I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shpeshherë kërkonte mbrojtjen e Allahut, siç ishte traditë e tij, do përmendim prej tyre një sëri sprovash të theksuara në disa prej lutjeve të tija:
O Allah unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga:
1) Paaftësia, 2) Dembelia, 3) Frika, 4) Kopracia, 5) Pleqëria , 6) Zemërngurtësia, 7) Shkujdesi, 8) Mospërmbushja e përgjegjësive familjare, 9) Nënçmimi, 10) Gjendja e keqe.
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde nga:
11) Varfëria, 12) Kufri – mosbesimi, 13) Shikru, 14) Mëkatet, 15) Përçarja, 16) Hipokrizia, 17) Dëshira për famë, 18) Syefaqësia.
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde nga:
19) Shurdhësia, 20) Verbëria, 21) Cmenduria, 22) Lebroza e flokëve, 23) Lebroza e lëkurësm 24) E nga çdo sëmundje e keqe.
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde nga:
25) Rëndimi i borxhit 26) Shtypja e njerëzve.
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde nga:
27) Humbja e dhuntive Tua, 28) Ndryshimi i mirëqenies, 29) Dënimi i befasishëm, 30) Gjithë hidhërimi Jot.
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde:
31) Të mos devijoj, 32) E as dikush tjetër të mos më çojë në devijim, 33) Të mos rreshqas në mëkat me fajin tim apo me nxitje prej tjeterkujt, 34) Të mos i bëj zullum ndonjërit, e as që të më bëhet zullum, 35) Mosdija 36) Sjellja injorante ndaj meje.
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde prej:
37) Cytjeve të shejtanëve.
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde prej:
38) Dënimit të varrit, 39) Dënimi i zjarrit, 40) Sprova e Jetës dhe e vdekjes, 41) Fitneja e Dexhallit,
O Allah kërkoj mbrojtjen Tënde nga:
42) Dituria që s’ka dobi, 43) Zemra e cila nuk frikësohet, 44) Shpirti i pangopshëm, 45) Lutja që nuk i përgjigjesh.