KURANI I VETMI UDHËHEQËS DHE DREJTUES

KURANI I VETMI UDHËHEQËS DHE DREJTUES

0 1296

Allahu i Lartësuar thotë:

 ﻭَﻟَﻮْ ﺷِﺌْﻨَﺎ ﻟَﺒَﻌَﺜْﻨَﺎ ﻓِﻲ ﻛُﻞِّ ﻗَﺮْﻳَﺔٍ ﻧَﺬِﻳﺮﺍً . ﻓَﻼ ﺗُﻄِﻊْ ﺍﻟْﻜَﺎﻓِﺮِﻳﻦَ ﻭَﺟَﺎﻫِﺪْﻫُﻢْ ﺑِﻪِ ﺟِﻬَﺎﺩﺍًﻛَﺒِﻴﺮﺍً .

Sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues. Mos i dëgjo mohuesit, por luftoji ata me forcë nëpërmjet këtij (Kurani).” (Furkan, 51-52)

Luftoi ata me çka? Me Kuran, Allahu në Kuran sikur sinjalizon se ky Kuran zëvendëson dërgimin e pejgamberëve, dhe ka marrë përsipër detyrat e të gjithë pejgamberëve që Kurani të ndërtojë burra sikurse pejgamebrët.

Zoti im thotë dhe fjala e Tij është më e drejta:

 ﻭَﻗَﺎﻟُﻮﺍ ﻟَﻮْﻻ ﺃُﻧْﺰِﻝَ ﻋَﻠَﻴْﻪِ ﺁﻳَﺎﺕٌ ﻣِﻦْ ﺭَﺑِّﻪِ

Ata thonë: “Përse nuk i janë zbritur (Muhamedit) mrekulli nga Zoti i tij?” (Ankebut 50)
Allahu thotë:
ﺃَﻭَﻟَﻢْ ﻳَﻜْﻔِﻬِﻢْ ﺃَﻧَّﺎ ﺃَﻧْﺰَﻟْﻨَﺎ ﻋَﻠَﻴْﻚَ ﺍﻟْﻜِﺘَﺎﺏَ ﻳُﺘْﻠَﻰ ﻋَﻠَﻴْﻬِﻢْ

Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre?” (Ankebut, 51)

Ata kërkonin (ﺁﻳَﺎﺕٌ) mrekulli, Allahu u tregoi për mrekullinë më të madhe, Kuranin.

Vëllezërit e mi!

Në suren Bekare Allahu thotë:
ﺃَﻭْ ﻛَﺎﻟَّﺬِﻱ ﻣَﺮَّ ﻋَﻠَﻰ ﻗَﺮْﻳَﺔٍ ﻭَﻫِﻲَ ﺧَﺎﻭِﻳَﺔٌ ﻋَﻠَﻰ ﻋُﺮُﻭﺷِﻬَﺎ ﻗَﺎﻝَ ﺃَﻧَّﻰ ﻳُﺤْﻴِﻲ ﻫَﺬِﻩِ ﺍﻟﻠَّﻪُﺑَﻌْﺪَ ﻣَﻮْﺗِﻬَﺎ ﻓَﺄَﻣَﺎﺗَﻪُ ﺍﻟﻠَّﻪُ ﻣِﺎﺋَﺔَ ﻋَﺎﻡٍ ﺛُﻢَّ ﺑَﻌَﺜَﻪُ
Po për atë i cili, kur kaloi pranë një qyteti të rrënuar përtokë, tha: “Si mund ta kthejë në jetë Allahu këtë qytet tani që ai është i vdekur?!” Dhe Allahu e vdiq atë për njëqind vjet e pastaj e ringjalli” (Bekare, 259)
Njeriu thoshte: A mundet Allahu këtë ta ngjallë dhe si? Allahu tregoi fuqinë e Tij: E bëri atë të vdes dhe pastaj e ringjalli, dhe atij i tha: A e shikove këtë. Ai tha: Nuk shikova asgjë.

