23.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

LODHJA E SHPIRTIT

Shejh Muhamed Husejn Jakupi, Allahu e ruajt, thotë: Nga njerëzit ka asi lloji që vjen dhe thotë: Ndjehem tepër i lodhur.

Kur e pyet se pse, ku qëndron problemi?!

Përgjigjet: Nuk e di, më është ngushtuar shpirti.

E pyet se cila është arsyeja?!

Përgjigjet: Nuk e di, prekem shumë shpejt. Shpirti më është ngushtuar dhe më duket se ngulfatem.

E pyet: A ke nevojë për të holla?!

Përgjigjet: Jo, pasha Allahun jo. Nuk e di se për çka bëhet fjalë, nuk janë në pyetje të hollat!

E pyet: Mos ke ndonjë problem me gruan tënde?!

Përgjigjet: Jo, përkundrazi. Ndjehemi shumë të lumtur mes veti.

E pyet: Mos të janë sprovuar fëmijët me diçka?!

Përgjigjet: Jo pasha Allahun. Ata janë shëndoshë e mirë.

E pyet: Mos ke ndonjë problem në punë?!

Përgjigjet: Jo, çdo gjë është në rregull.

E pyet: Mirë, atëherë kjo e tëra nga vjen?!

Përgjigjet: Nuk e di! Nuk e di! Nuk e di! Ndjehem i lodhur, shumë i lodhur!!

– Kjo lodhje, është lodhje e shpirtit. Ajo nga e cila ankohet ky njeri, nuk është trupi i tij, po ajo është shpirti i tij.  Për këtë arsye i gjen pasuesit e epsheve dhe mëkatarët në vuajtje dhe dhembje. Nga gjynahet u shtohen pikat e zeza në zemër, e me atë u shtohet edhe pikëllimi, e nga pikëllimi u shtohet edhe dhembja, e nga dhembja u shtohet edhe shtrëngimi.

Shpirti nga brenda i bërtet, është i uritur dhe i etur, mirëpo nuk di se çka të bën. Për këtë arsye ai hulumton gjëra materiale, në ushqim dhe në pije, në veshje dhe në qeshje, mirëpo të qeshurit e tij del vetëm se nga goja, e jo nga zemra e tij.

Shpirti ka nevojë për ilaç i cili buron nga vendi prej nga ka ardhur vet shpirti, dhe kjo: ” … është çështje që i përket vetëm Zotit tim …”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Do  të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim …”. Isra 85.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...