7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Kush është Dhul Kifli i përmendur në Kuran?

Pyetja: Cili është tregimi për Dhul Kiflin? A është po i njejti i cili përmendet në hadith, dhe a është ky hadith i vërtetë? Dhe a është varri i tij në Irak, ashtu siç pretendohet?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm.” Enbija, 85.

Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë më të mirët.” Sad, 48.

Komentuesit e Kuranit janë ndarë në dy mendime për Dhul Kiflin, se a është një njeri i mirë, apo nebij (profet)? Thënia më korrekte është se Dhul Kifli ka qenë profet, për shkak se është përmendur në mesin e profetëve tjerë.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është e qartë përmendja e tij dhe lavdërimi në Kuranin Famëlartë, duke e shoqëruar atë me prijësat e tjerë pejgamberë; ai është një profet, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të. Kjo çështje kështu është e njohur. Disa të tjerë kanë pretenduar se nuk ka qenë profet, por ka qenë një burrë i mirë, i urtë, e i drejtë. Ibn Xheriri nuk ka dhënë përgjigje rreth kësaj. Allahu e di më së miri.”[1]

Ebu Hajan Endelusi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shumica kanë deklaruar se ai ka qenë një profet.”[2]

Kasimiu, Allahu e mëshiroftë, rreth ajetit: “Dhe kujtoje: Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin! Të gjithë ata kanë qenë më të mirët.” ka thënë: pra: me profetësi, me mesazh hyjnor, për të udhëzuar dhe drejtuar.”[3]

Sa’di, Allahu e mëshirfotë, për ajetin e lartpërmendur ka thënë: “përmendi ata profetë në mënyrën më të bukur, lavdëroi me lëvdata më të larta, ngase që të gjithë kanë qenë nga më të mirët, të cilët i përzgjedhi Allahu prej robërve të Tij. Zgjodhi për ta më të mirën e gjendjeve, veprave, sjelljeve, cilësive të mira e virtyteve të larta.”[4]

Ajo që përmendet për Dhul Kiflin, alejhi selam, se ka qenë nga durimtarët dhe më të mirët, kështu e ka përmendur Zoti jonë, në Librin e Tij, e për të nuk dimë diç tjetër, nuk ka për të ndonjë tregim, ajo që përmendet nga historianët dhe komentuesit, e gjithë ajo përcillet nga ithtarët e librit, Allahu është më i dituri për vërtetësinë e tyre.

Transmetimi i Tirmidhiut (2496) dhe Ahmedit (4747) nga ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, duke thënë: “Kifli ka qenë një nga beni israilët, i cili nuk ngurronte ndaj mëkateve që vepronte. (një ditë) I erdhi një vajzë, të cilës i dha gjashtëdhjetë dinarë me kusht që të kryente me të marrëdhënie intime. Kur ai iu afrua asaj, ashtu siç i afrohet burri gruas së tij, ajo filloi të dridhej e të qaj. E ky i tha: Çfarë të bëri të qash! A me dhunë të detyrova? Tha: Jo, por është një gjë që nuk e kam bërë më herët, dhe nuk më detyroi ta bëj, pos që kisha nevojë (për para). Tha: Ti e vepron këtë, ndërsa më herët nuk ke vepruar asnjëherë? I tha: Shko, (paratë) janë për ty. Pasha Allahun tani më nuk do i bëj mëkat Allahut, asnjëherë, vdiç në atë natë, e në derën e tij shkruante: Allahu ia ka falur Kiflit.”

Ky hadith është i dobët, redaktorët e Musnedit që të gjithë e kanë vlerësuar të dobët, njashtu edhe shejh Albani në librin e tij “të dobëtat e tirmidhiut”.

Po ta zëmë se është hadith i vërtetë: nuk ka të bëjë me Dhul Kiflin që përmendet në Kuran.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa i përket hadithit që e transmeton Imam Ahmedi –pasi që përmend hadithin- është një hadtih shumë i çuditshëm, që në zingjirin e tij ka dyshime. Por, edhe qoftë se hadith është i saktë, ky nuk është Dhul Kifli, sepse fjala e hadithit “Kifl” pa u përmendur parashtesa, nënkupton se ka qenë një njeri krejtësisht tjetër, nga ai që përmendet në Kuranin Fisnik.”[5]

Ndërsa sa i takon varrit që përmendet në tokën e Irakut; nuk dihet asnjë bazë e vërtetë për të, e as që ka përmendur ndonjë prej dijetarëve që kjo ka bazë, e as transmetim. Por, ky është një vepim i injorantëve të cilët bëjnë fitne më të vdekurrit, duke kërkuar prej tyre ndërmjetësim për tek Zoti, e ndodh që edhe t’i adhurojnë, në vend të Allahut, ata atyre u luten, prej tyre kërkojnë, dhe për ta zotohen.

Burimi: albislam.com / Islamqa.info

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Nga libri “el Bidajeh ve Nihajeh” 1/516.

[2] Nga libri  “El Bahru Muhit” 7/460

[3] Tefsiri i Kasimiu 8/267

[4] Tefsisi i Sadit, faqe 715

[5] Nga libri “El bidajeh ve Nihajeh” 1/519

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...