27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

LËRE DYSHIMIN, QASJU TË SIGURTËS

عَنْ أَبِي مُحَمَّدٍ الْحَسَنِ بْنِ عَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ سِبْطِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَرَيْحَانَتِهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا، قَالَ: حَفِظْت مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: “دَعْ مَا يُرِيبُك إلَى مَا لَا يُرِيبُك”.

رَوَاهُ التِّرْمِذِيُّ [رقم:2520]، وَالنَّسَائِيّ [رقم:5711]، وَقَالَ التِّرْمِذِيُّ: حَدِيثٌ حَسَنٌ صَحِيحٌ.

Ebu Muhamed Hasen ibn Ali ibn Ebu Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, njëherazi nipi dhe lulja e të Dërguarit të Allahut ﷺ, thoshte:

“Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i Allahut ﷺ fjalën:

“Lëre të dyshimtën kundrejt asaj që nuk të duket e dyshimtë.”

E shënojnë Tirmidhiu [numër 2520] dhe Nesaiu [numër 5711]. Tirmidhiu thotë se ky hadith është hasen-sahih.

Dobit e Hadithit:

1) Gjërat të cilat qarkullojnë në zemër janë dy lloje:

a) ato të cilat ngjallin dyshim (urdhërohemi që të largohemi),

b) ato cilat nuk ngjallin dyshim (urdhërohemi që të kapemi për të).

Shembull: Dikush prish abdesin, pastaj falet dhe dyshon a mori abdes a jo? Përgjigjja: Lëre atë që të ngjall dyshim, në këtë rastë është abdesi, dhe ajo e cila nuk ngjall dyshim është që nuk ke abdes.

2) Feja Islame nuk dëshiron që ithtarët e saj të bien në dyshim.

3) Nëse është vesvese nuk duhet menduar aspak rreth këtyre dyshimeve, dhe shenjat e dyshimit janë kur dikush priton të mer abdes, priton të falet për shkak të dyshimëve.

4) Pejgamberit alejhi selam i është dhënë gojëtaria, mundësia që të shprehë me pak fjalë kuptime të gjëra.

Shembulli: Dikush mer abdes dhe falet, bie në dyshim a ka prishur abdesin a nuk e ka prishur abdesin.

Përgjigjja: Lëre atë që të ngjall dyshim, në këtë rastë është se a ka prishur abdesin apo nuk e ka prishur abdesin, ajo e cila nuk ka dyshim është që ke mar abdes.

HADITHI I NJËMBËDHJETË

Përgatiti: Vedat Skenderi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...