LAICIZMI DHE RREZIKU I TIJ!!

LAICIZMI DHE RREZIKU I TIJ!!

0 1673

O ju musliman! Allahu zbriti Kuranin sqarues për çdo gjë, dhe e bëri udhëzim e mëshirë për besimtarët! Dërgoi Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me udhëzim dhe me të vërtetën, dhe nëpërmjet tij dhe thirrjes së tij, i hapi sytë e të verbërve, dhe veshët e të shurdhërve, dhe zemrat e të shkujdesurve, e largoi errësirën e injorancës dhe budallallëkut, dhe i prishi besëtytnitë e vjetra: “Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë”. Kehf 7.

Ne vazhdimisht duhet rikujtuar se belatë janë të vazhdueshme, dhe se sherri është prezent, dhe se shejtanët, nga njerëzit dhe nga xhindet, vazhdojnë në përhapjen e të ligës dhe devijimit! Madje, ato i zbukuruan të këqijat me të gjitha ngjyrat, dhe i përhapën me të gjitha gjuhët: “Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindeve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim”. Enam 112.

Për detyrë e kemi që t’i përcjellim rrugët e mashtrimit, duke paralajmëruar nga ato, dhe duke i zbuluar synimet e tyre, dhe duke ua mbyllur rrugët thirrësve të saj, derisa muslimanët të jenë të vetëdijshëm për rrugën e tyre të drejtë dhe rrugën e armiqve të tyre të devijuar.

Nëpër botën muslimane, sot, u përhapën shumë filozofi dhe ideologji, që i mashtruan shumicën nga ne me shkëlqimin e saj, dhe u shpërndan shumë parulla dhe terme, që nuk erdhën për diç tjetër, pos për shkatërrimin e Islamit dhe muslimanëve!

Nga ato ideologji, është edhe e ashtuquajtura ideologji laike, e cila depërtoi deri në shoqëritë muslimane, dhe u bë një sfidë e rrezikshme për ta luftuar. Helmi i saj filloi të përhapet nëpër mendjet dhe zemrat e bijve të umetit, edhe atë, me ngjyra dhe me parulla të ndryshme! Kjo ideologji dhe termi i saj aludojnë në ngritjen e jetës pa fe, qoftë ajo për shoqërinë apo për individin! Ky është laicizmi, i cili është shkatërruesi më i madh i teuhidit (njësimit të Allahut).

Me kalimin e kohës, u ndryshuan dhe u braktisën, disa adhurime të kota që i besonin popujt e mëhershëm, mirëpo adhurimi i shejtanit në vetvetiu nuk u ndryshua! Në vend të atyre adhurimeve të mëhershme dhe adhurimeve të idhujve të vjetër, ato u zëvendësuan me adhurimin e idhujve tjerë të ri si, nacionalizmi, laicizmi, ateizmi, etj. Dhjetëra idhuj të ri, ku me to u mashtruan dhe ranë plot viktima nga muslimanët në adhurimin e tyre!!

Me laicizëm nënkuptojmë gjykim me atë që nuk e ligjësoi Allahu nga ligjet, dhe pranimi i tij si ligj për t’u gjykuar dhe për ta marrë si sistem jete, është kufër (femohim): “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë”. Maide 44.

O ju musliman! Injoranca është e llojllojshme! Një nga llojet e saj është mohimi i Allahut dhe mohimi i ekzistimit të Tij! Ajo është injorancë e besimit dhe bindjes, si injoranca e komunistëve! Nga llojet e saj është edhe njohja e deformuar mbi ekzistimin e Allahut, dhe ajo është injoranca e pasimit dhe nënshtrimit, si injoranca e idhujtarëve, dhe çifutëve dhe krishterëve! Nga llojet e saj është edhe njohja e ekzistimit të Allahut, dhe kryerja e riteve adhuruese, mirëpo me devijime të rrezikshmen në pikëpamjen e shehadetit, se nuk i takon adhurimi me të drejtë askujt tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Kjo është sikurse injoranca e atyre që e emërtojnë vetveten e tyre muslimanë nga laikët! Ata mendojnë se janë bërë musliman, dhe e kanë fituar cilësinë e Islamit dhe të drejtat e tij, me dëshminë e tyre të shehadetit, dhe me kryerjen e riteve adhuruese, por me kuptimin e tyre të gabuar të shehadetit dhe me nënshtrimin e tyre të ligjeve që nuk janë të Allahut, po të krijesave të Tij.

Sot kemi njerëz që i thonë vetes musliman, mirëpo ata e mohojnë ekzistimin e lidhjes mes besimit dhe moralit, mes besimit dhe marrëdhënieve njerëzore, mes besimit dhe ekonomisë, etj! Ata thonë se çfarë lidhje ka Islami dhe politika dhe gjykimi? Çfarë lidhje ka Islami dhe ekonomia? Çfarë lidhje ka Islami dhe liria e individit? Madje ata pretendojnë se nëse morali ndërhyn në çështjet e ekonomisë e shkatërron atë!! Të njëjtën ia thanë banorët e Medjenit Shuajbit, alejhi selam, në atë kohë të injorancës së hershme: “Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam?!”. Hud 87.

