15.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

KULTIVIMI I CILËSISË SË VETËPËRMBAJTJES

Allahu është i Butë. Një nga emrat e Allahut është elHalim (i Buti). Allahu e do cilësinë e durimit. Ai na thërret që ta shfaqim këtë tipardhe na mëshiron, nëse e veprojmë diçka të tillë.  Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, i tha Ashaj b. Kajsit: Ti zotëron dy cilësi që Allahu i do:vetëpërmbajtjen dhe durimin.” [Sahih Muslim (17-18)].

Allahu e do këtë tipar aq shumë, saqë edhe e dëshmuan shumica e pejgamberëve që treguan nivele thuajse mbinjerëzore të durimitkarshi popullit të tyre. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, është shembulli më i mirë i durimit. Ai u keqtrajtua vazhdimisht gjatë përhapjes së mesazhit të Allahut te populli i vet. Një herë ai u nxor me forcë prej qytetit nga idhujtarët, duke e kërcënuar me vdekje. Ata e shanin madje e fyenin atë. Ata u tallën dhe thanë gjëra të tilla si:  “A nuk mundi Allahu të gjejë për të Dërguar ndonjë njeri më të mirë se ti.” Dhe i thanë: “Unë personalisht do t’i shqyej rrobat nga Qabeja deri sa të leckos e të copëtoj, nëse Allahu të dërgon tek ne.”

Engjëlli i maleve iu afrua Profetit, paqja qoftë mbi të, duke i thënë: “Allahu i dëgjon ato që njerëzit e tu t’i thanë, dhe Zoti yt më ka dërguar për t’u bindur ty. Nëse dëshiron, unë do t’i bëj këto dy kodra të bien mbi ta.” Profeti, paqja qoftë mbi të, i cili kishte dhimbje fizike dhe stres emocional, për shkak të abuzimit që ai kishte pësuar ndërkohë që e nxorën dhe e përzunë, ai u përgjigj: “Unë shpresoj se Allahu do të nxjerr nga fëmijët e tyre pasardhës që do të adhurojnë vetëm Atë. “[Sahih el-Buhari (3231) dhe Sahih Muslimi (1795)]. Ne duhet të marrim parasysh arsyen, se përse profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, me këtë rast tregoi vetëpërmbajtje për njerëzit që e kishin keqtrajtuar. Ai e bëri këtë nga mëshira që kishte për ata, por edhe për hir të pasardhësve të tyre, të cilët nuk kishin lindur ende. Ne mund të shohim shqetësimin e tij për fëmijët, që ata të jetojnë në siguri dhe paqe, dhe të mos shohin situata të paqëndrueshme dhe shkatërrime.

Shumë nga fëmijët e këtij vendi do të rriteshin për të pranuar Islamin. Sa për ata që nuk kishin lindur ende në kohën e asaj ngjarje, u lindën si muslimanë dhe disa prej tyre u bënë prej figurave historike më të shquara të Islamit. Kur Profeti, paqja qoftë mbi të, u përball me sjellje injorante apo abuzive, ai u bë edhe më i butë. Në një rast një banor i shkretëtirës shkoi deri tek Profeti, paqja qoftë mbi të, e tërhoqi fort për rrobën e tij, dhe i tha: “Cakto për mua diçka nga pasuria që keni”. Në një rast tjetër dikush u ankua se ai ishte i padrejtë në shpërndarjen e pasurisë, duke thënë: “Kjo mënyrë e shpërndarjes së pasurisë nuk është për hir të Allahut”.

I Dërguari, paqja qoftë mbi të, nuk ka mbajtur ndonjë herë gjë për vete. Kjo u pa më së miri në kohën e vdekjes së tij, kur atij nuk i kishte mbetur asnjë pasuri të kësaj bote. Nëse dëshirojmë që të na tregojë Butësinë e Vet Allahu, atëherë duhet të tregojmë butësinë tonë ndaj të tjerëve, duke përfshirë edhe bashkëshortët dhe fëmijët tanë, ata që janë nën autoritetin tonë në punë, dhe me ata që kemi raporte të barabarta. Nuk duhet të veprojmë shpejt e me zemërim. Duhet ta përmbajmë gjuhën tonë. Ebu Derda na këshillon duke thënë: “Njohja vjen përmes mësimit, ndërsa durimi vjen nëpërmjet praktimit të durimit.” Kjo nënkupton se mund të bëhemi më të butë, pa marrë parasysh se çfarë lloji temperamenti aktualisht kemi. Vetëpërmbajtja dhe durimi mund të mësohet dhe të kultivohet përmes praktikës.

nga anglishtja: Fitim NUHIU

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...