27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

MARGARITARË NGA MEDITIMI I KURANIT

Ibn Dhuffer el-Mekki tha: Më kanë informuar se Ebu Jezid el-Bistami kur mësoi përmendësh:
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمُزَّمِّلُ○قُمِ ٱلَّيۡلَ إِلَّا قَلِيلٗا
O ti i mbështjellë!
Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
[El-Muzzemmil,1-2]

Ai i tha babait të tij: O baba, kush është ky që Zoti i drejtohet?
Ai tha: O biri im, është Pejgamberi saAllahu alejhi ue selem.
: O baba, përse nuk vepron siç e ka bërë Muhamedi salAllahu alejhi ue selem?
: O biri im, namazi i natës i ishte bërë obligim vetëm atij dhe jo gjithë umetit.
Ai heshti, më vonë kur e mësoi fjalën e të Plotfuqishmit:

إِنَّ رَبَّكَ يَعۡلَمُ أَنَّكَ تَقُومُ أَدۡنَىٰ مِن ثُلُثَيِ ٱلَّيۡلِ وَنِصۡفَهُۥ وَثُلُثَهُۥ وَطَآئِفَةٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ مَعَكَۚ
Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj.
[El-Muzzemmil:20]

Tha: O baba, dëgjova se një grup njerëzish luteshin natën, pra kush janë ky grup?
: O biri im, këta janë shokët e pejgamberit, Zoti qoftë i kënaqur me të gjithë.
: Baba, cila është e mira në lënien e asaj që veproj i Dërguari dhe shokët e tij?
Ai tha: Ke thënë të vërtetën o biri im, që nga atëherë babai i tij u ngrit natën, morri abdes dhe u fal.

Ebu Jezidi u zgjua një natë, dhe pa babain tek falej, i thotë: O baba, më mëson si ta pastroj veten dhe të falem me ty?
: O biri im, shko fle në gjumë, ende je i ri.
: O baba, ditën kur njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre, unë i them Zotit tim:
Unë i thashë babait tim: Si të pastrohem dhe të falem me ty, ai më tha: shko pusho, ti je i ri. Të pelqen kjo?
Babai tha: Jo, për Zotin biri im .. nuk e dua këtë, më pas e mësoi, kështu që ai falej me të.
(أنباء نجباء الأبناء ص ۱۰۰ – ۱۰۱ – ابن ظفر المكي)

Nga arabishtja:
MajlindaRexhepi

https://t.me/MajlindaRexhepi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...