17.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 134

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَشَاوِرْهُمْ فِي الْأَمْرِ “E konsultohu me ta në të gjitha çështjet.” (Ali Imran; 159).

Allahu , xhele ue ala, e urdhëroi të dërguarin e Tij, salallahu alejhi ue selem! , të konsultohet me shokët e tij edhe pse ai, salallahu alejhi ue selem! , ishte më i pjekuri më i dituri dhe më i zgjedhuri nga ana e Allahut në mesin e tyre. Nga kjo porosi Kuranore mësojmë se njeriu sado që arrinë largë me pjekuri dhe dituri ai prap se prap ka nevoj për ndihmën e shokëve dhe familjarëve për zgjidhjen e problemeve apo çështjeve të ndryshme përmes mendimeve të tyre.

Muhamed Hidër Husejn Esrar et Tenzil

2. Jakubi alejhi selam u sprovuan me humbjen e Jusufit alejhi selam, dhe kjo sprovë zgjati diku rreth tetëdhjetë, ju shtuan sprovat edhe më shumë por kurr nuk ndryshoi bindja e tij e mirë dhe shpresa në Allahun, Jakubi alejhi selam, tha; عَسَى اللَّهُ أَنْ يَأْتِيَنِي بِهِمْ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ “Me shpresë që Allahu do të m’i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!” (Jusuf: 83).

Pra, kujdes gjatë kohës së sprovave, ngase kjo kohë tejkalohet me sabër dhe dua, mos i humb shpresat kurrë në Allahun, sado qoftë që zgjatë sprova. Ngase, qartësohet imani i besimtarit në kohën e sprovave.

Ibn Xheuzi, rahimehullah Sajdul Hatir; fq.552

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; يَا بَنِيَّ اذْهَبُوا فَتَحَسَّسُوا مِنْ يُوسُفَ وَأَخِيهِ وَلَا تَيْأَسُوا مِنْ رَوْحِ اللَّهِ ۖ إِنَّهُ لَا يَيْأَسُ مِنْ رَوْحِ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ “(Jakubi u tha të bijëve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahit, pse vetëm populli jobesimtarë e humb shpresën në Allahun.” (Jusuf: 87).

Edhe pse shumë brenga dhe sprova përjetoi Jakubi, alejhi selam, megjithatë asnjëherë nuk u dëshpërua, gjithnjë kishte mendim të mirë për Allahun, xhele ue ala!

Salih el Megamisi

4. Mezahim Ibn Zufer, ka thënë; Një ditë na fali namazin e akshamit Sufjan eth Theuri, filloi ta lexoj suren el Fatiha derisa arriti tek fjala e Allahut; إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِين “Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!” (El Fatiha; 5).

Filloi të qaj derisa ndaloi leximin e tij, pas pak filloi prap nga fillimi i sures të lexoj. Sa herë në ditë e lexojmë suren el Fatiha gjatë namazit dhe jashta namazit, por asnjëherë nuk qajmë, tek Allahu ankohemi dhe kërkojmë ndihmë që të largoj ngurtësimi nga zemrat tona!

Hiljetul Evlija; 7/17

5. Nuk ka asgjë më të dobishme për zemrën sesa Teuhidi (njësimi i Allahut si të vetëm në adhurim) dhe ihlasi (sinqeriteti) në fenë e Allahut. Nuk ka asgjë më të dëmshme për zemrën sesa shirku (ortakllëku në adhurim). Nëse e kërkon realitetin e sinqetitetit, ja ku është në suren el Fatiha; إِيَّاكَ نَعْبُدُ “Ty të adhurojmë.”

Duke ia shoqëruar realitetin e tevekulit (mbështetjen në Allahun), po të njejtin ajet të sures el Fatiha; وَإِيَّاكَ نَسْتَعِين “Dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!” Ky është kulminacioni i adhurimit që mund ta arrij dikush, nuk ka tjetër shijim të adhurimit ndryshe përpos se në këtë mënyrë.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Ez Zuhd; fq.83

Nga arabishtja; Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...