27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

MEDITIME KURANORE – 162

1. Mos i humb shpresat! Një vëlla tregon: U martova dhe gjashtë vite nuk kisha fëmijë, nuk mbeti spital pa ia trokitur derën dhe nuk pata sukses. Mu kujtua fjala e Zekerijas alejhi selam; وَزَكَرِيَّا إِذْ نَادَىٰ رَبَّهُ رَبِّ لَا تَذَرْنِي فَرْدًا وَأَنْتَ خَيْرُ الْوَارِثِينَ

“(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: “Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)”. (Enbija; 89).

Këtë lutje fillova të përsërisja shumë shpesh, lutesha dhe bëja istigfar mëngjes e mbrëmje duke ia bashkangjitur edhe rukjen derisa Allahu më furnizoi me dy fëmijë. Falënderimi i takon Allahut.

2. Shkaqet e pranimit të lutjes! Pranimi i mëkatit dhe paraqitja e nevojës për Allahut janë nga dy shkaqet kryesore të pranimi të lutjes (duas). Medito se si i veproi këto dy gjëra Junusi alejhi selam në lutjen e tij madhore drejtuar Allahut; فَنَادَىٰ فِي الظُّلُمَاتِ أَنْ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْغَمِّ ۚ وَكَذَٰلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ

“Në errësira ai(Junusi) tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” (Enbija; 87-88).

Shejh Dr. Muhamed el Hamed

3. Mëshira e gjerë e Allahut! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; يُوصِيكُمُ اللَّهُ فِي أَوْلَادِكُمْ ۖ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ الْأُنْثَيَيْنِ

“Allahu ju urdhëron për (çështen e trashigimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra.” (Nisa; 11).

Allahu është më i mëshirshëm me krijesat e Tij sesa prindërit për fëmijët e tyre, saqë i këshilloi në Kuran prindërit për fëmijët e tyre, që nënkuptojmë se Ai është më i mëshirshëm për ta sesa prindërit e tyre. Lusim Allahun të na kaploj më Mëshirën e Tij të madhe.

Tefsir Ibn Kethir; 2/225

4. Shejtani dhe kurthet e tij! Shumë prej njerëzve kur kërkojn mbrojtjen prej Allahut nga cytjet shejtanit të mallkuar ndjenjë një frikë në veten e tyre nga shejtani në momentin e lutjes. Kjo gjendje nuk i takon aspak besimtarit, ngase shejtani nuk mund të bëj asgjë jashta caktimit dhe lejës së Allahut. Andaj, si ke frikë nga shejtani, kur Allahu, tha; إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفًا

“S’ka dyshim se intriga e është e dobët.” (Nisa; 76)

Shejh Dr. Omer el Mukbil

5. Njeriu është i dobët! Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَخُلِقَ الْإِنْسَانُ ضَعِيفًا

“Njeriu është i paaftë (për t’ju përballuar epsheve).” (Nisa; 28). Pra, njeriu është i dobët, andaj na jep udhëzim Allahu që mos të mashtrohet askush me veten e tij, sidomos në gjërat epshore, të thotë se un jam i fortë dhe durimtar. Ai i cili afrohet dhe sillet rreth dyshimeve, i tilli rrezikohet të bjen në mëkat.

Shejh Dr. Muhamed el Hamed

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...