9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 141

1. Mejmun Ibn Mihran, ka thënë; ” Isha ulur tek Omer Ibn Abdulazizi dhe filloi ta lexoj suren Tekathur; أَلْهَاكُمُ التَّكَاثُرُ . حَتَّىٰ زُرْتُمُ الْمَقَابِرَ

“Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)! Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre – të vdisni).” (Tekathur; 1-2).

Pastaj filloi të qante, pas pak mu drejtua dhe më tha; O Mejmun! Nuk i shoh varret ndryshe pos si vizitor që do jemi atje! Andaj, vizitori e ka patjetër tek vendi i tij, në Xhenet ose në Xhehenem!

Err Rrikatu vel Bukau; fq.82

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; حَتَّىٰ زُرْتُمُ الْمَقَابِرَ

“Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre – të vdisni).” (Tekathur; 2).

Nëse banimi tek varrezat llogaritet vetëm thjeshtë si një vizitë edhe pse ka mundësi të qëndroj njeriu në varreza me mijëra vjet, athua vallë çfarë mund të themi për qëndrimin tonë në dunja, qëndrim i cili mund të zgjas vetëm disa vjet.

Medito: قَالُوا لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ فَاسْأَلِ الْعَادِّينَ

“Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!” (Muminun : 113).

Shejh Dr. Nasir el Umer

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ غَيْرَ بَعِيدٍ

“Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër.” (Kàf; 31).

Devotshmëria në Kuran është cekur se ndahet në tre shkallë;

1. Devotshmëria e përgjithshme, ajo është realizimi i Teuhidit (besimit) dhe largimi nga shirku (idhujtaria). Devotshmëri pa të cilën nuk mund të hyj askush në Xhenet. Pra, devotshmëri e përgjithshme për çdo kënd që meriton hyrjen në Xhenetin e Allahut.

2. Devotshmëri e cila realizohet duke u larguar nga haramet (ndalesat) e Allahut dhe duke kryer urdhërat (obligimet) e Allahut. Kjo është një shkallë më e lartë se e para. Ngase kjo e përfshinë edhe të parën por edhe më shumë se e para. Tek e para mundet me qenë njësues i Allahut, por ka mundësi lë mangu obligimet ose vepron ndalesat e Allahut. Kurse tek e dyta realizohet teuhidi dhe nenshtrimi ndaj Allahut duke realizu obligimet dhe duke u largu nga ndalesat.

3. Devotshmëria e tretë realizohet nga ata besimtarë që e madhërojnë shumë Allahun duke e përmendur Atë shpesh, i frikësohen Allahut në publik por edhe kur janë në vetmi. Ashtu siç ka ardhur në hadithë të saktë, të cilin e transmeton Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem!, ka thënë ; ورجل ذكر الله خاليا ففاضت عيناه “Dhe njeriu i cili kur e përmend Allahun në vetmi, sytë e ty lotojnë.” (Buhariu; 660 dhe Muslimi; 1031).

Kjo devotshmëri është më e veqanta, ngase përfshinë edhe dy të parat. Këtë e realizojnë vetëm të dashurit e Allahut.

Shejh Salih Ali Shejh

Nga arabishtja; Suad Shabani

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...