LEXOJ, MIRËPO HARROJ! ÇFARË ËSHTË ZGJIDHJA?

LEXOJ, MIRËPO HARROJ! ÇFARË ËSHTË ZGJIDHJA?

0 3593

Allahu e ka krijuar njeriun që harron. Nga ky fakt emërtohet “insan” njeri, nga shkaku se shumë harron, ndërsa shkencat janë të ndryshme, dija është e ndryshme, informatat janë të shpërndara, çështjet e sheriatit janë dete, jeta është përplot me brenga, kurse forca e njeriut është e kufizuar, ndërsa njeriu më i hajrit, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Unë jam njeri si ju, harroj sikur që harroni dhe ju.”1

Kur ta kuptosh këtë gjë qartazi, e kupton se ai i cili lexon e pastaj harron diçka prej asaj që e ka lexuar, kjo nuk do të thotë se është e metë e këtij profesioni, siç edhe nuk do të thotë se kjo është rënie e personalitetit të tij. Kjo nuk do të thotë që ti humbësh shpresat në vazhdimin e nxënies së dijes së sheriatit, si dhe të mos e humbësh shpresën në arritjen e dijes. Sikur të ishte që çdo gjë e cila lexohet të mos harrohet, nuk do të kishte nevojë që dijetarët ta mësojnë dijen dhe të vazhdojnë çdo herë të rinë në studim dhe izolim në dituri, si dhe në përsëritjen e asaj që kanë lexuar.

Harresa gjatë dijes të bën që më tepër të mësosh, që nxënësi i dijes të arrijë shpërblim në izolim për diturinë e fituar. Sikur të mos harrohej çdo gjë që lexohet, nuk do të ishte nxënia e dijes adhurim që zë vend të lartë në jetën e njeriut. Kjo është prej mëshirës së Allahut që nxënësi i dijes të afrohet tek Allahu me përsëritjen e asaj që e ka lexuar, që të mos harrohet, andaj me këtë adhurim të vlefshëm arin ngritje në ahiret. Prandaj kur të lexosh diçka dhe e harron, mos u mërzit për atë që të ka humbur dhe e ke harruar, ngase dija është depozitë kurse ti gjatë mësimit të saj je në adhurim.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

1 Mutefekun-alejhi.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589