19.8 C
Skopje
E martë, 6 Maj, 2025

Kur është koha e fundit e namazit te jacisë?

Pyetja: Sa është koha e e namazit të jacisë? Si të filloj llogaritjen e orëve të natës, është nga perëndimi i diellit, apo nga ezani për jacinë? A ka ndonjë ndryshim midis “errësirës së natës” dhe “një të tretës së natës” apo janë të njëjta? Zoti ju shpërbleftë me të mira.

Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Koha e jacisë fillon kur mbaron koha e akshamit, që është zhdukja e shkëlqimit të kuq (muzgut) sipas shumicës së dijetarëve.

Ibën el-Mundhir ka thënë: “Dhe dijetarët janë të njëzëri, përveç disave që nuk dhanë pikpamje të sakta, se fillimi i kohës për jacinë është kur të zhduket muzgu”. El-Evsat (3/262).

Muzgu është një skuqje që shfaqet në horizont kur perëndon dielli dhe vazhdon nga perëndimi i diellit deri pak para jacisë.

Sa për kohën fundit të tolerueshme të namazit të jacisë: ajo përfundon në mesnatë.

Imam Muslimi transmeton këtë në Sahihun e tij (612) nga Abdullah ibën Amr, se Pejgamberi i Allahut, (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), tha: “Pra, nëse falni jacinë, koha e saj është deri në mesnatë”.

Dhe në një transmetim tjetër: Dhe koha e namazit të jacisë është deri në mes të natës.

Neveviu ka thënë: “Kjo do të thotë: kjo është një kohë që t’i e përzgjedh deri këtu për ta kryer atë.” Sherh Sahih Muslim (5/111).

Kurse pas mesnatës deri në fillimin e kohës së sabahut është koha detyrueshme për ta falur namazin e jacisë.

Këtë pikëpamje e kanë edhe Shejhul islam ibën Tejmije, Shejh ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë dhe Komisioni i Përhershëm për Lëshimin e Fetvave.

Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Sa i përket kohës së arritjes dhe detyrueshmërisë, ajo zgjat deri në daljen e sabahut të dytë, mbështetur në transmetimin e Jahja ibën Ademit nga ibën Abasi se ai ka thënë: “Koha e namazit të Drekës nuk humbet derisa të fillojë koha e namazit të ikindisë, dhe nuk humbet koha e ikindisë derisa të fillojë koha e akshamit, dhe nuk humbet koha e akshamit deri në nmazin e jacisë, dhe nuk humbet koha e nmazit të jacisë deri në hyrjen e kohës së sabahut …”.

Dhe ai nuk është transmetuar asnjë mosmarrëveshje nga sahabët e tij në lidhje me këtë, saqë edhe tabiinët u pajtuan me ta se namazi i jacisë është i detyrueshëm për ato gra që arrijnë pastërtinë para sabahut, duke cekur thënien e tij në hadithin e Ebu Katades kur ata flinin: “Sa i përket pakujdesisë në gjumë, pakujdesia është në atë se ai nuk e ka falur namazin derisa ka hyrë koha e namazit tjetër.” Që nënkupton se kohëzgjatja e çdo namazi është deri në kohën e namazit tjetër, por namazi i sabahut është i përjashtuar nga ky rregull, sepse koha e tij mbaron me lindjen e diellit…”.

Por që, nuk lejohet vonimi i namazit deri në këtë kohë pa arsye.

Në Fetvanë e Komisionit për fetva, me numër (6/113) thuhet: “Koha për namazin e jacisë është nga zhdukja e muzgut (skuqjes pas perëndimit të diellit) të kuq deri në mesnatë, kjo kohë është koha e tolerueshme e saj, ndërsa koha e detyrueshme është që pre mesnatës e deri në daljen e sabahut.”

Shejh ibën Bazi ka thënë: Nëse zhduket muzgu – që është skuqja në drejtim të perëndimit të diellit – mbaron koha e namazit të akshamit, dhe hyn koha e jacisë deri në mesnatë, ndërsa pas mesnatës është kohë e domosdoshme për kohën e namzit të jacisë. Kështu që nuk lejohet vonimi deri pas mesnatës.

Por koha ndërmjet muzgut e deri në mesnatë është koha e tolerueshme për faljen e namazit të jacisë, kështu që nëse e fal edhe pas mesnate, e fal në kohë, por është duke bërë mëkat; sepse ai e vonoi atë deri në kohën e domosdoshmërisë.” Fetava ibën Baz (10/384).

Disa nga dijetarët janë të mendimit se koha e namazit të jacisë mbaron në mesnatë dhe se pas kësaj kohe falet si kaza (kompensim). Që është mendim shumë i fuqishëm, sepse është një  kujdes shtesë për çështjen e ibadetit, njashtu këtë mendim e mbështesin shumë argumente të forta. Këtë mendim e kanë disa nga Shafitë, dhe këtë mendim e zgjodhi Shejh ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë. Shih: El-Sherh El-Mumti’ (2/ 53).

Së dyti:

Përcaktimi i mesit të natës bëhet duke llogaritur kohën që nga perëndimi i diellit deri në kohën e hyrjes së sabahut dhe gjysma e asaj që është mes tyre është koha e fundit për namazin e jacisë.

Së treti:

Dallimi ndërmjet kohës së tolerueshme dhe kohës së domosdoshmërisë:

Koha e tolerueshme (e përzgjedhjes): Është koha në të cilën njeriu mund ta vonojë namazin, dhe nuk ka kryer një vepër mekruh (të papëlqyer).

Sa i përket kohës së domosdoshmërisë: është koha në të cilën nuk lejohet vonimi i namazit, përveç atyre që kanë arsyetime, si : i pavetëdijshmi, gruaja me menstruacione, gjumi, ai që harron, djali i cili ka arritur pubertetin, dhe jobesimtari nëse bëhet musliman.

Së katërti: Mesi i natës është i ndryshëm nga një e treta e natës, sepse ajo që nënkuptohet me mesin e natës është mesi i saj.

Sa i përket “pjesa fundit të natës”, ajo është e pjesa e tretë e fundit të saj.

Kurse mesi përcaktohet duke përpjestuar natën që prej perëndimit të diellit e deli në daljen e sabahut, sikur u përmend më herët.

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...

Tri shtyllat e begatisë dhe jetëgjatësisë

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) na ka...

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...

Frymëmarrjet që i japin kuptim jetës

Njeriu në jetën e tij është gjithmonë i rrethuar...

Dy llojet e amanetit

Amaneti gjuhësisht: Në gjë që ia lëmë dikujt për...