LUM AI QË ËSHTË I ZËNË ME TË METAT E VETA

LUM AI QË ËSHTË I ZËNË ME TË METAT E VETA

0 1512

HADITHI:

Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Pema e xhenetit (lum) qoftë për atë që e preokupojnë të metat e tija nga të metat e njerëzve.”[1]

KOMENTI:

“Tuba” është një pemë e xhenetit, e cila do jetë e atij që të metat e tija do ta preokupojnë nga të metat e njerëzve, i shikon të metat e tija që ato t’i përmirëson, e llogarit veten, e nuk merret me të metat e njerëzve e t’i neglizhin të vetat, pra për atë i cili merret me të metat e tija personale dhe i braktis ato të njerëzve, këtij i takon ky premtim fisnik dhe atij i takon “Tuba”, që është një pemë në xhenet, nën hijen e së cilës kalorësi ecë për njëqind vjetë, siç është transmetuar në hadith e Ebu Said el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se një njeri pyeti të dërguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të: “Çështë “Tuba”? Ai iu përgjigj: “Është një pemë e xhenetit ndër të cilën ecën njëqind vite, teshat e xhenetlive dalin prej kupës së luleve të saja.”[2]

Disa kanë thënë: “Tuba” është xheneti.

Ky hadith flet për vlerën e një njeriu që merret me të metat e tija dhe ato i përmirëson, nuk merret me të metat e njerëzve, e që vlen një përçmim i atij që merret me të metat e të tjerëve duke lënë të vetat.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I NJËZET E SHTATË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Bezari në (Musned-in e tij, 12/348). Ibn Adij në (el Kemil, 8/365). Bejhakiu në (el Xhamiu li Shuabul Iman, 15/ 97) Shejh Albani e vlerësoi të dobët në librin e tij (Vargu i haditheve të dobëta, 9/299).

[2] E shënon ibn Hibani në (Sahih-un e tij, me numër 7413) Shejh Albani në librin e tij (Talikat el Hasan ala Sahih ibn Hiban, 10/401) thotë se hadithi është i mirë mbështetur në transmetime tjera.

GJITHASHTU NË ALBISLAM