Njerëzimi ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme shoqërore politike. Në çdo formë të jetesës, njërëzit kanë jetuar në formë kolëktive si numër të vogël, poashtu edhe më numër të madh. Në fillim Allahu e ka krijuar Ademin @, e pastaj prej Ademit (prej brinjës së tij, krijou çiftin e tij Havanë, e pastaj prej atyre dyve ka shprëndarë njerëz nëpër këtë botë.
Allahu I Madhëruar ka thënë:
“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra …“ En-Nisa, 1
Kohë pas kohe janë shumuar njerëzit dhe janë formuar fiset dhe popujt.
Allahu I Madhëruar ka thënë:
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, … “ El-Huxhurat, 13
Qëllimi i kësaj mënyre të zhvillimit të njerëzve është:
“… që të njiheni ndërmjet vete,… “
Te njerëzit dallojmë raca të ndryshme, gjuhë të ndryshme, zakone të ndryshme, forma të jetesës të ndryshme etj.
Diçka që mund të jetë e mirë te një popull, është jo e mirë te populli tjetër, ajo që është e lejuar te një popull, mund të jetë e ndaluar te populli tjetër; ajo që është traditë te një popull, është e pa pranuar te një popull tjetër; ka shprehje të shprëndara te disa popuj, derisa te popuj tjerë ato shkaktojnë iritim.
Ardhja e islamit ka sjellur parime dhe rregulla për të vlerësuar gjërat me vlerësim të vërtetë duke ia dhënë hakun secilës gjë siç e meriton. Ata që e kanë kuptuar këtë e kanë pranuar islamin si një peshore të saktë dhe precize në këtë çështje. Megjithate shumë popuj nuk e kanë pranuar këtë duke u justifikuar se islami i kufizon dhe nuk i lë të lirë. Ata duan të jenë të lirë në lëvizjet e tyre, në veprimet e tyre në të shprehurit e tyre, pa marrë parasyshë se ajo “liri” e tyre u pengon tjerëve.
Njerëzit e urtë në lidhje me këtë, kanë dhënë një shembull për ata që kanë intelekt dhe dëshirojnë të marrin mësim. Kanë thënë: Në qoftëse në një vend e sheh një tabelë ku shkruan: MOS E KALO KËTË VIJJË SE VENDI ËSHTË I MINUAR, ti do ti falenderosh ata që e kanë shkruar këtë tabelë si paralajmërim që mos të biesh në atë rrezik dhe të dëmtohesh. Do të thuash se dikush kujdeset për ty dhe ta do të mirën, e nuk dëshiron të pësosh në gjëndje të padëshiruar. Po mos të ishte tabela, do të kishte mundësi të hynim në atë teren dhe pasojat do të ishin të tmerrshme.
E njëta gjë është me jetën tonë në këtë botë. Zoti i gjithsëisë, Zoti i kësaj bote, Ai i di rreziqet që na kanosen neve dhe andaj ka dërguar pejgamberë paralajmërues, u ka zbritur atyre libra dhe me to na tregojnë neve se çfarë është e dobishme për ne dhe çfarë është e dëmshme. Kjo i ngjan tabelës dhe atij që e ka shkruar atë paralajmërim në atë tabelë. Njeriu i mençur nuk do të thoshte kur ta sheh atë tabelë që paralajmëron se vendi është I minuar, e të thotë: uën jam i lirë, pse ky na kufizon lëvizjet tona? Ne do të ecim kah të dëshrijmë.
I mënçuri e falenderon shkruesin e asaj tabele dhe tregohet mirënohës ndaj tij. Poashtu ne duhet ta falenderojme Zotin I Cili ka zbritur libra nga qielli si paralajmërim mos të shkelim kufijtë e Allahut sikur që nuk duhet të shkelim në vendin ku është i minuar.
Prej këtu, ai që dëshiron të kuptojë, nuk e promovon “shprehjen e lirë” e cila shkakton problem dhe destabilizime në shoqëri, por duhet të promovojë vlerat e intelektit njerëzor duke respektuar të tjerët dhe duke reflektuar moral të mirë.
I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem na ka mësuar neve se ta gëzosh tjetrin është nga veprat më të vlefshme. Ka thënë: “Nga veprat më të vlefshme është të fusësh gëzim te vëllau yt besimtar … “ Tra. Ebu Nuajmi në Hiljetu-eulija 6/ 348
Ali Shabani
20. 04. 2025