Allahu i tha: Sa kohë ke qëndruar kështu?
ﻗَﺎﻝَ ﻛَﻢْ ﻟَﺒِﺜْﺖَ ﻗَﺎﻝَ ﻟَﺒِﺜْﺖُ ﻳَﻮْﻣﺎً ﺃَﻭْ ﺑَﻌْﺾَ ﻳَﻮْﻡٍ
Sa kohë ke qwndruar këtu?” – Ai u përgjigj: “Një ditë ose gjysmë dite”.
Allahu i tha “Jo”:

 ﻗَﺎﻝَ ﺑَﻞْ ﻟَﺒِﺜْﺖَ ﻣِﺎﺋَﺔَ ﻋَﺎﻡٍ ﻓَﺎﻧﻈُﺮْ ﺇِﻟَﻰ ﻃَﻌَﺎﻣِﻚَ ﻭَﺷَﺮَﺍﺑِﻚَ ﻟَﻢْ ﻳَﺘَﺴَﻨَّﻪْ ﻭَﺍﻧﻈُﺮْ ﺇِﻟَﻰﺣِﻤَﺎﺭِﻙ
por ke qwndruar njëqind vite. Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur! Shikoe gomarin tënd (si do ta ringjallim)”.
Gomari përpara, eshtrat për toke, filluan të bashkohen e të veshen me mish, Allahu ia dha shpirtin dhe gomari u ngrit, e gjithë këtë ai e vështronte me dy sytë.

ﻭَﻟِﻨَﺠْﻌَﻠَﻚَ ﺁﻳَﺔً ﻟِﻠﻨَّﺎﺱِ
që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit
ﻭَﺍﻧﻈُﺮْ ﺇِﻟَﻰ ﺍﻟْﻌِﻈَﺎﻡِ ﻛَﻴْﻒَ ﻧُﻨﺸِﺰُﻫَﺎ ﺛُﻢَّ ﻧَﻜْﺴُﻮﻫَﺎ ﻟَﺤْﻤﺎً

vështroji eshtrat se si i bashkojmë e pastaj i veshim me mish!”
ﻓَﻠَﻤَّﺎ ﺗَﺒَﻴَّﻦَ ﻟَﻪُ ﻗَﺎﻝَ ﺃَﻋْﻠَﻢُ ﺃَﻥَّ ﺍﻟﻠَّﻪَ ﻋَﻠَﻰ ﻛُﻞِّ ﺷَﻲْﺀٍ ﻗَﺪِﻳﺮٌ
Kur atij iu bë e qartë, ai tha: “Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!” (Bekare, 259)

Vëllezërit e mi! Pas kësaj ngjarje, menjëherë vije po e njëjta pyetje:

ﻭَﺇِﺫْ ﻗَﺎﻝَ ﺇِﺑْﺮَﺍﻫِﻴﻢُ ﺭَﺏِّ ﺃَﺭِﻧِﻲ ﻛَﻴْﻒَ ﺗُﺤْﻲِ ﺍﻟْﻤَﻮْﺗَﻰ
Kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Tregomë si i ngjall të vdekurit!” (Ibrahim, 260)
ﻗَﺎﻝَ ﺃَﻭَﻟَﻢْ ﺗُﺆْﻣِﻦْ ﻗَﺎﻝَ ﺑَﻠَﻰ ﻭَﻟَﻜِﻦْ ﻟِﻴَﻄْﻤَﺌِﻦَّ ﻗَﻠْﺒِﻲ
Zoti i tha: “A nuk beson?” – “Besoj” – iu përgjigj Ibrahimi, “por dëshiroj të më qetësohet zemra.”
Tani Allahu i Lartësuar nuk i ofroi argumente nga vetvetja por i tha:
ﻗَﺎﻝَ ﻓَﺨُﺬْ ﺃَﺭْﺑَﻌَﺔً ﻣِﻦْ ﺍﻟﻄَّﻴْﺮِ ﻓَﺼُﺮْﻫُﻦَّ ﺇِﻟَﻴْﻚَ ﺛُﻢَّ ﺍﺟْﻌَﻞْ ﻋَﻠَﻰ ﻛُﻞِّ ﺟَﺒَﻞٍ ﻣِﻨْﻬُﻦَّ ﺟُﺰْﺀﺍً ﺛُﻢَّﺍﺩْﻋُﻬُﻦَّ ﻳَﺄْﺗِﻴﻨَﻚَ ﺳَﻌْﻴﺎً ﻭَﺍﻋْﻠَﻢْ ﺃَﻥَّ ﺍﻟﻠَّﻪَ ﻋَﺰِﻳﺰٌ ﺣَﻜِﻴﻢٌ
Allahu i tha: “Merr katër zogj dhe copëtoji. Shpërnda në çdo kodër nga një copë prej tyre pastaj thirri! Ata do të të vijnë me të shpejtë. Dhe ta dish se Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.”
Allahu i lartësuar të parit i ofroi argument në vetveten e tij, ndërsa Ibrahimi aljehis-selam argumentet i pa te zogjtë.

