Shumë prej muslimanëve kur lexojnë Kuranin e përkufizojnë nijetin në përfitimin e shpërblimit nga të lexuarit, kështu duke mos qenë në dijeni për shumë dobi madhështore të Kuranit, ngase saherë që njeriu lexon Kuranin me nijet të caktuar e arrin vlerën e saj.
Siç thotë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem: “Veprat vlerësohen sipas nijetit, dhe secilit i takon atë që ka nijet.” E shënon Muslimi.
Kurani është metodologji e jetës. E nijeti është tregtia e dijetarëve. Kështu duke u nisur nga ky parim dëshirova që të përkujtoj veten dhe vëllezërit e mi, për disa nijete që t’i kemi parasysh gjatë leximit të Kuranit, prej tyre:
- Lexoe Kuranin që të përfitosh dije, e të veprosh me të.
- Lexoe Kuranin që të udhëzohesh.
- Lexoe Kuranin me qëllim që t’i lutesh Allahut.
- Lexoe Kuranin që të shërohesh nga sëmundjet trupore dhe shpirtërore.
- Lexoe Kuranin me qëllim që Allahu të të nxjerr nga errësirat në dritë.
- Lexoe Kuranin, ngase e shëron zemrën e ngurtë, me Kuran zemra qetësohet, ngjallet dhe zhvillohet.
- Lexoe Kuranin sepse është sofra e Allahut të Madhëruar.[1]
- Lexoe Kuranin që të mos jesh prej të shkujdesurve, e të jesh prej atyre që shpesh e përmendin Allahun.
- Lexoe Kuranin që të shtohet bindja, e besimi në Allahun.
- Lexoe Kuranin me qëllim të respektosh urdhrat e Tij përmes leximit.
- Lexoe Kuranin që të arrish shpërblimin e një shkronje me dhjetë të mira, e Allahu ia rrit shpërblimin kujt të do.
- Lexoe Kuranin që të arrish ndërmjetësimin e Kuranit ditën e Kiametit.
- Lexoe Kuranin me qëllim pasimin e porosisë së profetit, sal-Allahu alejhi ve selem.
- Lexoe Kuranin që të ngrihesh tek Ai në pozitë, e të ngrihet kështu edhe umeti.
- Lexoe Kuranin që të ngrihesh në grada të xhenetit, e të veshësh kurorën e nderit, e t’ju jipet prindërve hallka të arrit, që janë më me vlerë se dynjaja.
- Lexoe Kuranin me qëllim adhurimi duke lexuar fjalët e Tij.
- Lexoe Kuranin që të jesh prej të zgjedhurve të Allahut e të afërmve të Tij.
- Lexoe Kuranin me qëllim që kush e lexon bukur është me melaqet e ndershëm e të drejtë.
- Lexoe Kuranin me qëllim të shpëtosh nga zjarri dhe dënimi i Allahut.
- Lexoe Kuranin që të jesh në ndihmën e Tij.
- Lexoe Kuranin që të mos kthehesh në kufirin më të ulët të jetës.
- Lexoe Kuranin që të jetë argument për ty e jo kundra teje.
- Lexoe Kuranin me nijet se të shikuarit në Mus’haf është adhurim.
- Lexoe Kuranin që të zbret qetësia, e të kaplohesh me mëshirë, e të përmendesh tek Allahu.
- Lexoe Kuranin me qëllim të mos jesh prej të humburve në dynja e prej të këqijve në ahiret.
- Lexoe Kuranin ngase Allahu largon me të mërzitë, brengat e problemet.
- Lexoe Kuranin që të jetë shoqëruesi yt ne varr, dritë në urrën e siratit, udhëzues në dynja, dhe udhërrëfyes për në xhenet.
- Lexoe Kuranin që të edukohesh e të pajisesh me moral nga Allahu, sikur që e zbukuroi me to të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem.
- Lexoe Kuranin, që të preokupohesh me të vërtetën, e të të mos angazhojë nefsi me gjëra të kota.
- Lexoe Kuranin që ditën e Kiametit të vendoset nje perde ndarëse mes teje dhe jobesimtarëve.
Të jemi ithtarë të Kuranit.
Kjo është një tregti e sigurtë dhe fitimprurëse, e të mirat e Allahut nuk kanë fund.
Burimi: albislam.com
Përktheu: Shpend Zeneli
[1] Është ngjasuar Kurani me ushqimin që u ofrohet mysafirëve, për shkak mirësive dhe dobive që janë në të, në të cilën Ai i ka ftuar. Këtë e thënë ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, me fjalët: Kurani Fisnik është sofra e Allahut në tokë.