15.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

KU SHKOI BILALI, radijAllahu anhu, PAS VDEKJES SE PEJGAMBERIT, alejhi selam?

Bilali është i pari që ka thirrur ezanin me urdhrin e Muhamedit, alejhi selam, në xhaminë që ishte ngritur në Medine, dhe kështu vazhdoi 10 vite.

Pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, Bilali shkoi tek Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe i tha: O Prijësi i muslimanëve, unë kam dëgjuar Muhamedin (alejhi selam) duke thënë: “Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi në rrugën e Allahut.”
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Çka po donë o Bilal?
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Të luftoj në rrugë të Allahut derisa të vdes.
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Kush do të na thërret neve ezanin?
Bilalit iu mbushën sytë lot dhe tha se unë nuk mundem të thërras ezan pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam.
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Qëndro dhe na e thirr ezanin!
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Nëse më ke liruar nga skllavëria për vete atëherë le të bëhet si thua ti, e nëse më ke liruar për Allahun, atëherë më liro që të shkoj…!
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) ia ktheu: Gjithsesi, të kam liruar për Allahun; kështu që Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) shkoi në Sham për të luftuar në rrugën e Allahut dhe tha për veten e tij: “Nuk kam mundur të përballoj dhe të qëndroj në Medine pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, dhe sa herë që thërriste ezanin dhe arrinte tek fjala “Esh-hedu enne Muhammede-rr-rresulullah” iu nxinte fryma dhe qante, kështu që shkoi me luftwtarwt.”
Pas disa viteve, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e kishte parë në ëndërr Muhamedin, alejhi selam, duke i thënë: “Ç’është ky boshllëk o Bilal? – pse nuk po na viziton?”
U ngrit nga gjumi i mërzitur Bilali, hipi në kafshën e tij dhe u nis drejt Medinës. Aty i takoi nipat e Muhamedit, alejhi selam, Hasanin dhe Huseinin (Allahu qoftë i kënaqur me ata) dhe ata i kërkuan që ta thërras ezanin! Të gjithë njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe nuk mbahet mend të kenë qarë më shumë banorët e Medinës së ndritur, se sa në këtë rast!
Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) kur vizitoi Shamin, ndërmjetësuan muslimanët tek ai që ta bind Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur me atë) ta thërret ezanin vetëm për një namaz!
E thirri Omeri, Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe koha e namazit vetëm se kishte hyrë dhe kërkoi nga ai që ta thërret ezanin; u ngrit Bilali dhe e thirri ezanin, qanë sahabët të cilët e kishin takuar Muhamedin, alejhi selam, kur Bilali thërriste ezanin.
Para se të vdiste e ngushëllonte gruaja e tij, ndërsa ai thoshte: “Mos qaj, nesër do t’i takoj të dashurit e mi, Muhamedin, alejhi selam, dhe shokët e tij!”

Shqipëroi: Valdet Kamberi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...