Magjia një botë e zezë!
Ndikime misterioze që realizoi magjia, bëri që një pjesë e njerëzve të kategorive të ndryshme, të pretendojnë se këto nuk janë reale, por janë, vetëm përralla dhe legjenda që zën vend në mesin e popujve të prapambetur dhe primitiv. Por në fakt, magjia është po e aq e gjallë, aq sa, është i gjallë edhe vetë Islami. Madje, këtë të vërtetë, nuk e mohuan asnjë nga fetë qiellore, ndërkaq Feja Islame këtë fenomen e konsideroj si një nga problemet më të mëdhaja njerëzore, e cila arrijn aty, ku syri dhe mendja e njeriut akoma nuk ka arritur gjer më sot.
Magjia është çështje mjaft e vjetër, atë e kanë njohur civilizimet e mëhershme dhe e kanë kaluar popuj të ndryshëm, saqë, çdo Profet që e ka dërguar Allahu i Lartmadhërishëm tek populli i tij, ata e kanë akuzuar atë si magjistarë, sihirbazë dhe fallxhorë!
“Kështu, Ne, nuk iu erdhi atyre të cilët ishin përpara tyre, ndonjë Profet, e që ata nuk i thanë Magjistarë apo i çmendur!” (Edharijatë 36)
Magjistarët kanë qenë dhe janë një kancer shumë i rrezikshëm për shoqërit e ndryshme të këtij nënqielli. Ata tërë elanin dhe energjin e tyre, natën dhe ditën, e konsumojnë dhe e shkrijnë, vetëm e vetëm, për të prishur rendin në Tokën e All-llahut të Lartësuar, pasi ajo, është rregulluar dhe përsosur. Prandaj, asnjëherë të mos pritet asnjë llojë mirësie dhe shprese nga shpirtërat e këtillë, edhe nëse ata pretendojn dhe premtojnë pafundësisht.
Magjistari, për ca letra që quhen para, është trup e shpirt, në shërbim të djallit, të dreqit dhe mbretërive të xhinëve, i adhuron ata si zota, iu bën sexhde dhe iu thurr lavde, iu nënshtrohet me plotë zemër, duke marrë Kuranin e Madhnueshëm, dhe duke e hedhur në banjo – Allahu na ruajttë – duke shkruar ajete dhe dua profetike nën thembër, me qëllim që t’i shkelë ato dhe t‘i poshtërojë, duke shkruar ajete të Kuranit me gjakun e menstruacioneve, duke dalë në xhami në safin e parë i palarë dhe xhunub, duke vajtur nëpër shtëpi publike, nëpër vende ku ka muzikë dhe ku bëhen vepra të pista e të ndyra, duke fjetur nëpër varreza, e duke u paraqitur sa më i ndyrë, në mënyrë që, të jetë sa më afër zotit të tij – shejtanit të mallkuarë!
Luftojnë Zotin dhe robërit e Tij;
Për t’i shkatërruar gjer në pafundësi;
Të mjerët ato, s’e dinë se çfarë i pret;
Në ditën e kthimit te Zoti i vërtetë!
Magjistari së pari urren All-llahun e Madhëruar, ngase All-llahu ka urdhëruar që njerëzit të bashkohen, ka urdhëruar për martesë dhe ka bërë që bashkëshortët të gjejnë prehje tek njëri-tjetri. Ndërkohë që, sihirbazi vepron të kundërtën, ai kundërshton Krijuesin e tij, Zotin e tij, All-llahun e Lartësuar. Dëshiron që t’i ndajë, dëshiron që të fus grindje dhe përçarje në mesin e njerëzve. Është dëshmi për këtë fjala e Pejgamberit a.s. ku thotë:
“Vërtetë shejtani i ka humbur shpresat se do të adhurohet përsëri nga falësit në Gadishullin Arab, por do të mund t’i ngatërrojë ata dhe të ndërpresë marrëdhëniet mes tyre!” 1
Ç’thotë Kur’ani për magjinë, a ekziston ajo, apo, jo?
1. “…nuk mohoi Sulejmani por djajtë mohuan (nuk besuan), duke u mësuar njerëzve magjinë…” [El-Bekare, 102)
2. “…me atë që shkaktonte ndarjen e burrit nga bashkëshortja e tij, por ata nuk mund të dëmtonin ndokënd përveçse me Vullnetin dhe Lejen e Allahut” (El-Bekare 102)
Ky ajet, na qartëson se, magjia ka aq forcë dhe ndikim të madh, ku madje, arrin që ta ndajë edhe burrin nga gruaja e tij, e kjo saherë ka ndodhur?!!
