Pyetje: Kush llogaritet i varfër që meriton t’i jepet zekat apo sadakatul fitër?
Përgjigje: falënderimi i takon Allahut të madhëruar, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:
Dijetari Muhamed ibën Salih Uthejmin në Fetvatë e tij thekson se i varfër që meriton t’i jepet zekati konsiderohet ai që nuk posedon pasuri të mjaftueshme për një vit që i mjaftojnë për ushqim, strehim, veshmbathje dhe gjëra të tjera elementare për jetë. Kjo sasi e pasurisë ndryshon prej vendit në vend dhe prej kohës në kohë.
Burimi: albislam.com