Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë së xhindëve dhe padrejtësisë së krijesave
Transmetuar nga Imam Ahmedi (15461) dhe Ibn Ebi Shejbe (23601) nga Ebu Taja, i cili tha: “Një burrë e pyeti Abdurrahman ibn Hanbeshin: Çfarë bëri i Dërguari i Zotit, paqeja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur djajtë komplotuan kundër tij? Ai tha: Djajtë erdhën te i Dërguari i Zotit, paqeja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nga luginat dhe zbritën mbi të nga malet, dhe midis tyre ishte një shejtan me një pishtar zjarri duke dashur ta digjte me të të Dërguarin e Allahut.” I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: Erdhi Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed, thuaj.” Ai tha: “Çfarë duhet të them?” Ai tha: “Thuaj: Kërkoj strehim tek Allahu me fjalët e përsosura të Tij të cilat as i devotshmi as i ligu nuk mund t’i tejkalonë, nga e keqja e asaj që Ai krijoi, nga e keqja e xhinëve, njerzëve dhe nga e keqja e kafshëve, dhe nga e keqja e asaj që zbret nga qielli, dhe nga e keqja e asaj që ngjitet në të, dhe nga e keqja e asaj që Ai krijoi në tokë, dhe nga e keqja e asaj që del prej saj, dhe nga e keqja e sprovave të natës dhe të ditës, dhe nga e keqja e çdo vizitori, përveç atij vizitori që vjen me të mirë, o më i Mëshirshmi.”
Dhe kur i Dërguari i Allahut e bëri këtë lutje, zjarri i djajve u shua dhe Zoti i Plotfuqishëmi i mposhti ata.
Dijetari Albani e ka vërtetuar në librin etij “Silsileh sahiha” (840).
( أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللهِ التَّامَّاتِ الَّتِي لَا يُجَاوِزُهُنَّ بَرٌّ، وَلَا فَاجِرٌ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ، وَذَرَأَ وَبَرَأَ ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَنْزِلُ مِنَ السَّمَاءِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَعْرُجُ فِيهَا، وَمِنْ شَرِّ مَا ذَرَأَ فِي الْأَرْضِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَخْرُجُ مِنْهَا، وَمِنْ شَرِّ فِتَنِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ، وَمِنْ شَرِّ كُلِّ طَارِقٍ إِلَّا طَارِقًا يَطْرُقُ بِخَيْرٍ يَا رَحْمَنُ ).
Përshtati Hoxhë Ismail Asllani
20/04/2025