Allahu na ruajttë nga e keqja dhe sundimi i saj!
3. “Dhe ata mësuan atë gjë që i dëmtonte dhe nuk u sillte përfitim. E në të vërtetë ata e dinin se blerësit e saj (të magjisë) nuk do të kishin aspak pjesë nga Bota e Pastajme. Dhe vërtetë, sa e keqe ishte ajo për të cilën ata shitën veten e tyre, veç sikur ta dinin!” [El-Bekare, 102]
4. “Kur i hodhën ata shkopinjtë, Musai iu tha: “Çfarë keni ardhur me këtë magji, Allahu vërtetë se do ta shkatërroj atë!” (Junus 81)
5. “… dhe nuk ka sukses magjistari kudoqoftë!” (Taha 69)
6. “… dhe magjistarët ranë në sexhde!” (120)
7. “Tha Faraoni: “Më sillni të gjithë magjistarët e ditur!”
Ndërsa hadithet e vërteta Profetike ç’thonë?
1. Transmeton Buhariu dhe Muslimi dhe të tjerë, hadithin e Ebu Hurejres r.a. ku i Dërguari i Allahut thotë: “Largohuni nga shtatë mëkate shkatërruese Politeizmi, – magjia – , vrasja e njeriut me pa të drejtë, ngrënia e kamatës, ngrënia e mallit të jetimit, ikja nga beteja e luftës, he shpifja për amoralitet ndaj besimtareve” 2
2. Nga Ebu Hurejreja r.a. transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush shkon tek një fallxhorë apo magjistarë, dhe i beson atij në atë që i thotë, vetëmse ka mohuar atë që i është zbritur Muhammedit!” 3
3. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja r.a. ka thënë:“Profetit alejhis-selam iu bë magji, aq sa i fanitej se kish bërë diçka, ndërkohë që ai (ishte koshient se) nuk e bënte atë. Aq sa një ditë u lut dhe u lut gjatë dhe paskësaj tha: 4
-“A e di [o Aishe] se Allahu më tregoi në lidhje me faktin se ku gjendet shërimi im. Më erdhën dy burra [dy engjëj në pamje burrash]: njëri prej tyre u ul tek koka ime dhe tjetri tek këmbët. Njëri prej tyre i tha tjetrit:
– “Nga cila dhimbje ankohet ky burri” – e pyeti?
– “Ka magji” – i tha ai!
– “Kush i ka bërë magji” – e pyeti?
-“Lebidu ibn el Easam” – i tha!
– “Në se” – e pyeti përsëri?
– “Në krehër me flokë (të tij) të mbështjellur me gjeth palme mashkull” – i tha!
– Ku gjendet ajo – e pyeti?
– “Në pusin Dheruan [që ishte në kopshtin e një hebrei].” – i tha!
Profeti a.s. shkoi atje [i shoqëruar nga disa shokë të tij], pastaj erdhi dhe kur u kthye i tha Aishes: “Hurmat e saj ishin si koka shejtanësh”.
[Aishja tha:] I thashë: E nxorre [magjinë nga publik]?
“Jo, më shëroi Allahu dhe kisha frikë se e tillë gjë [nxjerrja nga pusi në publik] do të ndikonte keq tek njerëzit”. Pas kësaj pusi u sheshua” – më tha Profeti alejhis-selam.
4. “Kush lidh nyje, dhe pastaj fryn në to, ka bërë magji, e kush bën magji, ka bërë shirk, dhe kush varë diçka, i mbështetet asaj!” 5
5. “Nuk është nga ne, kush bën fall dhe kërkohet t’i bëhet fall, të bëj magji dhe të kërkohet t’i bëhet magji!” 6
Meqë pamë së bashku, se çfarë zbriti Allahu i Madhërishëm në Kuran për ekzistimin dhe ndikimin e magjisë, poashtu, Profeti i Tij, Muhammedi alejhis-selam, i cili, nuk foli nga hamendja e tij, na bën të themi se, nuk guxon që besimtari ta mohojë ndikimin dhe ekzistimin e tij, pasiqë, ai drejpërsëdrejti, ka mohuar tekstet Hyjnore dhe ato profetike!
