7.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

KUSHTET DHE FARZET E HAXHIT! (02)

Kushtet për kryerjen e haxhit, janë:
9. Që gruaja të udhëtojë në përcjellje të burrit apo mahremit.
Nëse distanca e udhëtimit për në Meke, haxh apo umre është larg dhe kjo distancë të konsiderohet udhëtim, femrës i nevojitet përcjellës, një mahrem apo burri i saj(ose djali, baba, vllai, etj).

I dërguari i Allahut, ka thënë;
لا يحل لامرأة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تسافر مسيرة يوم وليلة إلا مع ذي محرم عنها
” Femrës e cila i beson Allahut dhe Ditës së Gjykimit, nuk i lejohet të udhëtojë larg një ditë e një natë udhëtim pos me mahremin e saj.
(Muslimi; 2388).

Transmeton Ibn Abasi, radijaAllahu anhuma, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë;
لا تحج المرأة إلا ومعها محرم
Gruaja nuk e kryen haxhin pos me mahrem.
فقال رجل، يانبي الله إني اكتتبت في غزوة كذا، وامرأتي حاجة، قال: ارجع فحج معها
Njeri njeri i tha; O i dërguar i Allahut, unë jam paraqitur që të marrë pjesë në filan betejën, ndërsa gruaja ime do të shkojë në haxh.
I tha, i dërguari i Allahut; Kthehu dhe shko në haxh me bashkëshorten tënde.
(Bezari, i saktë hadithi)

Bashkëshorti nuk ka të drejtë tia ndalojë gruas kryerjen e haxhit farz nëse ajo e ka mahremin e saj(baba, djali, vllavi) me të cilin ajo do të udhëtojë për në haxh, ngase kryerja e haxhit farz është më parësore se respekti dhe dëgjimi i burrit.
Mirëpo, nëse gruaja dëshiron ta kryejë haxhin nafile(vullnetar), burri ka të drejtë tia ndalojë kryrjen apo shkuarjen në haxh.
Nëse gruaja nuk ka asnjë mahrem për në haxh, ajo nuk është e detyruar ta kryej haxhin, por do ta lërë amamet që nga pasuria e saj(nëse posedon pasuri) të dërgohet bedel që do ta kryejë haxhin për të.
10. Që gruaja të mos jetë në gjendje të idetit, pas martesës ose vdekjes së burrit, në kohën e nisjes së haxhilerëve për në haxh.

Kushtet dhe Farzet e Haxhit!
(4)

Haxhi ka tre farze themelore, e ato janë;

1. Ihrami
Me këtë nënkuptohet marrja e vendimit për kryerjen e haxhit.
Ihrahim përbëhet nga nijeti dhe telbija.
Me ihram dhe nijet hyhet në haxh ashtu si me nijet dhe tekbir fillestar që hyhet në namaz.

2. Qëndrimi në arafat në kohë të caktuar
Qëndrimi në arafat, qoftë edhe shkurt-pak është farz.
Koha e këtij qëndrimi fillon prej kur dielli gjendet në zenit(drekë) ditën e nëntë të dhulhixhes deri në agimin e ditës së dhjetë të dhulhixhes.
Ai i cili në këtë kohë nuk qëndron qoftë edhe për pak kohë në Arafat, ai nuk ka haxh, ngase i dërguari i Allahut, ka thënë;
الحج عرفة، من جاء ليلة جمع قبل طلوع الفجر ف أدرك الحج
Haxhi është Arafat. Ai që prezenton në tubimin e natës në Arafat, para ardhjes se agimit, ai e ka arritur haxhin.
(Ahmedi në musnedin e tij).

Nata e xhem’it: nata e tubimit në Arafat në prag të Kurban Bajramit.

3. Tavaf ez zijare( i njohur si tavaful ifada).
Zoti, xhele ve ala, thotë;
واليطوفوا بالبيت العتيق
Dhe le të sillen-bëjnë tavaf rreth shtëpisë së lashtë(Qabesë).
(Haxh; 29).
Tavafi përbëhet nga vizita, sjellja rreth Qabesë së shenjtë shtatë herë.
Katër të parat janë farz, ndërsa tre të tjerët janë vaxhib.
Në radhë të parë është ihrami, në vijim qëndrimi në Arafat dhe pastaj vjen tavafi.
Pa kryerjen e farzeve nuk ka haxh të pranuar.
Mirëpo, nëse haxhi i haxhiut i cili vdesë pas qëndrimit në Arafat konsiderohet i plotë, edhe pse nuk e ka kryer tavafu zijaren
Mirëpo nëse udhëton para se ta kryejë tavafu zijaren, haxhi i tij sdo jetë i pranuar dhe ai obligohet të kthehet në Mekë përshkak kryerjes së tij

Përmblodhi dhe Përshtati;
Hoxhë Suad Shabani

#FikhuHanefi

#Kushtet
#Farzet, me lëshimin e ndonjërit prej kushteve dhe farzeve, haxhi nuk pranohet.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...