MARDHËNIET INTIME GJATË DITËS SË RAMAZANIT DHE OBLIGUESHMËRIA E SHPAGIMIT PËR ATË DITË
” Juve u lejohet që gjatë netëve të agjërimit t’i afroheni bashkëshorteve tuaja. Ato janë petku i juaj, e ju jeni petku i tyne. Allahu e di mirë se ju nuk mund të duroheni, e keni tradhëtuar veten, e Allahu u ka pranuar pendimin tuaj dhe u ka falur gabimin. Prandaj, u lejohet kontakti me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini deri në mëngjes (deri në imsak) deri sa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësonie agjërimin deri në muzg, (deri në perëndim të diellit). Mos ju afrohuni atyre gjatë kohës, kur gjeneni në itikafë në xhami! Këta janë kufijt e Allahut; pra mos ju afrohuni atyre! Kështu pra, Allahu ua shpjegon njerëzve dispozitat e veta, që të ruhen e të mos bëjnë punë të ndaluara.” (El Bekare: 187).
Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- në muajin e Ramazanit dhe i tha: O i Dërguari i Allahut unë jam shkatërruar. I Dërguari i Allahut e pyeti: “Çfarë të ka shkatërruar?” Tha: Kam bërë marrëdhënie intime me gruan time në Ramazan duke qenë agjërueshëm.” I Dërguari i All-llahut i tha: “A ke mundësi që t’i agjërosh dy muaj radhazi?” Tha: “Jo.” I tha: “A ke mundësi t’ i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: “Jo.” Atëherë u ul i Dërguari i All-llahut dhe i dhuruan një enë me hurma. Pejgamberi ia dha atij enën me hurma dhe i tha: ” Dhuroje këtë sadaka.” Njeriu i tha: “A ka në mes dy kodrave (të Medines) familje më të nevojshme dhe më të varfër se familja ime?” I Dërguari i All-llahut,- salallahu alejhi ue selem!,- qeshi sa që iu dukën dhëmballët dhe tha: “Shko dhe ushqeje familjen tënde me këto hurma.”
(Shënuan: Muslimi: 1111, Buhariu: 1936, Tirmidhiu: 724, Ebu Davudi: 2390,2392 dhe Ibn Maxhe: 1271).
AUTOR: MUHAMED AHMED EL ADEUI
NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI
Burimi: albislam.com