MEDITIME KURANORE – 118

MEDITIME KURANORE – 118

0 921

1. Kur u lavdëronte Firaoni para popullit të tij, duke thënë; “Ndërsa, faraoni thirri popullin e vet e tha: “O popull imi, a nuk është i imi pushteti i Egjiptit (i Misirit) dhe i këtyre lumenjve që rrjedhin nën pallatin tim, a nuk po shihni?” (Zuhruf: 51).

U dënua nga ana e Allahut me atë që ai u mburr dhe u lavdërua para popullit të tij, pra u fundos në deti.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i dhuron vetën femra atij që do; e i dhuron vetëm meshkuj atij që do.” (Shura; 49).

Dhurata prej Allahut në këtë porosi Kuranore filloi me femrën. Kjo është privilegj për femrën. Pra, asaj i takon të krenohet me këtë përparësi dhe me këtë privilegj që ia dhuroi Allahu. Me pas fëmijë femër duhet falënderuar Allahu, ngase Allahu e quajti dhuratë fëmijën femër. Muslimani duhet të gëzohet nëse Allahu i dhuron fëmijë femër e jo të hidhërohet dhe të ndjej keqardhje ashtu siç veprojnë disa njerëz kur marin lajmin se presin fëmijë femër (vajz) apo ka lindur femër.

Dr. Uvejid el Atavij

3. Si arrihet kënaqësia e vërtetë! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).” (Ta’ha; 130).

Rrugët të cilat shpiejnë drejtë kënaqësisë së vërtetë janë dy; 1. Sabri (durimi) i mirë dhe 2. Dhikri(përmendja e Allahut) i shumtë.

Dr. Muhamed el Kahtani

4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Ai (Musai) tha: “Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”. (Ta’ha; 97).

Ky ajet është bazë në lidhje me kundërshtimin e ithtarëve të bidatit dhe ithtarëve të mëkatit si dhe distancimin e tyre dhe mosshoqërimin me ta.

Tefsirul Kurtubij; 11/241.

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar.” (Ta’ha; 64).

Sihribazët (magjistarët) e kuptuan rëndësinë e të qenurit tê bashkuar në mes vete(të një fjale dhe të një zëri) dhe ashtu vepruan dolën të bashkuar. Ata që duan(thirrësit Islam) përmisimin e njerëzve janë më të thirrur për bashkim e jo të përçarë në mes vete.

Dr. Muhamed el Mutajrij

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573