Bota sot jeton në injorancë të thellë, mirëpo ajo prapë e pretendon diturinë, dhe njohjen, dhe civilizimin, dhe i akuzon ata që e lidhin besimin me sjelljen e njeriut në jetë dhe në marrëdhëniet ndërnjerzore! I akuzojnë me prapambeturi, dhe fanatizëm, dhe ngurtësi, dhe dikur pasi që ju harxhuan këto terme dhe fjalë, e shtuan edhe termin ekstremizëm!! A nuk e duan bash këtë ata që e ngrenë parullën “feja për Allahun dhe vatani për të gjithë” nga “laikët musliman”?!

Nga tradita e tyre, pra hipokritëve nga laikët dhe të tjerëve që i atribohen Islamit , është që mos ta paraqesin haptazi mohimin e tyre të fesë, dhe mos ta paraqesin haptazi armiqësinë e tyre ndaj fesë! Ata i përdorin armët e mashtrimit dhe dredhive për të mbijetuar në mesin e muslimanëve, dhe e presin çdo moment për t’i befasuar dhe për t’i sulmuar muslimanët! Për këtë arsye ata edhe ngrenë parulla të ndryshme laike, kinse donë t’i ndihmojnë muslimanëve dhe Islamit, a në fakt dëshirojnë ta shkatërrojnë Islamin dhe t’i dobësojnë muslimanët, edhe atë hap pas hapi, nëpërmjet medieve dhe mjeteve të mundshme, derisa ta arrijnë qëllimin e tyre!!

Laicizmi, i cili lindi dhe u rrit në prehrin e injorancës, është kufër i qartë dhe në të s’ka fare dyshimi. Mirëpo, hutia e dyshimi, ndodhin me qëllim nga vet thirrësit e laicizmit! Ata e dinë se, ideologjia e tyre nuk ka jetë dhe udhëzim në mesin e muslimanëve, përveç se me ngritjen e flamujve të rrejshëm, të cilat e fshehin realitetin e çështjes së saj dhe brendësinë e thirrjes së tyre nga muslimanët! Ata e fshehin fenë dhe besimin e tyre nga të tjerët, madje i nënçmojnë të gjithë ata që i sulmojnë dhe e shohin se u kanoset rreziku! Për këtë arsye, duhet të jemi të kujdesshëm nga ta dhe t’i paralajmërojmë të tjerët, dhe mos të biem kurban i faktit se, ata janë musliman dhe janë nga populli i jonë, dhe e flasin gjuhën tonë dhe janë nga familjet e tona.

Përcillet me një hadith nga Hudhejfe ibën Jeman, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë: “Njerëzit e pyetnin të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, rreth gjërave të mira, por unë e pyesja rreth gjërave të këqija, sepse tutesha se mos po më kaplonin. Thash: O i Dërguar i Allahut, ne ishim të humbur në injorancë dhe ligësi, pastaj Allahu e pruri këtë të mirë [Islamin]. A do të vjen ndonjë e keqe mbas kësaj të mire?

-Po -, tha ai.

– A do të ketë mirësi mbas asaj të keqeje?

– Po, por do të jetë e njollosur me të keqe.

– Si do të jetë kjo njollosje?

– Do të ketë njerëz që do t’i udhëzojnë të tjerët në rrugë të ndryshme nga e imja. Ju do të shihni në ta si të mira, ashtu edhe të këqija.

– A do të vjen ndonjë e keqe mbas asaj mirësie?

– Disa njerëz do të çohen e do të thërrasin tek portat e xhehenemit. Kushdo që i përgjigjet thirrjes së tyre, do ta hedhin në Zjarr.

– O i Dërguar i Allahut, na i përshkruaj ata.

– Ata do të jenë nga populli jonë dhe do ta flasin gjuhën tonë..”.

Ka mundësi të pyet ndokush se, si ka mundësi të jenë disa musliman thirrës për në Xhehenem?! U përgjigjemi atyre se, ata e përhapin të ligën, ata e shpërndajnë të keqen dhe devijimin, ata nëpërmjet medieve dhe revistave të ndryshme sulmojnë muslimanët dhe ritet e tyre, thirrin në laicizëm dhe në parimet e tij, i nxisin të rinjtë të shkojnë pas epsheve dhe dëfrimeve, me pretekst se kjo është përparim, kurse kapja për fe nënçmim dhe ngecje nga civilizimi, nxisin për në largim nga xhamitë apo përkufizimin e Islamit vetëm se në xhami dhe se ai nuk e ka vendin jashtë mureve të xhamisë, etj.

Allahu i Madhërishëm për ta tha: “Ne i bëmë ata udhëheqës, që thërrisnin për në zjarr, ndërsa në Ditën e Kiametit askush nuk do t’i ndihmojë. Në këtë botë Ne hodhëm mallkim mbi ta, ndërsa në Ditën e Kiametit ata do të jenë të braktisur e të shkatërruar”. Kasas 41-42.

Kjo e tëra është thirrje për në rrugë të Xhehenemit! Ata edhe pse përpiqen ditë e natë për ta sulmuar këtë fe, prapë se prapë, drita e Islamit nuk do të ndalet, sado qofshin të mëdha ato sulme. Kjo është e garantuar nga ana e Allahut: “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. Jusuf 41-42.

Përkthehu dhe përshtati: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM