1. Abdurrahman Ibn Axhlan, ka thënë; Një natë qëndrova në shtëpi tek Rebia Ibn Hajthem, u zgjua natën të falte namaz dhe kur arriti tek fjala e Allahut; “A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi ti tyre!” (El Xhathije; 21).
E kaloi tërë natën duke lexuar këtë ajet dhe qante shumë duke përsëritur ajetin, nuk mundi ta kaloj këtë ajet derisa erdhi koha e namazit të sabahut e lexoi.
Tefsir el Kurtubij; 16/166
2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon Allahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon.” (Fatir; 10).
Kush i nënshtrohet Allahut, i tilli do të shpërblehet për nënshtrimin e tij ndaj Tij dhe krenaria i takon atij po aq sa ju ka nënshtruar Allahut. E kush i mëkaton Allahut, ai veçse e ka armiqësuar Atë si shkak i kryerjes së mëkatit. Të tillit i takon nënçmimi dhe përbuzja varësishtë sesa i madh dhe i shëmtuar ka qenë mëkati.
Ibn Kajimi, rahimehullah El Xhevab el Kafij; fq.180
3. Mëkati sjell poshtërim dhe nënçmim të pashmangshëm. Ngase krenaria e vërtetë arrihet vetëm përmes adhurimit të Allahut dhe nënshtrimit e përuljes ndaj Tij. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë) e tërë krenaria i takon Allahut (pra le të kërkojë prej Tij).” (Fatir; 10).
Pra, kush dëshiron krenarinë e vërtetë, le ta kërkoj atë tek adhurimi i Allahut, ngase nuk mund ta gjej diku tjetër përpos se tek Allahu.
Ibn Kajimi, rahimehullah El Xhevab el Kafij; fq.59
4. Vlera e sinqeritetit me Allahun! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Luftoni me një luftë të denjë për hir të Allahut.” (El Haxh; 78)
Me të vërtetë ka njerëz që llogariten se kanë luftuar në rrugën e Allahut me një luftë të denjë për hir të Allahut edhe pse të tillët as që kanë pas kontakt me shpatë (nuk kanê goditur askë me armë).
Hasan el Basriu, rahimehullah Ed durrul Menthur; 6/78
5. Shkaqet të cilat shpiejnë në meditimin e Kuranit Famëlartë;
1. Prezenca e zemres gjatë leximit të tij.
2. Zbukurimi i syrit me lotë ( të lotuarit nga frika e Allahut).
3. Shtimi i frikë-respektit (ndaj Allahut).
4. Të bërit sexhde me qëllim madhërimi për Allahun.
5. Shtimi i Imanit, gjithnjë duke ndjerë kënaqësi dhe shpresë në shpërblimin e Allahut.
6. Rënqethja e zemres nga frika ndaj Allahut.
Kush realizon njëren nga këto shkaqe që u cekën më lartë apo më shumë nga to, i tilli ka arritur gradën e atyre që e meditojnë Kuranin , ndërsa kush nuk arrinë të e realizoj asnjërin prej këtyre shkaqeve, për të tillim e lusim sinqerishtë nga thellësia e zemrës Allahun që mos ta privoj nga kënaqësia e meditimit të Kuranit Famëlartë.
Dr. Esma bint Rashid Er-ruvejshid.
Nga arabishtja; Suad Shabani