LIRIA NJERËZORE SYNIM I PEJGAMBERISË

LIRIA NJERËZORE SYNIM I PEJGAMBERISË

0 2237

Së pari: Lirimi i popujve nga adhurimi i njeriut:

Allahu i Madhëruar për synimin e pejgamberisë Së Musait thotë shkurtimisht me fjalët e tij, alejhi selam: “Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra Beni Israilët të vijnë me mua!”Araf, 105. Po ashtu, Allahu në mënyrë urdhërore, thotë për Musain dhe Harunin, alejhima selam : “Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi Beni Israilët të vijnë me ne” Taha, 47.

Pra, liroi ata nga robërimi e nënshtrimi, ngase Beni Israilët janë robër të Allahut Një, dhe se njeriu nuk i shërben dy zotërinjve, e as që i adhuron dy zota, e kush është rob i Allahut, nuk mund të jetë rob i ndokujt tjetër pos Tij. Kur Faraoni nga epshi i tij i shtynte Beni Israilët ta adhuronin atë, Musa alejhi selam i deklaroi atij se Zoti i botëve është Allahu. Kjo deklaratë është e vërteta që e ndalon ligjshmërinë të cilën e aprovon Faraoni për robërimin e Beni Israilëve.  Deklarata që Allahu është Zoti i vetëm për gjithë botët, është deklaratë e lirisë njerëzore.

Lirimi i njeriut nga nënshtrimi, respekti dhe adhurimi i ndokujt tjetër pos Allahut.

Lirimi i tij nga ligjet e njeriut, nga dëshirat dhe nga pasimi i gjykimit të tij.

Që të realizohet liria e plotë patjetër duhet që liria të jetë me njerëz inteligjentë e të drejtë, sikurse tha Musai alejhi selam “me mua”. Përcaktimi i tij “me mua”, ngase qëllimi i nxjerrjes së tyre nga qyteti të jenë me të dërguarin e tyre, t’i udhëzojë ata e t’i rregullon çështjet e tyre. Parashtrohet pyetja: Përse Musai, aljehi selam, u përkufizua në  kërkimin e lirimit të Beni Israilëve?

Ibën Ashuri thotë: Përkufizimi i tij gjatë kërkesës për lirimin e Beni Israilëve, tregon që Musai është dërguar  t’i shpëtojë bëni Israilët  dhe të formojë një umet autonom, në mënyrë që të përhap sheriatin që u bën dobi atyre dhe që do ta mbajë pavarësinë dhe sundimin e tyre.

Këtë që e tha Musai, alejhi selam, na tregon që udhëheqësit e kryengritjes  të jenë të pjekur e të drejtë, të aftë të organizojnë çështjet e njerëzve me çka u realizon atyre lumturi në këtë botë e në ahiret, dhe se udhëheqësit e kryengritjes nuk mund të formojnë umet kryengritës ndryshe, vetëm se pas  lirimit nga robërimi i tyre.

Po ashtu parashtrohet pyetja: Musai, aljehi selam, a i liroi Beni Israilët nga robërimi i Faraonit?

Përgjigjja është se po, është realizuar. Argument për këtë është ajeti Kuranor : “ju mundësoi të jeni sundues”  Maide, 20. Thuhet që me fjalën sundues është për qëllim se; i bëri sundues të vetes pasi që ishin robër të Faraonit, Sudij, rahimehulah, ka thënë: “U bëri të lirë të posedoni veten tuaj pasi që ishit  në duart e koptëve, në pozitën e atyre që japin tatim, dhe se nuk ju mund askush.”

Së dyti: Njëshmëria (teuhidi) është rruga e përsosur për liri:

Liri e plotë është adhurimi i plotë ndaj Allahut, askujt tjetër pos Tij, këtë e shpreh Kurani për zotërimin e gruas së Imranit, Allahu thotë: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertet Ti je Ai që dëgjon e di”! Ali Imran, 35. Pra sinqerisht i ndarë për adhurim, dhe për shërbimin e xhamisë së Kudsit. Ai është i lirë prej çdo detyre , shirku, e nga çdo meritë  ndaj ndokujt tjetër pos Allahut.

Shihet se njëshmëria është rruga e përsosur për liri, nuk mund që njeriu të jetë i lirë duke marrë diç si fe pos fesë së Allahut në veten e tij apo gjatë jetës së tij, apo në ndonjë gjendje vlera, zakone, ligje që e  bëjnë të lirë këtë jetë. Nuk ka liri kur në zemër të njeriut ka varësi, shpresë apo adhurim ndaj dikujt tjetër pos Allahut, kur në jetën e tij ka fe, vlera, baraspesha të mara nga ndokush tjetër pos Allahut. Në atë kohë që erdh Islami me njëshmëri, erdhi edhe rruga e vetme për liri në botën e njerëzimit.

Solli në shqip: Shpend Zeneli

Vijon: Disa dëshmi Kuranore për  lirinë njerëzore. Rregulla të Lirisë.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 593