MEDITIME KURANORE – 145

MEDITIME KURANORE – 145

0 608

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَىٰ رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (Enfal; 2).

A jemi ne prej atyre që kur ndëgjojnë ajetet (fjalët) e Allahut na shtohet imani (besimi), apo jemi na ose shumica prej neve prej atyre që i dëgjojnë ajetet dhe dëgjimi i tyre nuk kalon as veshët e tyre dhe nuk arrinë dëgjimi në zemrat dhe mendjet e tyre!?

Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; fq.214

2. Shkopi i Musait alejhi selam u bë shkak për pranimin e Islamit nga ana e sihribazëve. Shkopi i Musait alejhi selam u bë shkak për ndarjen në dysh të detit dhe shpëtimin e Musait alejhi selam nga Firaoni dhe ushtria e tij. Këmisha e Jusufit alejhi selam u bë shkak që me u zbulu gënjeshtra e vëllezërve të tij tek babai i tij Jakubi alejhi selam. Këmisha u bë shkak që Jusufi alejhi selam doli i pastër nga shpifja që i bëri gruaja e mbretit Azizit për tentim për imoralitet për Jusufin alejhi selam. Këmisha e Jusufit alejhi selam u bë shkak që t’i kthehet shikimi (t’i largohet verbëria dhe t’i kthehet të pamurit) Jakubit alejhi selam. Andaj, mbështetu dhe kapu fortë për Allahun, ngase Ai të mjafton për çdo gjë dhe të ndihmon dhe t’i hapë rrugët kah nuk e pret.

Dr. Abdulmuhsin el Mutajrij

3. Kush kërkon bazat e udhëzimit në rrugën e drejtë, dituri të thuktë, urtësi dhe mësime të arta që do t’i mjaftojnë për sukses në dy botërat, e këshilloj t’i kthehet për lexim dhe meditim librit të Allahut, xhele ue ala dhe sunetit të resulullahut, salallahu alejhi ue selem!

Tefsir Ibn Badis: fq.61

4. Njëri prej djemve të rinjë ishte i kapur fortë pas disa veprave të këqija dhe e kishte të vështirë të largohej prej tyre, ngase edhe zemra e tij ishte e lidhur fortë pas tyre. Ai u largua nga mëkatet dhe largoi dashurinë e tij për to nga zemra derisa erdhi caktimi i Allahut që ky të lexoj dhe meditoj fjalën e Allahut , ku tha për Jusufin alejhi selam; كَذَٰلِكَ لِنَصْرِفَ عَنْهُ السُّوءَ وَالْفَحْشَاءَ ۚ إِنَّهُ مِنْ عِبَادِنَا الْمُخْلَصِينَ

“Ashtu (e bëmë të vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur(të sinqertë).” (Jusuf; 24).

Iu kthye vetës së tij dhe i tha; Po të isha i sinqertë do të më largonte Allahu edhe mua nga e keqja ashtu siç e largoi Jusufin alejhi selam dhe nuk kaloi shumë kohë e gjatë (pas pendimit), ky djali u bë njëri prej thirrësve në rrugën e Allahut.

Shejh Dr Nasir el Umer

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 598