1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَقَالَ قَرِينُهُ هَٰذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ
“E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: “Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati.” (Kàf: 23).
Nuk ka dyshim se çdo njeri ka shoqërues, prej melaikeve dhe xhinëve dhe se ata nuk largohen nga shoqërimi i tij. Transmeton Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë; “Nuk ka asnjë prej jush e që veçse ju ka caktuar një shoqërues prej xhinëve.” (Muslimi; 2814).
Njashtu, saktësohet për melaiket që e shoqërojnë njeriun(meleku që shënon veprat e mira dhe meleku që shënon veprat e këqija, etj). Andaj, çdo vepër të mirë që e vepron njeriu është këshillë dhe nxitje nga melaiket dhe çdo vepër të keqe që vepron robi i Allahut është prej cytjeve dhe nxitjes së shejtanit.
Shejh Salih Ali Shejh
2. Prej vlerave të Kuranit është edhe se Kurani është thirrës për në besim, ashtu siç tregon edhe Allahu; رَبَّنَا إِنَّنَا سَمِعْنَا مُنَادِيًا يُنَادِي لِلْإِيمَانِ أَنْ آمِنُوا بِرَبِّكُمْ فَآمَنَّا
“Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam!” (Ali Imran; 193).
Muhamed Ibn Ka’b, rahimehullah, ka thënë; “Jo çdo njeri e ka dëgjuar pejgamberin, salallahu alejhi ue selem! , dhe thirrjen e tij për besim, mirëpo një thirrje të tillë e bën edhe Kurani.”
Tefsir et Taberi; 7/480
3. Ajo çka shohim dhe dëgjojmë nga krishterët dhe të tjerët (idhujtarët në përgjithësi) duke e ofenduar të dashurin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem, dhe duke shpifur për personalitetin e tij të ndershëm.
Për një gjë të tillë na ka lajmëruar Allahu, xhele ue ala, në librin e tij Famëlartë; وَلَتَسْمَعُنَّ مِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا أَذًى كَثِيرًا ۚ
“Do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve.” (Ali Imran; 186).
E pastaj Allahu na tregoi se rrugëdaljen nga këto gjëra e kemi në këtë mënryrë;
وَإِنْ تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ ذَٰلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ
“Në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.” (Ali Imran; 186).
Nëse tregohemi të durushëm, nuk i kalojmë kufijtë e Allahut (largohemi nga mëkatet) dhe i frikësohemi Allahut ashtu siç kërkon Ai, nuk ka dyshim se suksesi dhe fitorja është e jona.
Shejh Dr. Muhamed el Hudajri
4. U pyet një motër e cila u udhëzua në Islam se cili ajet Kuranorë i ka lënë mbresa pas udhëzimit të saj në Islam. Ajo tha, fjala e Allahut; هُمْ دَرَجَاتٌ عِنْدَ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ
“Ata kanë dallim te Allahu, e Allahu she shumë mirë ata që veprojnë.” (Ali Imran; 163).
E lus Allahun të na forcoj neve dhe atë në Islam.
Shejh Uthejmini, rahimehullah
Nga arabishtja; Suad Shabani