7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 130

1. Lexo fillimin e sures el Mu’minun duke e medituar atë! E sheh se cilat janë cilësitë e besimtarëve të shpëtuar.

Dy cilësitë kryesore janë; 1. Përsosja e veprave të mira dhe 2. Vazhdimësia e kryerjes së tyre. Këto dy gjëra janë drita e suksesit dhe shpëtimit. Frikërespekti dhe përulja në namaz aludon se e ke përsosur kryerjen e veprës, kurse ruajtja e të gjitha namazeve (falja e tyre) nuk arrihet përveq se duke i falur ato vazhdimishtë dhe në kohën e tyre.

Dr. Muhamed el Kahtani

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; لَنْ يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَٰكِنْ يَنَالُهُ التَّقْوَىٰ مِنْكُمْ

Te Allahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja(devotshmëria) e juaj.” (Haxh; 37).

Nëse adhurimet nuk kryhen me sinqeritet dhe devotshmëri është e njejt sikurse trupi i cili nuk ka shpirtë.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, rahimehullah, në tefsirin e tij; fq.583

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; ذَٰلِكَ وَمَنْ يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإِنَّهَا مِنْ تَقْوَى الْقُلُوبِ

Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (Haxh; 32).

E ceku devotshmërinë e zemrave, ngase vendi kryesor i devotshmërisë është në zemër. Mu për këtë arsye tha edhe i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem! , në hadithin e vërtetë; “Devotshmëria është këtu (e tha tre herë këtë fjalë) duke bërë me shenjë tek zemra e tij.”

Kurtubiu, rahimehullah, në tefsirin e tij; 12/56

4. Vërehet shumë qartë se në ajetet e haxhit i kushtohet më shumë vëmendje dhe rëndësi veprave (adhurimeve) të zemrave, gjë që dallon haxhin nga shtyllat e tjera të Islamit, dmth haxhit veçohet më shumë në këtë aspekt. Medito rreth fjalës së Allahut; لَنْ يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَٰكِنْ يَنَالُهُ التَّقْوَىٰ مِنْكُمْ

Te Allahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arin bindja(devotshmëria) e juaj.” (Haxh; 37).

Andaj, kushtoj kujdes të veqant zemrës tënde gjatë kryerjes së haxhit!

Shejh Dr. Nasir el Umer

5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَبَشِّرِ الْمُخْبِتِينَ. الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَالصَّابِرِينَ عَلَىٰ مَا أَصَابَهُمْ وَالْمُقِيمِي الصَّلَاةِ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنْفِقُونَ

E përgëzo të dëgjueshmit. Të cilët, kur përmendet Allahu, u dridhen zemrat e tyre, të cilët janë të durueshëm ndaj asaj që i godet, të cilët rregullisht e falin namazin dhe të cilët japin për qëllime të dobishme nga ajo me çka furnizuam Ne.” (Haxh; 34-35).

I ceku Allahu, xhele ue ala, disa cilësi të të dëgjueshmëve ndaj Tij; 1. E ceku dridhjen e zemrave kur e përmendin Allahun, pra e përmendin me frikë, dashuri dhe nënshtrim të plotë ndaj Tij. 2. Tregohen të durushëm ndaj asaj që i godet (ndaj sprovave dhe caktimeve të Allahut). 3. E falin në namazin në mënyrë të përsosur, duke i plotësuar shtyllat dhe kushtet e brendshme dhe të jashtme. 4. Dhe janë bamirës ndaj robërve të Allahut, duke i dhuruar atyre ndihma materiale nga ajo që i furnizoi Allahu.

Ibn Kajimi, rahimehullah Shifaul Alil: 1/106 Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...