Disa lutje pēr tu mbrojtur nga sprovat dhe sëmundjet e ndryshme.
I Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) thotë:
“Kush thotë në mbrëmje: BismilAhil-ledhi la jeduruhu mea ismihi shejun fil erdi we la Fis-sema wehuves-Semiul Alijm tre herë nuk e godet sprova e papritur deri në mëngjes.
: بسم الله الذي لا يضر مع اسمه شيء في الأرض ولا في السماء وهو السميع العليم
Dhe kush thotë në mëngjesë këtë lutje nuk e godet sprova e papritur deri në mbrëmje.
Që don të thotë:
Me emrin e All-llahut pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjuesi dhe di çdo send.
Shënon imam Ahmedi Albani thot se eshte i vertetë.
I Dërguari i Allahut lutej me këtë lutje:
“Allahumme inii eudhu bike min zewali nimetike we tehawuli afijetike we fuxhaeti nikmetike we xhemia sahatike.”
: اللهم إني أعوذ بك من زوال نعمتك وتحول عافيتك وفجاءة نقمتك وجميع سخطك
Që don të thotë: “O Allah kërkoj mbrojtje prej teje që mos të më largohen dhuntitë që mi ke dhuruar. Dhe shëndetin mos ma shëndro në sëmundje, më mbro nga dënimi i befasueshëm, dhe më mbroj nga i tërë hidhërimi Yt.”
Shënon Imam Muslimi
Lusim Allahun e madhërishëm të na mbrojë prej të gjitha sëmundjeve dhe viruseve ngjitëse. Amin
Përshtati Hoxhë Ismail Asllani