7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

KTHIMI NGA HAXHI DHE SHENJAT E PRANIMIT

Lavd-falënderimin ia kushtojmë Allahut, prej të Cilit kërkojmë ndihmë dhe falje; Njashtu i kërkojmë strehë, të na ruajë nga të këqijat e shpirtërave dhe punëve tona, O Zot, ty të falënderoj me lëvdatat më të mira, aq shumë, sa të mbushet hapësira e qiellit, tokës dhe hapësira e të dyjave. E kam drejtuar fytyrën dëlirësisht kah Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, e unë nuk jam prej mushrikëve. Me të vërtetë, namazi, sakrifica, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun, Zotin e botëve. Lavdërimet dhe shpëtimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, familjen e këtij pejgamberi, shokët dhe ndjekësit e tij.

             Fryti i haxhit të pranuar

            Nuk ka dyshim se haxhi është një ndër veprat më të mira pas imanit, e madje është një imazh i xhihadit në rrugë të Allahut. Është pyetur i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Cila vepër është më me vlerë?!” Tha: “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij!”Pastaj, i thanë: “Po pastaj?!” Tha: “Xhihadi në rrugë të Allahut!” I thanë:“Më pastaj?” Tha: “Haxhi i pranuar!”[1] Njashtu, përcillet nga Aisha, nëna e besimtarëve, -radijallahu anha!-, se ka pasë thënë: “O i Dërguari i Allahut! Po e shohim se xhihadi është vepra më me vlerë; A të bëjmë edhe ne (gratë) xhihad?!” Tha: “Jo! Ngase xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar!”[2] Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “Për ju (gratë), xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar!” I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e ka përgëzuar atë që i shmanget gjërave të ndaluara, se do t’i falen të gjitha mëkatet: “Kush e bën haxhin, e nuk bën punë të turpshme e mëkate, kthehet po sikur atë ditë kur e ka lindur nëna!”[3] Gjithashtu, i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Umreja deri në umren tjetër është shlyerje për mëkatet mes tyre, kurse haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përpos xhenetit!”[4]Pra haxhi el-mebrur, është haxhi i pranuar, në të cilin muslimani ka përmbushur kushtet e vërtetësisë dhe pranimit të veprës, duke e bërë veprën dëlirësisht me sinqeritet vetëm për Allahun, -subhanehu ue te’ala!-, e në të njëjtën kohë duke ndjekur udhëzimin dhe udhën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke iu shmangur gjunaheve, bëmave të këqija, mëkateve, gjërave të turpshme, etj. E, prej shenjave të këtij haxhi të pranuar është që haxhiu të kthehet në gjendje fetare më të mirë seç ka qenë, e të braktisë përnjëmendshëm mangësitë, mëkatet dhe mospërfilljet që ka pasë më parë, e të largohet nga shoqëria e tij batalle që nuk vlen për asgjë, e të shoqërohet me vëllezër të mirë e fetarë, t’i shndrroj tubimet e dëfrimit e të gafletit në kuvende të përmendjes së Allahut dhe syçelësisë.

            Ihlasi është nga gjërat më të vështira, e sidomos nëse bëhet fjalë për një vepër të dukshme që nuk fshihet dot, siç është rasti me haxhin. Ngase, për shembull, njeriu mund të agjëroj një ditë për hir të Allahut, e të mos e hetojë gjendjen e tij asnjë njeri, sikurse mund të falë namaz të natës në thellësitë e natës në shtëpinë e tij, e njëjtë sikur te agjërimi, të mos jetë në dijeni asnjë njeri për veprën e tij. Kurse tek ibadeti i haxhit nuk qëndron kështu; Njeriu nuk mund të shkoj në shtëpinë e Allahut në Mekë e të bëjë haxhin, e për këtë të mos e dijë askush nga njerëzit; Andaj, mundi i dhënë për të realizuar ihlasin në haxh, po edhe në veprat e tjera, ka shpërblim të shumëfisht, për atë të cilit i jep sukses dhe udhëzim Allahu i Madhërishëm. E, si rrjedhojë e kësaj, njerëzit e mirë i jepnin rëndësi asketizmit gjatë haxhit, si dhe përuljes dhe nënshtrimit karshi Allahut, duke shfaqë nevojën e madhe për Zotin e tyre të Lartë. Është përcillur se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “O Allah! (Të përgjigjem me një), Haxh, në të cilin ska syefaqësi!”[5]

                 Si realizohet devoshmëria në haxh?!

