Allahu thotë:
﴿ فَإِذَا خِفْتِ عَلَيْهِ فَأَلْقِيهِ فِي الْيَمِّ ﴾
“Atëherë kur të kesh frikë për të (Musain), hidhe në lum” Surja Kasas: 7.
Dhe thotë:
﴿ فَأَخَذْنَاهُ وَجُنُودَهُ فَنَبَذْنَاهُمْ فِي الْيَمِّ ﴾
“Pra, Ne e kapëm atë (Faraonin) dhe ushtarët e tij dhe i fundosëm në det” Surja Kasas: 40.
Ujin e kanë të përbashkët, por situata dhe përfundimi i tyre është i ndryshëm.
Musai ishte jashtëzakonisht i dobët, pasi ishte edhe foshnje, dhe lumi nuk mund ta dëmtonte atë.
Dhe Faraoni ishte në kulmin e fuqisë dhe tiranisë së tij, por deti e mbuloi me ujë dhe ai ishte ndër ata që u mbytën.
Merrni një rregull:
“Kush është me Allahun, dobësia e tij nuk i bën dëm, e kush nuk është me Allahun, fuqia e tij nuk i bën dobi.”
Përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli