Në vitin 1842 francezi Lion Rush, i maskuar me rrobat e haxhiut muslimanë, vizitoi Egjiptin dhe Hixhazin. Qëllimi i kësaj vizite të fshehur ishte të arrijë në pajtim të dijetarëve me tekstin e fetvasë që e kishte sjellë prej Algjerisë, sipas të cilës xhihadi kundër francezëve është prej “hedhjes së vetës në shkaterrim” dhe si konkludim bindja ndaj pushtetit francez është i shkallës së emergjencës (الضرورة). Sipas fetvasë në fjalë rezistenca që e udhëhiqte Emir Abdul Kadir Xhezairiu ishte e paligjshme/jo legjitime.
(Libri Rihlat ila Shibhi Xheziretil Arab 1/249) Në përpilimin e fetvasë në fjalë së bashku me Rushin, pjesëmarrës ishin edhe disa udhëheqës të tarikateve sufiste.
Por dijetarët e Az’harit nuk u pajtuan me fetvanë në fjalë dhe bënë mirë. (Tarihul Xhezair, fq. 284) Vepra e tyre do të ishte me e plotë dhe më e bukur po të kishin vepruar si veproi Shejhul Islami Ibn Tejmije me çifutët. Një grup çifutësh kishin nxjerr një letër të falsifikuar sipas të cilës i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i kishte liruar çifutët e Hjaberit nga pagesa e Xhizjes . Kjo letër disi i mashtroi ata që nuk kishin njohuri mbi Sunetin , derisa letra në fjalë nuk i ra në dorë Ibn Tejmijes. Ai, Allahu e mëshiroftë, pështiu mbi letrën dhe e vërtetoi falsifikimin nga dhjetë aspekte të argumentimit. (Zadul Mead, 3/152).
Francezët e kuptuan se fetvaja është një armë efikase që ndikon te muslimanët, e përiluan një fetva në mënyrën e tyre franceze dhe u munduan ta legjitimojnë me vërtetimin e saj te dijetarët e Az’harit dhe Hixhazit. Dështuan dhe nuk ja arritën.
Por sot nuk ka nevojë për lodhje të madhe, mjafton një takim i shkurtër dhe arrihet qëllimi. Shikoni si Shejhu i Az’harit (në të kaluarën) e përkrahi që muslimanet të heqin hixhabet e tyre në Francë.
Ashtu si fetvaja bëhet armë në dorën e armikut pushtues e njëjta është edhe armë në dorën e muslimanëve. Të tilla janë fetvatë e dijetarëve të Andaluzisë kundër krishterëve që zhvilluan kryqëzatat. Ibn Rushdi (gjyshi-vdiq në vitin 520H) dha fetva se xhihadi për banorët e Andaluzisë është më me vlerë se sa Haxhillëku farz, për të cilin, sipas mendimit të tij, në atë kohë nuk janë plotësuar kushtet. Në atë kohë arritja e sigurt në Meke ishte e pamundshme. Ibn Munasif (vdiq në vitin 620H) shkroi librin El Inxhad fil Xhihad në të cilin i përfshiu gjitha kaptinat e xhihadit duke i treguar në hollësi farzet dhe sunetet e tij, adabet dhe dispozitat … (Xhuhud ulemail Endeleus fis Sirai mean mesara, fq. 150-159)
Kur u ndërlikua çështja e tatarëve në vitin 702H dhe u parashtrua pyetja si të luftojmë kundër tyre kur ata e manifestojnë islamin dhe nuk na sulmojnë, Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, publikoi fetva se ata janë një kategori e havarixhëve kundër të cilëve lufta është obligim. Ai shtoi se lufta është obligim edhe kundër çdo sekti që është distancuar nga ndonjë prej dispozitave të dukshme islame.
Njerëzve u thoshte: nëse më shihni në anën e tyre dhe mbi kokën time kam Mus’hafin me mbytni. Pas kësaj fjalie dhe fetvasë së tij, njerëzit u trimëruan përmblodhën veten dhe luftuan kundër tatarëve (El Bidaje ven Nihaje, 14/25).
Situata e sotme na imponon që çështjet e drejta në të cilat e vërteta është më e qartë se sa dielli në mes të ditës, ti ndihmojmë, të mos de-motivojmë dhe ulim moralin e njerëzve me fetva të tilla që shndërrohen në arma të drejtuara kundër neve. Allahu është Ndihmësi më i mirë.
Përshtati: Mr. Sc. Talha Kurtishi