Fushat ku ndikon magjia
Magjia, natyrisht, me lejen e Allahut, ndikon në shumë fusha të jetës së njeriut. Edhe aty ku atij nuk ia kap mendja.
Do t’i përmendi shumicën nga to:
· Në mendje. Arrin, njeriu që të çmendet nga magjia.
· Në jetën bashkëshortore. Ku, rezulton me ndarje apo probleme tejet të mëdhaja në mesin e bashkëshortëve.
· Në vdekjen e njeriut. Magjia, ka mundësi që edhe ta mbyt njeriun.
· Në punën, biznesin e njeriut. Shkatërron pasurinë dhe derdhë mallin.
· Në shëndet. Kthehet nga i shëndoshë, në të sëmurë, nga njeri që sheh, në të verbër, nga njeri që ec, në të paralizuar, nga njeri që flet, në memec, nga njeri i shëndoshë seksualisht në impotent, nga njeri jo-steril në steril etj.. Kurse, për të gjitha këto, analizat, të gjitha dalin shumë në rregull, apo në raste të tjera, nuk njihet origjina e sëmundjes dhe shkaku. Po pra, pasiqë, sëmundja e magjisë, është sëmundje tej-organike, tej-fizike, me rrënjë shpirtërore, por që reflekton në atë fizike.
· Në shkollë. Studenti apo studenteja braktisin mësimet, biejnë në provime, dobësohen në memorie, fillojnë që të kenë urrejtje dhe neveri ndaj shkollës, i djegin librat etj..
· Në mos martesë. Magjia, ndikon edhe në pengimin e martesës. Edhepse, kërkesat ofrohen, të gjitha janë OK, por në fund, ato për hiçmosgjë, prishen dhe nuk realizohen.
· Magjia, ka fuqi që ta shkatërrojë njeriun edhe moralisht, ta nxisë për zina, aq sa, e bën atë amoralin më të madh në Tokë. Pasiqë, ajo, pra magjia, është ndërlidhje në mes shejtanëve, dhe ata, i japin presion të madh instiktit seksual, saqë njeriu nuk se di ku të gjejë ngushëllim për këtë – pos kë e mëshiroj Zoti!
· Magjia ndikon në nxjerrjen, dështimin e fëmijëve, para kohe, abort fatal. Njëri pas tjetrit.
· Magjia ndikon në moslindje. Absolutisht!
· Magjia ndikon në ndërprerje të ciklit menstrual. Për këtë habiten edhe mjekët!
· Magjia ndikon në çrregullimin e instiktit seksual, nga animi kah gjinia e kundërt, e detyron instiktin të anojë e të kthehet kah sexi – gjinia e njëjtë!
· Magjia ndikon dhe e detyron njeriun në vetëvrasje!
· Magjia ndikon në humbjen e gjërave nëpër shtëpi. Si para, tesha, veturë, ar, argjend etj..
· Magjia ka mundësin t’ia fus flakën shtëpisë, të fus grindje dhe fesade të mëdha, saqë, e sjellë situatën gjer në vrasje.. vret vëllau vëllanë, babai birin dhe anasjelltas, e kjo, për gjëra palidhje dhe shummmë të thjeshta.
· Magjia ndikon në humbjen e fetarisë, nga besimtarë i devotshëm kthehet në një armik i fesë, nga një vajzë me mbulesë dhe plotë devotshmëri, kthehet në një rrugaçe. Duhet rezistencë!
Shtojcë: Shumë njerëz pyesin “A mundet magjia – sihri ta bëjë këtë? Po këtë, po këtë”? Themi, magjia, ka mundësi gjithçka të bëj, ka mundësi, po edhe, shiun ta ndalojë të mos bjerë në kopshtin apo arrën tënde, pra, xhinët, i lëshojnë çadrat e tyre, dhe shiu bie në arrën e fqiut, kurse, në arrën tënde nuk bie! Bazuar në ajetin Kuranor ku Allahu thotë: “Dhe ata mësuan atë gjë (magjin) që i dëmtonte dhe nuk u sillte dobi!” [El-Bekare, 102]
Simptomet e prekjes nga magji
Për ta bërë të qartë, se kush vuanë nga magjia, e kush ka, tjetër problem, le t’i lexojmë simptomat e mëposhtme. Në mënyrë që, të mos shkohet, tek kuruesit me Kuran nëse nuk prezenton ajo, edhepse fallxhorët dhe magjistarët, lexuesit e filxhaneve, rilindin, kur dikujt i thonë: “Të paska bërë magji filani dhe filani, apo, personi i parë që do të hyjë nesër në shtëpin tënde, ai është njeriu, që ta ka bërë atë” Po edhe dua ti përmendi për diç tjetër, se në disa raste, ato ngatërrohen me simptomat e mësyshit apo të çrregullimit të ankthit, dhe, të mos i thuhet çdokujt: “Ti je me magji!”
