19.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

KËSHILLA MOTRËS MUSLIMANE NË RAMAZAN

Gjërat që i ndihmojnë gruas muslimane t’i shpeshtoj adhurimet në Ramazan, janë:

  1. Frika ndaj Allahut, xhele ue ala dhe bindja e paluhatshme se Allahu xhele ue ala, i dinë fjalët, veprat dhe qëllimet tona, dhe se Allahu do të na shpërblej për to. Nëse gruaja muslimane e ngulit këtë në zemrën e saj, atëherë e tilla do të shpejtojë në kryerjen e adhurimeve, largimin nga mëkatet dhe pendimin tek Allahu.
  2. Shpeshtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kur’anit, ngase këto dyja e qetësojnë zemrën.

Allahu i Madhëruar, thotë; “Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen – e, me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen!” (Err Rra’d; 28 ).

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur të përmendet Allahu, vërgëllojnë (nga frika dhe përulja), e kur t’u lexohen argumentet e Tij, iu shtohet thellimi në besim dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten.” (El Enfal; 2 )

  1. Largimi nga gjërat të cilat e ngurtësojnë zemrën, siç janë; Kryerja e mëkateve, shoqëria e keqe, ngrënia e haramit, përtacia ndaj përmendjes së Allahut dhe shikimi i gjërave të pavlera, telenovelave, etj.
  2. Qëndrimi i motrës muslimane në shtëpinë e saj dhe mosdalja e shpeshtë nga shtëpia, përpos për gjëra të patjetërsueshme.
  3. Fjetja natën, ngase një gjë e tillë e ndihmon dhe forcon atë të zgjohet dhe të fal namaz vullnetarë në çastet para syfyrit, dhe ta paksojë gjumin ditën, në mënyrë që t’i falë namazet në kohën e tyre.
  4. Muslimania duhet ta ruaj gjuhën e saj nga përgojimi, bartja e fjalëve, gënjeshtra, fyerja. Gjuha e saj duhet të jetë vazhdimisht e angazhuar me përmendjen e Allahut.

Shejh Dr. Salih el Feuzan

Nga arabishtja : Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...