KUR FLET ME ALLAHUN

KUR FLET ME ALLAHUN

0 1476

Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë ta mbushësh llogarinë e celularit tuaj…
Kur flet me Allahun, nuk ke pse heziton në fjalët e tua…
Kur flet me Allahun, nuk ke pse frikohesh se mos po të keqkupton …
Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë t’i thuash më fal që të pengova në këtë kohë, a ka mundësi të bisedojmë një minutë…
A e di se çka është më me rëndësi në gjithë këtë?
Nuk ke nevojë ta ngritësh zërin që të dëgjojë, ende pa u shprehur me asnjë fjalë, Ai të kupton…
Është i vetmi që ti nuk turpërohesh t’i tregosh çdo gjë, dhe për çudi ai më mirë se ti i di tregimet e tua, megjithatë të dëgjon…
Nuk mërzitet e as nuk të thotë se kemi biseduar për këtë 1 milion herë, të lutem mos më trego për këtë prapë…
Është i vetmi prej të cilit nuk turpërohesh kur qanë para Tij. E, në sexhde je në takim të veçantë me Atë…
Është i vetmi që ti e do pa ndërprerë, edhe pse nuk e ke takuar asnjëherë…
Është i vetmi që të do ty pa ndërprerë, edhe pse ti nuk e din…
Të dua o Allahu im.

Përshtati : Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 575