1. Dhimbje të vazhdueshme të kokës. Barnat për qetësim, nuk ndihmojnë, dhimbja pushon vetëm atëherë, kur xhini, i lidhuri me atë magji, të pushoj ngacmimin.
2. Dhimbje të vazhdueshme të luthit, ka mundësi, në periudha të shkurtëra të pushojë dhimbja, por shumicën e kohës dhembë.
3. Humbje e vetëdijës gjatë leximit apo dëgjimit të Kuranit.
4. Dridhje, piskama, të qajtura, vjellje, fryerje të barkut dhe gjoksit, gjatë dëgjimit të Kuranit. Këto, kanë mundësi t’i ndodhin edhe jashta dëgjimit të Kuranit apo jashtë rukjes.
5. Mos ngopja me frymëmarrje.
6. Shikimi në ëndërr shpesh, gjarpërinjë duke e kafshuar, qen e mace duke e gërrithur, e duke iu vërsulur, magjistarë duke e lidhur.etj..
7. Nuk i rrihet në shëpi, i pengon shtëpia.
8. Njeriu i sëmurë me magji ka frikë nga Kurani, namazi, hoxhallarët e njerëzit fetarë.
9. E kërkon shumë muzikën, ndenjën natën. (por kjo shenjë të aneksohet kur të shoqërohet me ato që i përmenda më lartë).
10. I shfaqen dhimbje fizike, pa shkak, dhe ilaçet nuk i ndihmojnë.
Shtojcë: Dua të potencojë edhe diç, mjaftë me rëndësi, që, nëse tek një person janë mbledhur të gjitha këto simptome, nuk dua të them drejt, se ai, qindpërqind, është me magji, dhe se duhet t’i ndjekë kurat profetike, por, le ta provojë vetën, le të dëgjojë Kuran, le t’i bëj lutjet profetike, le të forcohet në fe, apo edhe të paktën, kurues me Kuran, ka elhamduliLah plotë, le ta ftojë ndonjërin prej tyre, le ta shohë njëherë, le t’ia bëjë një kontrrollë atij dhe familjes së tij, nëse vetë nuk mundet që atë – lexim Kurani dhe lutjesh – ta bëjë.
Si të shpëtosh nga magjia, si të shërohesh prej saj?
· Fillimisht, nëse e ke kuptuar se je me magji, kjo është rruga e shërimit. E nëse akoma s’e ke kuptuar këtë, atëherë ky është një problem shtesë. Pra ta njohësh problemin, ta njeh problemin kuruesi, se vërtetë tek ti apo familja jote prezenton magjia, e jo mësyshi, apo ndonjë problem i natyrës psikologjike.
· Dëgjimi i kaptinës El-Bekare, ose me kufje ose me zë mesatarë, nga dy, tri apo sa herë të mundet gjatë ditës.
· Leximi i kaptinës el-Bekare mbi vajin e ullirit si dhe fryerja mbi të, pastaj, pirja prej tij esëll nga një lugë të gjellës, për çdo ditë, dhe lyerja trupin me të nga 3-4 apo saherë të mundet gjatë ditës. Trupi të lyhet, pa përjashtim. Kjo do ti sjellë shumë efekt!
· Të falet namazi rregullisht, me plotë zemër dhe koncentrim.
· Bërja e lutjes së rregullt në namazin e natës, që Allahu ta shkatërroj magjinë, qoftë vetëm e brendshme, qoftë vetëm e jashtme, apo qofshin të dyja.