            Nuk mund të realizohet dot devotshmëria gjatë haxhit vetëmse pasi të jetë përmbushuar sinqeriteti, i cili paralelisht kanë qenë i shoqëruar me veprën e saktë, gjegjësisht veprën e cila është në përputhshmëri me udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, duke qenë syçelë që me shpejtësi e gatishmëri të madhe në vepër të përmbushet domethënia e fjalës: Të përgjigjem Ty o Allah, të përgjigjem!; fjalë kjo të cilën e përsërisnim ore çast duke i ngritur zërat tanë. Realizimi i kësaj fjaleje bëhet pasi ta kemi kuptuar atë, e që realisht është fjalë që thuhet pasi të jesh thirrur, e ti i përgjigjesh Atij, të Cilin e don, e madhëron e i frikësohesh, e me që është kështu, ti i përgjigjesh shpejtë e shpejtë duke thënë: Ty përgjigjem Ty o Allah;Ndërsa kësisoj nuk qëndron kur të thërret dikush që nuk e don, porse rëndohesh në vend, e madje ndalesh tërësisht së përgjigjuri. E, ne i përgjigjemi me të shpejtë Zotit tonë, ngase Ai tek ne është më i Dashur se gjithçka e gjithkush tjetër, e kjo është shenjë e imanit: E ka gjetur ëmbëlsinë e imanit ai që posedon këto tre gjëra: Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se gjithkush tjetër, të dojë një njeri vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në kufër, ashtu siç e urren të hudhet në zjarr!”[6]

            Të kërkosh shkaqet e faljes, gjegjësisht punët që bëhen shkak që Allahu të na falë, kjo është prej shenjave të haxhit të pranuar, ngase: “Kush e bën haxhin, e nuk bën punë të turpshme e mëkate, kthehet po sikur atë ditë kur e ka lindur nëna!”[7] E, pra njësimi i Allahut dhe braktisja e shirkut është prej çështjeve më madhore: Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh”.[8] “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që i bën shok Atij, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij.”[9] Ai që e takon Allahun duke pasë shumë mëkate, po aq shumë mekate, gati sa hapësira e tokës, porse nuk i ka bërë shirk Allahut, do ta gjejë Allahun me falje të madhe, po sa hapësira e tokës.

Nga arabishtja[10]: Mirsim Maliqi

Medine, 08.11.2012

           

[1] Sahih – Buhariu në “Sahih” (25, 1429), Muslimi në “Sahih” (121), Tirmidhiu në “Xhami” (1581), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (4224), Darimiu në “Sunen” (2315), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (9630), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (18782), Ahmedi në “Musned” (7408, 7456, 7666), Ibën Hibani në “Sahih” (155, 4696), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[2] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1430, 1738), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3501), Ahmedi në “Musned” (23938), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (16371, 7966), Ibën Hibani në “Sahih” (3785), e të tjerë, nga hadithi i Aishes, -radijallahu anha!-. Sh. P.

[3] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1698, 1699, 1431), Muslimi në “Sahih” (2412), Tirmidhiu në “Xhami” (738), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3500), Ibën Maxhe në “Sunen” (2884), Darimiu në “Sunen” (1747), Ibën Hibani në “Sahih” (3777), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (8476, 9625, 6326, 9637), Ibën Huzejme në “Sahih” (2346), Ahmedi në “Musned” (10068, 7208, 9105, 9106), Darekutniu në “Sunen” (2992), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (12381), Abdurrezaku në “Musanef” (8577), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[4] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (1658), Muslimi në “Sahih” (2411), Tirmidhiu në “Xhami” (854), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3502, 3495, 3496), Ibën Maxhe në “Sunen” (2883), Darimiu në “Sunen” (1746), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (8063, 9624), Ibën Hibani në “Sahih” (3778, 3779), Ibën Huzejme në “Sahih” (2345, 2872, 2873), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (12380), Ahmedi në “Musned” (7181, 9730, 9737), Abdurrezaku në “Musanef” (2876), e të tjerë nga hadithi i Ebu Hurejres, -radijallahu anhu!-.

[5] Sahih – Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (2855), Ebu Nuejmi në “Hiljetul-evlija” (3278, 8949), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (15573), e të tjerë, nga hadithi i Enes ibën Malik, -radijallahu anhu!-. Shejh Albani e ka vlerësuar për sahih duke pasë parasysh rrugët e shumta të transmetimit,  në “Sahihul-xhami” (1302), “Sahih ibni maxhe” (2355), “Sahihut-tergib” (1122), “Es-Silsiletu es-sahiha” (2617) dhe “Menasikul-haxhi vel-umre” (16). Sh. P.

[6] Sahih ­– Shënon Buhariu në “Sahih” (15, 20, 5610,6458), Muslimi në “Sahih” (63, 64), Tirmidhiu në “Xhami” (2566), Ibën Maxhe në “Sunen” (4031), Ahmedi në “Musned” (12528, 12545, 13331, 13788, 13635), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (386, 1311, 1312, 1504, 1505, 8431, 8892) dhe “Es-Sunenul-kubra” (19413), Bezari në “Musned” (1790, 2133), Ebu Nuejmi në “Hiljetul-evlija” (59, 2508), e të tjerë nga hadithi i Enes ibën Malik, -radijallahu anhu!-. Sh. P.

[7] Shiko fusnotën nr. 4. Sh. P.

[8] Kurani, El-Maide: 9

[9] Kurani, En-Nisa: 48

[10] Ky punim është i përkthyer pjesërisht. Titulli nuk përkon tërësisht me origjinalin, i cili është: “Të kthyerit”, pra shumësi i fjalës: i kthyer; Po me që, mund të kuptohej edhe ndryshe, e ndryshuam nga “Të ktyherit” në “Kthimi”. Sh. P.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...