- Lëmosha është një prej veprave më të çmuara dhe më të pastra, që shpreson i vdekuri besimtarë po të kthehej në dynja e të jep lëmoshë “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!”.
- Njerëzit më të bekuar në pasuritë e tyre, janë ata të cilët japin më shumë lëmoshë, në hadith është thënë: “Nuk ka lëmoshë që ka pakuar pasuri”. Apo në hadithin Kudsij: “O biri i Ademit shpenzo (jep lëmoshë), Unë shpenzoj në ty”.
- Lëmosha e dhënë me vetëdëshirë është shenjë e besimit, ndërsa lëmosha e dhënë me padëshirë është shenjë e hipokrizisë, Allahu për hipokritët thotë: “dhe nuk shpenzojnë (nga pasuria) veç se në mënyrë të urryer”.
- Lëmosha largon padrejtësinë e zullumqarit. Është vërtetuar që Nehaiu ka thënë: “(të parët) Ishin të mendimit se njeriut që i është bërë dëm, nëse jep diç si lëmoshë, largohet prej tij (dëmi)”. Pra, është një shkak i cili është anashkaluar, për të cilin ka aluduar edhe vetë Kurani.
- Lëmosha e ndihmon të shtypurin kundrejt zullumqarit, e largon vuajtjen e tij dhe pakëson ndikimin e dëmit “Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo betim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për atë! Keqbërësit nuk do të kenë askënd që t”i ndihmojë”.
- Kur i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, shihte dikë të vrerosur, i skuqej fytyra, dhe nxiste në dhënie të lëmoshës. Është vërtetuar se disa njerëz këmbëzbathur e me tesha të shqyera, erdhën tek i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ai doli, hipi në minber dhe nxiti njerëzit në dhënie të lëmoshës.
- Allahu thotë: “Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim”. Prej shkaqeve të dënimit dhe shkatërrimit të shoqërive është braktisja e lëmoshës kur është nevoja për të.
- Allahu nuk e tërheq dhuntinë e Tij ndaj robit falënderues, prej falënderimeve më të mëdha është shpenzimi (lëmosha) dhe prej veprave më madhështore, dhurimi i ushqimit në kohë të urisë, “ose me ushqyer, kur bredh uria”.
- Njeriu i cili mundohet në shpenzimin e tij, e pastaj bie në dorën e atij që ai nuk është i kënaqur me të, shpërblimin e ka të plotë. Në hadith të vërtetë përmendet që një njeri është shpërblyer për lëmoshën e tij që kishte rënë në dorën e një të pasuri, një vjedhësi dhe lavires.
- Është bërë i njohur hadithi “Shëroni të sëmurit tuaj me lëmoshë”, nuk është hadith i vërtetë, e transmeton Bejhakiu dhe të tjerë nga transmetime të dobëta. Kuptim i këtij hadithi është i vërtetë, por nuk është e vërtetë si fjalë e të dërguarit, salAllahu alejhi ve selem.
Autor: Shejh AbdulAzizi Et Tarifi
https://www.facebook.com/AbdulazizEtTarifi
Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com