Vëllezërit e mi!

Po të njëjtën pyetje e drejtoi El-As bin Vail es-Suhemijj dhe Ubej-ju bin Halef Muhamedit, salAllahu alejhi ve selem. Allahu i Lartësuar tha:

ﻭَﺿَﺮَﺏَ ﻟَﻨَﺎ ﻣَﺜَﻼً ﻭَﻧَﺴِﻲَ ﺧَﻠْﻘَﻪُ ﻗَﺎﻝَ ﻣَﻦْ ﻳُﺤْﻲِ ﺍﻟْﻌِﻈَﺎﻡَ ﻭَﻫِﻲَ ﺭَﻣِﻴﻢٌ
Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet dhe thotë: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?” (Jasin, 78)
Allahu i përgjigjet:

 ﻗُﻞْ ﻳُﺤْﻴِﻴﻬَﺎ ﺍﻟَّﺬِﻱ ﺃَﻧﺸَﺄَﻫَﺎ ﺃَﻭَّﻝَ ﻣَﺮَّﺓٍ ﻭَﻫُﻮَ ﺑِﻜُﻞِّ ﺧَﻠْﻖٍ ﻋَﻠِﻴﻢٌ . ﺍﻟَّﺬِﻱ ﺟَﻌَﻞَ ﻟَﻜُﻢْ ﻣِﻦْ ﺍﻟﺸَّﺠَﺮِ ﺍﻷَﺧْﻀَﺮِ ﻧَﺎﺭﺍً ﻓَﺈِﺫَﺍ ﺃَﻧْﺘُﻢْ ﻣِﻨْﻪُ ﺗُﻮﻗِﺪُﻭﻥَ . ﺃَﻭَﻟَﻴْﺲَ ﺍﻟَّﺬِﻱﺧَﻠَﻖَ ﺍﻟﺴَّﻤَﻮَﺍﺕِﻭَﺍﻷَﺭْﺽَ ﺑِﻘَﺎﺩِﺭٍ ﻋَﻠَﻰ ﺃَﻥْ ﻳَﺨْﻠُﻖَ ﻣِﺜْﻠَﻬُﻢْ ﺑَﻠَﻰ ﻭَﻫُﻮَ ﺍﻟْﺨَﻼَّﻕُ ﺍﻟْﻌَﻠِﻴﻢُ .

Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë; Ai që prej drurit të njomë bëri për ju zjarrin, të cilin e përdorni për të ndezur”. Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe Tokën, t’i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!” (Jasin, 79-81)

Tani kemi tre shembuj, Allahu të parin e solli në gomarin, ushqimin; i dyti që kishte të bëj me Ibrahimin alejhis-selam kishte të bëjë me zogjtë. Ndërsa i treti në umetin e Muhamedit, salAllahu aljehi ve selem, argumenti ishte vet Kurani.

Këtu është çështja. Feja jonë referencë ka Kuranin dhe sunetin. Kurani është baza ndërsa suneti është plotësuese dhe shpjeguese. Mu për ketë duhet të kujtojmë vazhdimisht se: “çdo gjë që të angazhon jashtë Kuranit është pesimizëm për ty”.

Disa njerëz gjatë tërë kohës dëgjojnë ligjërata, shkojnë në tubime për të përfituar, lexojnë libra, por Kuranin e ka braktisur. Pasi që kjo është kështu, atëherë dije se asgjë nuk të bën dobi, kthehu Kuranit me nxënie përmendësh, lexim, studim, analizë, komentim, dhe mësim. A din se çka do të thotë mësim?!
Kurani përmbledhë dijen e akides (besimit), fikhut, sires, tefsirit, historisë, gjuhës, moralit, çdo gjë.
Kurani është fjalë e Allahut, libër i bekuar që të edukon për dituri, punë dhe davet (thirrje). Kurani është rruga jote për t’u bërë burrë i vërtetë.
Po, Kurani prodhon burra, dhe do të vazhdoj të prodhoj deri në ditën e Kijametit.

Muhamed Husejn Jakub

Përktheu nga rabaishtja: Ulvi Fejzullahu

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577