trupin tim. Duhet doemos të gjendet ndonjë anti-virus i fortë për t’i përballuar këtyre viruseve.

-Unë e di një anti-virus tha Imami dhe shtoi “NAMAZI”

-A, po! NAMAZI është anti-virus i fortë i cili aktivizohet pesë herë në ditë, dhe kështu vazhdimisht mbrohemi… 

 Nga turqishtja përktheu dhe përshtati:

 Abdullah Z. Çerkezi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 595