· Kontrrollimi i teshave. Mmm, thuajse, kjo është më kryesorja.. kurrë, pos nëse do Allahu, nuk pastrohet i sëmuri me magji, pa dalur magjia nga shtëpia. Ajo mund të jetë nëpër tesha e spërkatur, mund të jetë në dhe e varrosur, mund të jetë nëpër shtëpi e fshehur me diç, me thonjë, flokë, letra etj… patjetër duhet që këto të dalin. Këtu po e tregojë një metodë mjaftë efikase – inshAllah. Lexuesi apo vetë i sëmuri të bëj këtë lutje të mëposhtme
O Allah! Shkatërroje magjinë, që është e fshehur në shtëpi, nëpër tesha, nëpër oborr, nëpër dhoma etj… në të shuuumtën e rasteve këtu fshihen, e rrallë, vëndohen nëpër detëra, male, varreza, lumenj. Dhe, gjatë leximit të kësaj duaje, aty ku vërtetë gjindet magjia, i sëmuri do të fillojë të ketë ngushti gjatë përsëritjes së asaj fjale. Besoj se është e qartë!
Dhe, kur të ndjen ngushti ta zëmë tek përsëritja e duasë së – magjisë në tesha – atëherë i nxjerrë të gjitha teshat, dhe fillon një nga një ti mbanë në duarë, ajo që do ti pengoj, ajo është që ka sihër. Menjëherë ajo jep efekt, i zihet fryma, e kaplon dhimbja e madhe e kokës, ndien ngushti të madhe, dhe kështu vazhdon, të gjitha ato që do t’i pengojnë i veçon, e pastaj i merr, i fut në një kovë të madhe me ujë të mbushur me ujë të fryrë me Kuran dhe i mbanë aty 24 orë. Pastaj, i prek përsëri, nëse ndonjëra apo të gjitha përsëri i pengojnë, atëherë i merr dhe i djegë. E këtu, inshAllah do t’i jep fund sihrit dhe vuajtjes!
· E përmenda metodën e duave, ku ajo sjellë mrekulli, tani po e përmendi sërish duanë, por të përgjithshme. P.sh. O Allah! Shkatërroje magjin – sihrin që është i fshehur nëpër shtëpi, nëpër tesha, nëpër dhoma, në oborr, në veturë brenda, nëpër male, nëpër detëra, nëpër varreza… dhe aty ku të shfaqet efekti, dije se, aty ka sihër.. magjia dhe vendi i saj, mund ti shfaqet edhe në ëndërr, hulumto, hulumto dhe fito!
· Kontakti me një kurues, përfitim nga përvoja, këshillat dhe dituria e tij. Kjo duhet të jetë e pashmangshme!
· Ikja nga magjistarët, fallxhorët dhe xhinxhitë, ashtu sikurqë ik nga luani!
Shtojcë:
Ata që në këtë fakt nuk besojnë;
E të sëmurët me shtirje i akuzojnë;
Le të presin ditën kur ata vetë do të sprovohen;
E nga mjeku te hoxha të nisin të ankohen!
Këtë të vërtetë e pohon Kurani bindshmërisht;
Po edhe analizat e pastra pashmangshmërisht;
E pohon shkenca dhe psikiatria;
Sëmundje e shekullit nga i cili vuanë njerëzia!
Kur kjo sëmundje ty të të godet;
Me thikën e lutjes ti këtë e pret;
Jo, magjistarët nuk të fitojnë dot;
Se ti Allahun e ke mik edhe Zot!
Nga pafuqia armiqët diç për të të bërë;
Nëpërmjet magjisë tentojnë për të të zhbërë;
Kënaqen e lumturohen teksa ti shohin lotët;
Se ata nuk ia kanë frikën Atij që krijoi botët!
Në këtë shkrim nuk u zgjerova shumë, zgjodha gjërat më interesante dhe dobiprurëse, për të gjithë ata që kanë interesim të dinë mbi këtë të vërtetë. I lutem Allahut të na mbrojë nga e keqja e magjistarëve dhe nga e keqja e atyre që nisen tek këta kriminel të paguajnë për të dëmtuar njerëzit e mirë të kësaj bote, për shkak se ZILIA, ua djegë zemrat, për të mirat që Allahu u ka dhuruar robërve të Tij.
Shkruajti:
Agron Islami
Deri në shkrimin e rradhës mbi misteret e mësyshit dhe hasedit, esselamu alejkum!
Burimi: albislam.com