14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kur është koha e therjes së kurbanit?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Koha e therjes së kurbanit fillon pas namazit të Kurban Bajramit, dhe mbaron me perëndimin e diellit në ditën trembëdhjetë të muajit dhul hixhe, pra, dita e Bajramit dhe tre ditë pas.

Më së miri është shpejtimi i therjes pas namazit të Bajramit, sikur që kishte vepruar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, që të jetë ushqimi i tij ditën e Bajramit prej kurbanit të tij.

Transmeton Ahmedi nga Burejde, radijallahu anhu, të ketë thënë: “I Dërguari, salallahu alejhi ue selem nuk nisej për Fitër Bajram derisa të ushqehej dhe nuk ushqehej ditën e Kurban Bajramit derisa të kthehej, e ushqehej nga kurbani i tij.[1]

Shejh ibn Uthejmini në librin “Dispozitat e Kurbanit” për kohën e therjes ka thënë: “Fillon pas namazit të Bajramit deri në perëndimin e diellit në ditën e fundit të ditëve të teshrikut që është dita e trembëdhjetë e muajit dhul hixhe, atëherë ditët e therjes janë katër: Dita e Bajramit pas namazit, dhe tre ditë pas. E kush ka therë kurbanin para se të falë namazin e Bajramit apo pas perëndimit të diellit ditën e trembëdhjetë nuk është i vlefshëm kurbani i tij. Mirëpo nëse ka ndodhur ndonjë arsye për të vonuar nga ditët e teshrikut si për shembull të ikë kurbani pa qëllim të tij e nuk mund ta gjejë pos pasi të ketë kaluar koha, apo të angazhojë dikë që ta therë, e ky të ketë harruar derisa të kalon koha, atëherë nuk prish punë nëse theret pasi të kalojë koha për shkak të arsyes. Njëjtë sikur atë të cilin e ka zënë gjumi nga namazi apo e ka harruar, atëherë e falë kur të zgjohet apo t’i kujtohet.

Lejohet therja e kurbanit në kohë të natës dhe të ditës, por therja ditën është më primare, në ditën e Bajramit pas dy hutbeve është më  mirë, e çdo ditë që vije pas është më mirë se ajo e më vonshme, për shkak të shpejtimit në veprimin e të mirave”.

Në fetvatë e Komisionit të Përhershëm 11/406 thuhet: “Ditët e therjes së kurbanit për haxhiun haxh temetu apo kiran, dhe për kurban (për atë që nuk është në haxh) janë katër: Dita e Bajramit dhe tre ditë pas. Koha mbaron me perëndimin e diellit ditën e katërt, sipas thënieve më të sakta të dijetarëve”.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E ka shënuar Zejlei në librin “Nesb rajah” (2/221) nga ibn Katan, e ky e ka konsideruar të vërtetë.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...